KORÇË, Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për veprën penale: "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”

KORÇË, Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për veprën penale: "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” 08KORCE

Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

P.S, 27 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :

B.Y, 17 vjeç dhe A.M, 25 vjeç, të dy banues në Korçë.

Më datë 07.11.2017, në lagjen nr 12 në Korçë, nga shërbimet e Policisë janë kapur në flagrancë shtetasit PS. dhe A.M, të cilët ndodheshin brenda një automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të këtij të fundit, duke i shitur shtetasit B.Y, në këmbim të një sasie lekësh, disa doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm, konkretisht P.S. dhe shtetasit B.Y, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale (në total) një sasi prej :

7.4 gram bimë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 0.8 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

08KORCE.jpg1

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...