Lezhë, Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Lezhë, Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Drejtoria Lezhe 1

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 11 muaj e 3 ditë burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim policor:

-M.Ç, 49 vjeç, banues në Malecaj-Lezhë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, me vendim nr.86, datë 02.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 11 muaj e 3 ditë burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109/b/1-25 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1