Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.11.2017, rreth orës 17:30, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi tek kthesa e Kazmës, gjatë kontrollit, në marketin e tij, u gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike, e dyshuar Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Tiranë,Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Tagan".
Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme.
Sekuestrohen dy armë luftarake dhe municion, konkretisht:
një automatik model 56,
një pushkë model 56,
3 armë të ftohta (thika)
755 copë fishekë si dhe dy krehëra.
Specialistet e Seksionit Kundër Trafiqeve te Paligjshme në kuadër të operacionit "Tagan" arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.M, 45 vjeç, në fshatin Tagan Petrelë.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas po transportonte armë e municone në një rrugë të fshatit Petrelë, menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë ku gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan një pushkë model 56, një automatik model 56, 2 krehëra fishekësh dhe 150 copë fishekë model 56, për të cilat kishte qëllim kalimin në shtetin grek.
Gjithashtu nga kontrolli i banesës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 480 copë fishekë model 56, 125 copë fishekë të tjerë dhe 3 thika.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit"  dhe " Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar në Nenet 278 dhe 279 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.D, E.M dhe A.M, vjeç 32, 24 dhe 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit në subjektet tregtare me administrator vëllezërit E.M., dhe A.M, është konstatuar një sasi e konsiderueshme mall importi pa faturë tatimore dhe deklarata doganore, ndërsa shtetasi A.D., ka organizuar një skemë mashtrimi me qëllim përfitimin e tvsh-së dhe të ardhurave të pa ligjshme nga këto mallra. Nenet 149/a, 144/a 180, 178 dhe 179 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 11:30, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 31, banues në fshatin Zallbastar, pasi në rrugën “Rrapo Hekali”, u kap duke drejtuar mjetin fugon me dokumente të falsifikuara. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit ka përvetësuar biznesin e shtetasit K.H, vjeç 58, banues në Tiranë, nuk ka deklaruar bilancet vjetore në Drejtorinë e Tatimeve dhe mallin që ka të mbrojtur, e shet tek një kompani tjetër. Nenet 143/2, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.H, E.T., dhe E.M, vjeç 32, 32 e 33, banues në Tiranë, me detyrë agjent shitje në një shoqëri private, pasi dyshohet se kanë përfituar të ardhura nga shitjet, duke mos i arkëtuar në llogaritë e shoqërisë. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 19:30, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Demokracia”, në banesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme cigaresh, pa pullë fiskale. Nenet 178, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.


Më datë 08.11.2017, rreth orës 01:45, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në datë 07.11.2017, rreth orës 20:37, tek kryqëzimi i Librit Universitar, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale leja e drejtimit e dyshuar e falsifikuar. Nenet 186 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07.11.2017, rreth orës 05:35, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Sh, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:12, në rrugën “Ali Shefqeti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Ç, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, në autostradën Tiranë Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhet në SQU, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Rr, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, në Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 00:30, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 25, banues në fshatin Qerek, Krujë, pasi më datë 07.11.2017, rreth orës 17:24, në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 31, banues në fshatin Pezë Helmës, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 21:10, në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren S.R, vjeç 27, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 00:40, u arrestua në flagrancë shtetasi B.G, vjeç 39, banues në Bathore, pasi më datë 07.11.2017, rreth orës 22:00, në Kamëz, në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin I.N, vjeç 28, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20:20, në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar motorin tip  “Lifan”, ka aksidentuar këmbësore F.B, vjeç 58, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin m iniciale A. D, vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 3, Durrës, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale rreth dy doza lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasi A.Ll, vjeç 38, banues në Tiranë, përfaqësues i një shoqërie shitjesh automjetesh pasi dyshohet se i ka shitur automjetin tip “Audi” shtetasit A.N, vjeç 35 , banues në Durrës, i cili rezulton i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 07.11.2017, rreth orës 08:00, shtetasi B.B, vjeç 49, banues në Durrës, pasi dyshohet se në vitin 2013, shtetasja E.M, e punësuar tek një kompani celulare, ka përpiluar një kontratë pajtimi me emrin B.B, pa qenë personalisht, duke i falsifikuar firmën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kësaj  shtetase. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasen R.Sh., 26 vjeçe banuese në fshatin Xibrakë Elbasan, pasi kjo shtetase më datë 20.09.2016 ishte ndaluar nga autoritetet angleze  në tentativë për të hyrë në Angli me kartë identiteti italiane të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Elbasan
Arrestohet në flagrancë një shtetas për “Plagosje të rëndë me dashje”
Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.B, 19 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me grushta shtetasin A.D., 27 vjeç banues në Elbasan duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Shtetasi A.D, ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Korçë
Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për veprën penale: "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”
Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
P.S, 27 vjeç, banues në Korçë.
Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
B.Y, 17 vjeç dhe A.M, 25 vjeç, të dy banues në Korçë.
Më datë 07.11.2017, në lagjen nr 12 në Korçë, nga shërbimet e Policisë janë kapur në flagrancë shtetasit P.S dhe A.M, të cilët ndodheshin brenda një automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të këtij të fundit, duke i shitur shtetasit B.Y, në këmbim të një sasie lekësh, disa doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm, konkretisht P.S., dhe shtetasit B.Y, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale (në total) një sasi prej:
7.4 gram bimë e dyshuar Cannabis Sativa dhe 0.8 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.11.2017, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: F.K, 18 vjeç, banues në fshatin Zhitom, Poliçan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen ‘’Jani Vruho’’, Berat, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8.5 gramë e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’’, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.11.2017, nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K.Sh, 25 vjeç, banues në Cakran, Fier dhe L.G, 42 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi  në  segmentin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur “Ura e Moravës”, shtetasi K.Sh duke drejtuar mjetin tip Volksëagen,  është  përplasur me mjetin Ciklomotor  pa targa, i cili drejtohej nga shtetasi L.G.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë drejtuesi i ciklomotorit i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore. Nga testi i alkoolit që u është kryer me aparatin “Drager” kanë rezultuar se të dy drejtuesit ishin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat  penale “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe  “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet 291 dhe 290  të  Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 07.11.2017, rreth orës 14:00, u ndalua shtetasi në kërkim M.S, vjeç 58, banues në fshatin Ngjeqar, Rroskovec, pasi dyshohet se Gjykata e Apelit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen U.B, vjeç 50, banues në Fier, me detyrë Përgjegjëse e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Llambi Gero”, pranë Bashkisë Fier, pasi dyshohet se më datë 06.11.2017, nga emisioni “Fiks-Fare”, u kap duke biseduar për dhënie me qira për dy ditë të një ambienti të kësaj qendre, si dhe ka dhënë me qira kundrejt shumës 250.000 lekë, njërën nga ambientet e kësaj qendre. Nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.11.2017, u materialet referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 04.11.2017, në rrugën kryesore “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasen A.Ç, vjeç 39, banuese në Vlorë, e cila ndodhet në spitalin në gjendje të rëndë. Autori i ngjarjes pasi ka shkaktuar aksidentin, ka transportuar në spital të dëmtuarën dhe është larguar. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Lezhë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 11 muaj e 3 ditë burg për veprën penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u kap dhe u ndalua  shtetasi i shpallur në kërkim policor:
M.Ç, 49 vjeç, banues në Malecaj-Lezhë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, me vendim  nr.86, datë 02.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 11 muaj e 3 ditë burg për veprën penale  “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109/b/1-25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku”
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga Policia
Sekuestrohen 25.4 gram lëndë narkotike Heroinë

Më datë 07.11.2017 pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D.Sh, 34 vjeç, banues në Shkodër
R.M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallëk”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip ‘Audi’ të shtetasit D.Sh u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip ‘Audi’, 3 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Shkodër
Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku” janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë me metoda speciale të hetimit nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A.P., 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve me datë 07.11.2017, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.
A.L. , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi D.Sh gjatë periudhës dy mujore të hetimit.
L.P., 36 vjeçe, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin D.Sh. në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.
P.K., 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve me datën 07.11.2017 , ku këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:
2 Automjete
26.4 gram lëndë narkotike Heroinë
3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa
6 telefona celularë.
Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu në kuadër të planit të operacionit për kapjen e personave në kërkim nga strukturat e Komisariatit Policisë Shkodër është bërë ndalimi i shtetasit:
K.Q. 30 vjeç, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Si dhe nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë është ndaluar shtetasi:
B.Gj. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.
Më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, u ndalua shtetasi në kërkim K.Q, vjeç 31, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Nenet 283/2 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin V.Gj, vjeç 53, banues në fshatin Juban, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, është përplasur me mjetin tip “Chysler”, me drejtues shtetasin L.B, vjeç 45, banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe, për pasojë janë dëmtuar  të dy drejtuesit e mjeteve të cilët pas ndihmës mjekësore në spital, janë larguar për në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 19:30, u arrestua në flagrancë shtetasi N.I, vjeç 53, banues në fshatin Rrashkullaj Malësi e Madhe, pasi dyshohet se rreth orës 16:30,  në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, u kap  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal. 

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datën 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për autorin, shtetasin e mitur M.Ç, vjeç 13, banues në Sauk, Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur M.I, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e shtetasit Y.T, vjeç 21, ka vjedhur një telefon. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.T., dhe B.S., vjeç 45 dhe 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë kanosur, për shkak të detyrës shtetasin R.Z, vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Zh.B, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në rrugën “Ali Shefqeti”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë  lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit, shqetëson shtetasin B.M, vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:20, në rrugën e “Fadil Rada”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Hashash. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.M, vjeç 46, banuese në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 05:00, në rrugën “Isamil Qemali”, në bashkëpunim më shërbimet e një qendre sociale, dyshohet se fëmija i saj i mitur A.M, vjeç 11, banues në Fier, është gjetur i braktisur. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.11.2017, shtetasi A.Ll, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon, se më datë 05.11.2017, i është larguar i vëllai A.Ll, vjeç 39, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 07.11.2017, në rrugën “Albanopoli”, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar, se në matësin e energjisë elektrike, njëra prej vulave të makinerisë, ishte këputur. Pas verifikimeve, rezulton se matësi është në pronësi të shtetasit P.J, vjeç 77, i cili ka ndërruar jetë, më datë 26.05.2016. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, shtetasja R.H, vjeç 20, banuese në Tiranë, kallëzon se rreth orës 10:00, tek bulevardi “Zogu i Parë”, pranë fakultetit të Shkencave, në autobus, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.M, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi F.A, vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:25, në ambientet e një shkolle të mesme, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike “Cannabis Sativa”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 12:00, në rrugën “Memo Meta”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.M, vjeç 46, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e  kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.A, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në rrugën “Siri Kodra”, ka goditur me grusht dhe sende të forta, shtetasin Ç.V, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 17:15, në QSUT, Tiranë, ka ndërruar jetë shtetasi D.B, vjeç 31, banues në Tiranë. Nga këqyrja e kufomës, rezulton se shkaku i vdekjes, ka qenë nga përdorimi i fostoksinës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.K, vjeç 27, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie private, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, tek ura e Beshirit, pranë ambienteve të kësaj shoqërie, në lumin Erzen, janë konstatuar mbetje, të cilat ndotin ajrin dhe ujin. Nenet 201 dhe 203 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin K.H, vjeç 47, banues në fshatin Banjë e Re, Elbasan, administrator i një firme , pasi dyshohet se rreth orës 08:50, firma ndërtuese e rrugës së unazës në Kavajë, gjatë kryerjes së punimeve, kishte gërmuar në një distancë të afërt me hekurudhën, gjë që paraqet rrezik. Nenet 155 dhe 248 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin K.A, vjeç 35, banues në Luz të Vogël, pasi dyshohet se në Luz të vogël, ka kanosur me fjalë, shtetasen L.T, vjeç 55, banuese në Luz të vogël. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen I.B, vjeç 25, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 17:40, në Golem, duke drejtuar metin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar biçiklistin I.K, vjeç 43, banues në fshatin Qerret, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.Q, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni  134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.11.2017, rreth orës 13:00, u  ndalua shtetasi në kërkim D.Gj, vjeç 40, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.Ç, vjeç 59, banuese në Durrës, pasi dyshohet se djali, shtetasi E.Ç, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.11.2016, rreth orës 18:30, shtetasja M.Ç, vjeç 29.05.1974, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim se, rreth orës 12:00, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza, shtetasja M.Ç, vjeç 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 12:00, shtetasja Xh.D, vjeç 38, banuese në Tiranë, administratore e një firme, kallëzon, se gjatë natës,  tek Gjiri  Lalësit, i kanë dëmtuar 340 ml, rrethimin e objektit tokë, të firmës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.M, vjeç 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në lagjen Nr. 17, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për  shtetasin A.S, vjeç 24, banues në Krujë, pasi më datë 02.11.2017, në Krujë, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.K, vjeç 32, banues në Krujë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin I.K, vjeç 69, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se djali, B.K, vjeç 39, me banim në Fushë–Krujë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.K, vjeç 32, banues në Krujë, pasi dyshohet se ndaj tij ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike shtetasi A.Xh, vjeç 24, banues në Krujë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 07.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.H, vjeç 48, banues në fshatin Burrisht, pasi dyshohet se më datë 06.11.2017, në Burrisht, në tokën e tij, u konstatua duke ndërtuar një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen A.Ll, vjeç 10, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se i ati A.Ll, vjeç 44, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike të vazhdueshme ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak.
