Kurbin, Informacion paraprak.

Kurbin, Informacion paraprak. Drejtoria Lezhe 1

Rreth orës 07:00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kurbin, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit F.K. e cila është në ndërtim gjatë natës ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në banesën në ndërtim e sipër të shtetasit F.K , emigrant ne Itali është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht muret dhe një pjesë e soletës.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar pasi banesa është në ndërtim, si dhe larg banesave të tjera.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...