Tiranë. Konstatohen me lëndë narkotike, Dy në pranga një në kërkim.

07trTiranë. Konstatohen me lëndë narkotike, Dy në pranga një në kërkim

Më datë 06.11.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G.K., 37 vjeç, banues në Tiranë

A.Z., 24 vjeç, banues në Progradec.

Si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J. B., 25 vjeç, banues në Korçë

Në bazë të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për  parandalimin, identifikimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, është bërë e mundur identifikimi i dy shtetasve të cilët merreshin me këtë aktivitet të kundraligjshëm si dhe është shpallur në kërkim një shtetas i tretë.

Më konkretisht:

- Në Rrugën “Hoxha Tahsim”, është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin G.K., ku nga kontrolli në brendësi të automjetit është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, si dhe gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, si dhe shumat monetare 36440 Franga Zviceriane, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë.

- Në Rrugën Sami Frashëri, është ndaluar automjeti i markës “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte shtetasi J. B., dhe pasagjer A.Z., ku drejtuesi i automjetit  porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B.

Pas kontrollit fizik  të shtetasit A.Z., i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga Nenet 283/1, 242 dhe 189/1 të Kodit Penal.

07tr.jpg1

07tr.jpg2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...