Më datë 08.11.2017,  rreth orës 00:45 në lagjen “Sul Papri”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit K.Z, banues në Elbasan. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 07.11.2017, rreth orës 01:00, në spitalin e Kuçovës është dërguar nga familjarët, i vdekur pa shenja dhune, shtetasi A.F, vjeç 51, banues në fshatin Dragot, Belsh. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.K., 61 vjeç banues në Prrenjas, pasi në Bashkinë Prrenjas, në zyrë, për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur dhe të ketë ofenduar, shtetasin M.Z., 54 vjeç banues në fshatin Farret, Prrenjas me detyrë specialist i mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.H, vjeç 24, banues në fshatin Mashan, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në Moglicë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrçikletën tip “Lifan”, pa tragë, është përplasur me hekurat anësore të rrugës, ku si pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për nxënësin M.M, vjeç 14, banues në Korçë, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në një shkollë 9-vjeçare, ka goditur me thikë nxënësin D.D, vjeç 14, banues në Korçë, i cili, pas mjekimit në spital, ndodhet në banesë pa problem për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 9, shtetasit E.Xh, vjeç 33, banues në Korçë, i kanë vjedhur pasqyrat në mjetin tip “Audi”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen L.J, vjeç 49, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti I.J, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.D, vjeç 37, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se vëllai A.D, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 06.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.K, vjeç 40, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti J.K, vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec dhe punohen për kapjen e shtetasit L.P, vjeç 19, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr.1, ka vjedhur lokalin në pronësi të nënës A.P, vjeç 56, ku ka marrë veglat e punës.  Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 07.11.2017, shtetasi D.D, vjeç 51, banues në fshatin Velabisht, ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur një frezë dore për punë  në bujqësi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskuar kanë hyrë në  banesën e shtetasit O.B.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar  në vendngjarje ku kanë konstatuar se:
Shtetasi O.B, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.B , 55 vjeçe, kishin dëmtime të lehta në pjesën e kokës, jashtë rrezikut për jetën.
Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton  se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre. Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O.B në kokë me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta.  
Shtetasit ende të pa identifikuar kanë kontrolluar banesën ku kanë marrë dy aparate celularë janë larguar menjëherë.
Forca të shumta policie po krehin zonën.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M, vjeç 32, banues në Patos, pasi dyshohet se më datë 06.11.2017, rreth orës 20:30, në rrugën Fier-Patos, në vendin e quajtur “Transporti”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri i tij, P.L, vjeç 31, banues në Patos, pasi mori ndihmën mjekësore në spital u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 04:30, u arrestua në flagrancë shtetasi grek S.K, vjeç 56, banues në Fier, pasi rreth orës 00:15, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, rreth orës 10:00, shtetasi K.B, vjeç 55, banues në Fier, kallëzon se, më datë 04.11.2017, në banesë, djali O.B, vjeç 26, i ka vjedhur një shumë lekësh. Punohet për kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2017, rreth orës 21:30, shtetasi V.S, vjeç 58, banues në Vlorë, kallëzoi se në fshatin Levan, para lokalit të shtetasit Sh.M, vjeç 47, banues në fshatin Levan, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Nga veprimet e kryera, më datë 04.11.2017, mjeti u gjet i braktisur në lagjen “Çole”, Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.H, vjeç 16, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 04.08.2017, në lagjen “Koferenca e Pezës”, shtetasit N.M, vjeç 17, banues në Fier, i ka vjedhur një telefon, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 134/1 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 17:30, në lagjen “Koferenca e Pezës”, është gjetur i vdekur tek shkallët e pallatit nga familjarët, shtetasi M.Sh, vjeç 82, banues në Fier. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.


