Tiranë. Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Tagan"

Tiranë. Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Tagan" (për video kliko mbi link)08tr

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme.

Sekuestrohen dy armë luftarake dhe municion, konkretisht:

një automatik model 56,

një pushkë model 56,

3 armë të ftohta (thika)

755 copë fishekë si dhe dy krehëra.

Specialistet e Seksionit Kundër Trafiqeve te Paligjshme në kuadër të operacionit "Tagan" arrestuan në flagrancë shtetasin :

• E.M., 45 vjeç, në fshatin Tagan, Petrelë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte armë e municione në një rrugë të fshatit Petrelë, menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë ku gjatë kontrollit fizik, ju gjetën dhe sekuestruan një pushkë model 56, një automatik model 56, 2 krehëra fishekësh dhe 150 copë fishek model 56, për të cilat kishte qëllim kalimin në shtetin grek.

Gjithashtu nga kontrolli i banesës, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 480 copë fishek model 56, 125 copë fishek të tjerë dhe 3 thika.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe " Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar në Nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.

08tr1

08tr2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...