Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë. Konstatohen me lëndë narkotike, Dy në pranga një në kërkim.
Më datë 06.11.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. K., 37 vjeç, banues në Tiranë A.Z., 24 vjeç, banues në Pogradec.

Si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J. B., 25 vjeç, banues në Korçë
Në bazë të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për  parandalimin, identifikimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, është bërë e mundur identifikimi i dy shtetasve të cilët merreshin me këtë aktivitet të kundraligjshëm si dhe është shpallur në kërkim një shtetas i tretë.

Më konkretisht:
Në Rrugën “Hoxha Tahsim”, është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin G. K., ku nga kontrolli në brendësi të automjetit është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, si dhe gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, si dhe shumat monetare 36440 Franga Zviceriane, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë.
Në Rrugën Sami Frashëri, është ndaluar automjeti i markës “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte shtetasi J. B., dhe pasagjer A. Z., ku drejtuesi i automjetit  porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.
Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografin e shtetasit J. B.
Pas kontrollit fizik  të shtetasit A. Z., i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga Nenet 283/1, 242 dhe 189/1 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.D, vjeç 25, banues në Tiranë, financier në një subjekt, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, duke shpërdoruar detyrën, i ka vjedhur një shumë lekësh, shtetasit N.Sh, vjeç 51, administrator i këtij subjekti. Punohet për kapjen e S.D. Neni 135 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.11.2017, rreth orës 10:30, u arrestua në flagrancë shtetasi H.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi rreth orës 07:40, tek shinat e trenit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 13:30, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi rreth orës 09:30, në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi rreth orës 13:34, në Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 16:30, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi rreth orës 13:30, në rrugën e Mullet-Tiranë, pranë një lokali, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar pasgjeri Dh.T, vjeç 51, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nent 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 19:10, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:05, në fshatin Arbanë,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 17:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi rreth orës 13:20, në rrugën “Dervish Hima”, duke drejtuar mjetin tip “Hynndai”, ka aksidentuar shtetasen A.M., vjeç 18, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit u largua në banesë. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K, vjeç 37, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi rreth orës 18:30, në lagjen nr. 13, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 06.11.2017 në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është paraqitur dhe ka bërë kallëzim  shtetësia M.S, 55 vjeçe, banuese në Librazhd pasi  në banesë, i ka shkuar shtetasi A.X, rreth  54 vjeç, banues në Cërrik, i cili pretendonte se ishte shok i ngushtë i bashkëshortit të saj,  i cili ka ndërruar jetë dy muaj më parë, duke pretenduar se ka investuar në biznesin  në minierën e Prrenjasit  dhe kërkon nga kjo e fundit që aktiviteti të vazhdojë me qëllim që ai të marrë lekët që ka investuar.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin N.S, vjeç 56, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, në subjektin tregtar në pronësi të tij, nga kontrolli i ushtruar u kap duke tregtuar pije alkoolike e freskuese, pa licencë dhe kasë fiskale. Neni 180/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për shtetasin F.E, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Tetor 2016, për shitjen e një apartamenti, i ka marrë një shumë të konsiderueshme eurosh shtetasit J.Xh, vjeç 46, banues në Vlorë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë  06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit F.P, dhe V.M e M.M (vëllezër), vjeç 59, 59, e 50, banues në Novoselë, peshkatarë, pasi dyshohet se në lagunën e Nartës, vëllezërit V.M e M.M, kryejnë aktivitetin e peshkimit pa u regjistruar në organet tatimore, të mbështetur nga F.P. Nenet 248 e 180/a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.
Ndalohet një shtetas i dënuar me 12 vite burg për veprat penale”Vrasje me dashje” dhe "Armëmbajtje pa leje".
Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të përsonave në kërkim,  si rezultat të një operacioni policor të mirëorganizuar kanë bërë të mundur  ndalimin  e shtetasit:
K.N 34 vjeç,  banues në Cakran, Fier.
K.N është kapur në ambientet e një pallati në lagjen Nr.17, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr.540 datë.10.11.2014 e ka dënuar 12 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje"dhe "Armëmbajtje pa leje",parashikuar në nenet 76 dhe  278/2 të Kodit Penal.
