Shkodër, Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku”

Shkodër, Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku”5shkoderm

Janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë me metoda speciale të hetimit nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.P., 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve me datë 07.11.2017, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.

A.L. , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi D.Sh gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

L.P., 36 vjeçe, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin D.Sh. në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

P.K., 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve me datën 07.11.2017 , ku këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

2 Automjete

26.4 gram lëndë narkotike Heroinë

3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa

6 telefona celular.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të planit të operacionit për kapjen e personave në kërkim nga strukturat e Komisariatit Policisë Shkodër është bërë ndalimi i shtetasit:

K.Q. 30 vjeç, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal

Si dhe nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë është ndaluar shtetasi:

B.Gj. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...