Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 08 Nëntor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 34 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

9 persona për Narkotikët

11 persona në kërkim.

1 person për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Kontrabanda”

1 person për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”

1 person për veprën penale “Shkatërrimi i Pronës”

1 person për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

2 persona për veprën penale “Falsifikimi”


Janë sekuestruar:
rreth 27 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë
disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

2 armë zjarri, 2 krehëra, 755 fishekë, 3 thika.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 57 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:

1-Tiranë. Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Tagan"

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme.

Sekuestrohen dy armë luftarake dhe municion, konkretisht:

një automatik model 56,

një pushkë model 56,

3 armë të ftohta (thika)

755 copë fishekë si dhe dy krehëra.

 

2-Shkodër, Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku”

Janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë me metoda speciale të hetimit nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

2 Automjete

26.4 gram lëndë narkotike Heroinë

3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa

6 telefona celular.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të planit të operacionit për kapjen e personave në kërkim nga strukturat e Komisariatit Policisë Shkodër dhe strukturat e Komisariatit Policisë Pukë u ndaluan 2 shtetas në kërkim.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...