Komisariati i Policisë Lushnje  
Në vijim të informacionit të datës 04.11.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 07.11.2017, rreth orës 10:30, u ndalua shtetasi në kërkim J.Ç, vjeç 20, banues në fshatin Ngurëz e Vogël. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnje për shtetasin G.D, vjeç 39, banues në Lushnje, pasi dyshohet se në banesën e përbashkët ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, S.D, vjeç 67, banues në Lushnje. Neni 130/4 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 13:30, lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasi J.V, vjeç 33, banues në Lushnje, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.11.2017, u referuan materialet Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit T.V, vjeç 29, banues në Piqeras, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, në Piqeras, ka goditur me sende të forta, shtetasin E.K, vjeç 30, banues në Shkallë, Borsh. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2017, gjatë natës,  në fshatin Dhërmi, është vjedhur banesa e shtetasit V.B, vjeç 69, banues në Dhërmi, ku kanë marrë sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.J, vjeç 27, banues në fshatin Armen, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, në  Dhërmi, ka goditur me sende të forta, shtetasin G.S, vjeç 22, banues në fshatin Brataj. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Ll.D dhe punohet për kapjen e shtetasit H.B, vjeç 23 e 22, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës 03:00, Ll.D, ka ndihmuar largimin e H.B, i cili ka tentuar të vjedh një pikë inertesh, në lagjen “24 Maji”, pasi ka qenë duke u ndjekur nga pronari, shtetasi L.C, vjeç 58. Nenet 302 dhe 134 të Kodit Penal.

Më  datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.B, vjeç 41, banues në Lukovë, pasi dyshohet se në datë 03.11.2017, rreth orës 11:00, në Lukovë, ka dëmtuar mjetin tip “Tajota“, dhe kanosur shtetasin R.V, vjeç 49, banues në Lukovë. Nenet 150 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Sarandë
Policia Sarandë prej dy ditësh ka ushtruar kontrolle intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.I., i cili u largua i prangosur prej mjetit të Policisë ku ndodhej edhe i shoqëruar.
Si rezultat i këtyre kontrolleve të shumta që janë ushtruar si edhe prej negociatave të kryera me  familjarët dhe avokatin e shtetasit është  bërë i mundur vetëdorëzimi i shtetasit E.I.
