Dibër, Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim policor.

Dibër, Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim policor.  d.v.p diber

Në periudha të ndryshme kohore përndiqte një shtetase, kapet dhe ndalohet nga policia 23-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim policor :

L.L., 23 vjeç, banues në Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje)

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi më datë 30.10.2017 , në Komisariatin e Policisë Dibër, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja B.K, 20 vjeçe, banuese në Dibër, e cila ka deklaruar se është përndjekur në periudha të ndryshme kohore, nga shtetasi L.L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Përndjekje”,e parashikuar nga  neni 121/a , i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30