Shtetasi i mësipërm, më dt.06.01.2014, në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë përballë një hoteli është konfliktuar dhe ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. B.  si dhe ka plagosur shtetasit K.B. dhe R.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen K.M, vjeç 87, banuese në fshatin Rabie Memaliaj, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, nga kontrolli në një kasolle pranë banesës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 14 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.Ç, vjeç 34, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në vitin 2013, numrin e  telefonit me kontratë në një kompani celulare, e ka kaluar në emër të shtetasi P.Sh, vjeç 49, banues në fshatin Nepravishtë, duke falsifikuar dokumentet dhe duke e bërë debitor në kompaninë celulare. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.D, vjeç 30, banues në fshatin Bënçë Tepelenë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, tek ”Manastiri Dragotit”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar pasagjeri R.M, vjeç 29, banues në fshatin Bënçë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.Sh, vjeç 56, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në vitin 2008, i ka marrë një shumë lekësh dhe nuk ia ka kthyer, shtetasit  E.K. vjeç 66, banues në Shkodër. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin O.B, vjeç 19, banues në fshatin Shtoj i Ri, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 18:10, tek degëzimi i “Mëhallës Çakajve”, duke drejtuar mjetin tip “Hunday”, ka aksidentuar shtetasin A.N, vjeç 66, banues në Shkodër, që ecte me biçikletë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Sh.M, vjeç 64, banues në Kukës pasi dyshohet se ka shpërdporuar detyrën. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 06.11.2017, rreth orës 21:30, u ndalua shtetasi në kërkim, A.Q, vjeç 45, banues në Zall-Her, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 88 e 278 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit (bashkëshortët) D.Th dhe S.B, vjeç 44 e 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri - tjetrit. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.D. dhe A.D, pasi dyshohet se rreth orës 22:35, në rrugën “George Bush”, tek një lokal, kanë goditur me grusht shtetasin O.V, vjeç 24, banues në Tiranë. Punohet për saktësimin e gjeneraliteteve dhe kapjen e A.D e A.D. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 06.11.2017, rreth orës 12:00, në rrugën “Irfan Tomini”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A.P, vjeç 27, ku janë djegur disa pajisje shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri, ka rënë nga defekti i bombolës së gatimit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin gjerman, C.B, vjeç 40, banues në Tiranë, menaxher në një hotel, në rrugën e “Kavajës”, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka mbajtur laptopin (klientit) shtetasit danez, K.P, vjeç 04.03.1962, banues në Danimark, (pasi i ka dëmtuar 2 dyshek). Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 10:00, në rrugën “Besim Imami”, në banesë, (ka rënë nga ballkoni) shtetasi F.Xh, vjeç 80, i sëmurë me sklerozë, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë, për vepren penale “Kanosja“, më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.V, vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.H, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka kanosur vëllanë Sh.H, vjeç 52. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 16:30, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Sh, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:00, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, në një supermarket, u kap duke vjedhur artikuj kozmetik. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 12:00, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi rreth orës 03:05, në rrugën “Hysni Gërbolli”, u kap duke tentuar të vjedh mjetin tip “Fiat”, të shtetasit L.I, vjeç 45, banues në Tiranë. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 11:00, u arrestua në flagrancë shtetasi M.P, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi rreth orës 03:05, në rrugën “Hysni Gërbolli”, u kap duke tentuar të vjedh mjetin tip “Golf”, të shtetasit A.Ç, vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 23:00, në rrugën “Gjegj Legisi”, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin dy kabina telefonike të një kompanie private. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 bateri të kabinave dhe biçikleta, që mendohet të jetë e autorit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë shtetasi V.A. dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.J, vjeç 33 e 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin e”Zogu i I-rë”, nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike, e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen S.D, vjeç 36, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti T.K, vjeç 46, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.A, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti E.G, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 07:00, në rrugën e “Dibrës”, në ambientin e një shkolle të mesme, ka ndërruar jetë shtetasi S.Ll, 63 vjeç. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08:15, në rrugën e “Kavajës”, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F.S, vjeç 31, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal

Më datë 06.11.2017, rreth orës 18:00, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në rrugën “Lluk Kaçaj”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.K, vjeç 28, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Neni 134/2 i Kodit Penal.  