Policia Sarandë po vazhdon procedurat e nevojshme dhe të mëtejshme për rastin në fjalë.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Rreth-rrotullimi tek Rrapi”, është gjetur i rrëzuar nga biçikleta, shtetasi D.L, vjeç 62, banues në Sarandë, i cili ka gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 07.11.2017, shtetasja Sh.H, vjeç 59, banuese në fshatin Dukaj, kallëzon, se  më datë  07.11.2017, gjatë natës, në kasolle, i kanë vjedhur tre bagëti të imta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit S.M, vjeç 44, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në Milot, ka vjedhur lokalin e shtetases D.K, vjeç 53, banues në Milot, Kurbin, ku ka marrë një shumë  lekësh dhe 2 karta identiteti. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për S.L, vjeç 48, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në Rrëshen, në banesë, është konstatuar nga punonjës të OSHEE-së, se matësi elektrik kishte ndërhyrje. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.D, vjeç 42, banues në Shkodër, pasi në fshatin Golem, i ka vjedhur një kazan rakie dhe një biçikletë shtetasit K.T, vjeç 49. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.D, vjeç 61, banues në fshatin Garuc, pasi dyshohet se në Garuc, ka ndërtuar shtëpi banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen L.K, vjeç 31, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëshorti P.K, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 16:00, shtetasja A.M, vjeç 57, banues në Shkodër, kallëzon, se i është vjedhur banesa, ku janë marrë disa bizhuteri floriri.  Punohet për identifikimin e kapjen autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 18:00, u arrestua shtetasi K.M, vjeç 19, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Qemal Stafa”, ka thyer me karrige xhamat e një lokali në pronësi të shtetases P.B, vjeç 52, banuese në Shkodër dhe ka goditur me grusht shtetasin S.U, vjeç 57, banues Shkodër. Nenet 150, 274 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Rr.B, vjeç 56, banues në Theth Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Fushë- Gjeçaj, Theth,  ka kryer punime ndërtimi kati i parë i banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.G, vjeç 24, banues në Theth, pasi dyshohet se në fshatin Fushë-Theth, ka kryer punime ndërtimi kati i dytë banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 07.11.2017, rreth orës 15:00, u ndalua shtetasi B.Gj, vjeç 40, banues në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Kanosja" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe  e municionit”, në bashkëpunim. Nenet 84, 278/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit V.S., dhe A.H, vjeç 30 e 37, banues në fshatin Iballe, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në një lokal në fshatin Iballë,  kanë goditur me grusht e sende të forta njëri - tjetrin. Nenet 90 dhe 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.11.2017, rreth orës 13:00, në lagjen “Gostil”, Kukës, shtetasi F.S, vjeç 43, duke ecur në rrugë, aksidentalisht ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit D.K., dhe E.Gj, vjeç 45 e 51, banues në fshatin Dovolan e Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 06.11.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Çerenec, me vetëgjyqësi, kanë kanosur e fyer, shtetasin Sh.I, vjeç 66, banues në Çerenec, Bulqizë, me pretendimin se nipi i tij shtetasi L.L, vjeç 23, ka përndjekur shtetasen B.K vjeç 20, banuese në Peshkopi. Nenet 277, 84 dhe 25 të Kodit Penal.

Dibër
Vijon puna për kapjen e personave  të shpallur në kërkim policor
Në periudha të ndryshme kohore përndiqte një shtetase, kapet dhe ndalohet nga policia 23-vjeçari.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim policor:
L.L, 23 vjeç, banues në Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje)
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi më  datë 30.10.2017 , në Komisariatin e Policisë Dibër, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja  B.K,  20 vjeçe, banuese në Dibër, e cila ka deklaruar  se është  përndjekur në periudha të ndryshme kohore, nga shtetasi L.L.
Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Përndjekja”,e parashikuar nga  neni 121/a , i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 07.11.2017, rreth orës 13:30, u deportua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtetasi K.L., i shpallur në kërkim policor nga Drejtoria e Vendore e Policisë Tiranë. Pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë shtetasi u la i lirë.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 18:30, në SPK Rinas, është transferuar dhe ekstraduar nga Italia dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shtetasi I. K. vjeç 51, banues në Elbasan, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur njohjen e vendimit penal, të Gjykatës së Apelit Firence, Itali, i dënuar me 18 vjet, burg, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, KodiPenal Italian.

Më datë 07.11.2017, rreth orës 18:30, u ekstradua nga Italia dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.A.,  vjeç 53  , banues  në Durrës, pasi dyshohet se Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Trafikim të lëndës narkotike, Kodit Penal Italian.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më  datë 07.11.2017, rreth orës 06:00, në  SPKK Hani i Hotit, u  kap shtetasi V.P, vjeç 30, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim, për veprën penale, “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Neni 205 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit të datës 06.11.2017, që bënë fjalë për kapjen e 5 shtetasve të huaj emigrantë të paligjshëm, nga intervistimi rezultoj se janë nisur nga Greqia duke kaluar në këmbë në kufirin e gjelbër Kakavijë, më datë 02.11.2017. Në përfundim të procedurave u dërguan në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Krumë-Kukës, në afërsi të fshatit Gjinaj, u gjet i braktisur mjeti tip “Ziz”, pa targë, i ngarkuar me 5 m3, dru zjarri dhe 2 motorseka, që u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 205 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...