Shkodër, Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku”

Shkodër, Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” (për video kliko mbi link)07shkoder


Arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga Policia.
Sekuestrohen 25.4 gram lëndë narkotike Heroinë.

Me datë 07.11.2017 pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D.Sh, 34 vjeç, banues në Shkodër
R.M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi të shtetasit D.Sh. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona cellular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

07shkoder2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...