Më datë 06.11.2017, rreth orës 18:00, në rrugën “Odise Grillo”, persona të paidentifikuar, kanë dhunuar banesën e shtetasit A.N, vjeç 25. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasit V.P dhe P.O, vjeç 46 e 43, banues në Tiranë e Paskuqan, me detyrë mësuese dhe drejtor në një shkollë të mesme, pasi dyshohet se kanë bërë kallëzim për njëri - tjetrin, pas një konflikti për punën.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokiurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Gjokaj, në magazinën e dhënë me qira shtetasit italian, M.L, vjeç 47, banues në Itali, me vetëgjyqësi ka prishur kontratën noteriale. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Z, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një sasi të konsiderueshme lekësh, shtetasit A.K, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 01:30, u ndalua shtetasi Sh.F, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 05.11.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, K.F, vjeç 28, të cilës i është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.D, vjeç 44, banues në fshatin Momel, pasi dyshohet se rreth orës 14:55, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.H, vjeç 47, banues në Kavajë, pasi dyshohet se pranë banesës, ka kanosur shtetasin I.H, vjeç 73, banues në Kavajë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit A.V, R.A, A.H dhe A.H, vjeç 16, 22, 17 e 15, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 5, pranë një shkolle të mesme, kanë goditur me grusht njëri - tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Sh, vjeç 50, banues në fshatin Sukth, pasi dyshohet se në Sukth, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1, para banesës, shtetasit O.B, vjeç 26, i kanë  vjedhur mjetin  tip “BMW”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 06.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme  për shtetasen A.J, vjeç 18, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, F.H, vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare.”

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Q.F, vjeç 67, banues në Elbasan, pasi dyshohet se i ka vjedhur 450 kg ullinj, shtetases A.K, vjeç 60, banuese në Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: P.H, 47 vjeç, banues në Prrenjas-Librazhd.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal nr. 747 datë 27.09.2017 e ka dënuar këtë shtetas  me 1 muaj e 10 ditë burg, për  veprën penale:  "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a  i  Kodit Penal.  
Veprimet e mëtejshme proceduriale i ndjek Komisariati  i Policisë Librazhd.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :
Xh. G, 25 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pas, kallëzimit të bërë nga një shtetase 12-vjeçare e cila ka deklaruar se më datë 01.11.2017, shtetasi i mësipërm ka kryer me këtë të fundit, në banesën e saj veprime të turpshme. Sqarojmë se kallëzimi është bërë më datë 05.11.2017, nga kjo shtetase, pranë Komisariatit të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 06.11.2017, gjatë natës, në Bilisht, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit A.R, vjeç 44, ku kanë marrë 32 steka cigare të llojeve të ndryshme dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 06.11.2017, rreth orës 09:40, në fshatin Çerravë, në banesë, është vetëvarur, shtetasi F.M, vjeç 29. Nga veprimet e kryera nuk rezultuan shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.K, vjeç 37, banuese në Berat, pasi dyshohet se më datë 04.11.2017, bashkëshorti A.K, vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.O, vjeç 69, banuese në Berat, pasi dyshohet se djali, G.O, vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.T, vjeç 32, banues në fshatin Paftan, pasi dyshohet se  rreth orës 15:00, tek “Ura e Goricës”, ka goditur me grusht, shtetasin Sh.T, vjeç 44, banues në fshatin Kutalli. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.B, vjeç 62, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në Lapardha duke djegur mbeturina, i ka dalë zjarri nga kontrolli, duke djegur 27 rrënjë ullinj të shtetasit Sh.S, vjeç 48, banues në këtë fshat. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 04.11.2017, rreth orës 15:00, në fshatin Tapi, shtetasi Y.P, vjeç 56, banues në Tapi, në banesën e një abonenti, duke punuar aksidentalisht ka rënë nga shkallët, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarjen aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin I.Sh, vjeç 28, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, rreth orës 16:30, në një agjenci ka kanosur me thikë, punonjësin e kompanisë, shtetasin V.N, vjeç 39, banues në Fier. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Ll.P, vjeç 60, banues në  fshatin Marinëz, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 06.11.2017, rreth orës 20:50, në rrugën Fier-Patos, tek një karburant shtetasi A.M, vjeç 32, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri S.M, vjeç 31, banues në Patos, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 06.11.2017, rreth orës 12:50, në fshatin Gjonas, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi S.K, vjeç 63, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 14:45, në autostradë, tek rotondua e Savrës, në ecje është djegur mjeti tip “Peugeot”, i drejtuar nga shtetasi E.M, vjeç  30, banues në fshatin Lapardha, Berat. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike në motor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për  shtetasin Sh.Z, vjeç 46, banues në fshatin Ardenicë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në këtë fshat, ka kanosur shtetasit F.H e Sh.Z, vjeç 54 e 56, banues në Ardenicë, duke iu thyer xhamin e lokalit, me pretendimin se i kanë vjedhur disa tuba uji. Nenet 277, 150 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin L.G, vjeç 23, banues në Ndroq Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 22:20, në autostradë, tek rotondua e Çermës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët R.C dhe M.C, vjeç 17 e 14, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 06.