Sarandë, Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim!

Sarandë, Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim! d.p.p.v

Kapet dhe ndalohet një shtetas për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”

Policia Sarandë në vijim  të punës së saj për kapjen dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin :

A.Q., 45 vjeç, banues në Zall-Her,Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtjen pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuara nga neni 88 dhe 278 të Kodit Penal.

Ngjarje e ndodhur më datë 29.08.2017 në lagjen “Nr. 1”, Sarandë, ku gjatë një konflikti ky shtetas sëbashku me disa të tjera janë konfliktuar dhe kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30