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.A, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se bashkëshorti, H.A, vjeç 52, ka ushtruar dhunë e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 06.11.2017, rreth orës 13:20, në fshatin Greshicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur 70 e 60 rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasve H.M dhe I.Sh, vjeç 76 e 55, banues në Greshicë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.11.2017, gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, kanë hequr nga shinat e trenit dhe  vjedhur 2 thasë me bulona fiksues të shinave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, gjatë natës, në fshatin Sevaster, kanë tentuar të vjedhin shkollën e mesme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal

Vlorë
Vjedhin kabinetin informatik të shkollës industriale, arrestohen në flagrancë nga Policia
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 24 kompjuterat e vjedhur
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, më datë 06.11.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Xh.Dh, 28 vjeç, banues në Vlorë,
A.Ll, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës së datës 06.11.2017, në lagjen ''Pavarsia'', kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ''Pavarsia'', dhe kanë marrë (vjedhur) prej aty 24 kompjutera të tipit “Laptop”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kompjuterat të cilat iu gjetën të dy shtetasve të fshehura në një banesë në lagjen ''10 Korriku''.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.M, vjeç 18, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 05.11.2017,  rreth orës 00:30, në lagjen “Pavarësia”, u kap me një tabelë sinjalistike-vertikale. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.S, vjeç 61, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka futur pa leje, për të jetuar një shtetas në banesën e  shtetasi A.T, vjeç 46, gjatë kohës që ai ka qenë në Greqi. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.A, vjeç 46, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 12:45, në lagjen nr. 2, ka kanosur me fjalë, vëllanë Ç.A, vjeç 58, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.L, vjeç 71, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “ 18 Shtatori”, në verandën e banesës, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.11.2017, gjatë natës, në fshatin Manati, është dëmtuar dera e shkollës 9-vjeçare Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit B.D dhe V.G, vjeç 29 e 37, banues në fshatin Balldre, pasi dyshohet se më datë 05.11.2017, në Balldre, V.G, ka goditur me grusht B.D, kurse më datë 06.11.2017, B.D, ka kanosur me fjalë shtetasin N.G, vjeç 34, banues në Balldre. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Në vijim të informacionit që bënë fjalë për arrestimin në flagrancë të shtetasit S.R, vjeç 14, banues në Laç, më datë 06.11.2017, rreth orës 16:10, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi’. Nenet 134/1 e 323/1 të K.P.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 20:00, në fshatin Gjorm, në lokalin e shtetasit K.K, vjeç 52, banues në Laç, ka rënë zjarr ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si shkak i një shkëndije elektrike në panelin e automatëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Xh.E, vjeç 59, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 10.10.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.S, vjeç 53, banues në fshatin Guri Zi. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 06.11.2017, rreth orës 12:30, u arrestua në flagrancë shtetasi B.N, vjeç 63, banues në fshatin Qafë Mali, (ish Inspektor i Policisë Pyjore), pasi më datë 05.11.2017, rreth orës 19:30,  në banesë, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 29 fishekë model 54, 1 radio dhe 1 dorezë boksi, të cilat i mbante pa leje. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2017, rreth orës 14:45, në fshatin Qafë Mali, pranë banesës, ka vdekur shtetësia B.P, vjeç 59. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga goditjet e marra nga sulmi i një bagëtie të trashë (dem) të komshiut. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Q.K, vjeç 79, banues në fshatin Palvar, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 06.11.2017, rreth orës 15:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Xh, vjeç 28, banues në Bulqizë, pasi rreth orës 12:00, në Bulqizë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 49, banues në Prishtinë Kosovë, pasi dyshohet se rreth orës 00:30, në PKK Rinas, nga kontrolli në pasaportë, iu gjetën 2 vula italiane të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta. Neni 190 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 39, banues  në Tiranë, depërtuar nga Anglia, pasi dyshohet se më datë 14.10.2017, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 17:00, në SPK Rinas, u kap shtetasi në kërkim, L.S, vjeç 53, banues në Shkodër, i shpallur, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm". Neni 199/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.Xh, vjeç 25, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në PKK Kapshticë, në pasaportë u konstatua një vulë greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit P.S dhe E.S, vjeç 29 e 20, banues në Librazhd, pasi dyshohet se rreth orës 16:50, në PKK Kapshticë, P.S, në pasaportë iu konstatua një vulë greke e dyshuar e falsifikuar, kurse E.S, dyshohet si falsifikuesi. Punohet për kapjen e E.S. Neni 190 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.X, vjeç 23, banues në  Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 18:15, në PKK Kapshticë, iu gjet e bllokua një leje qëndrimi greke, që dyshohet  e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...