Vlorë, Finalizohet me sukses Operacioni Policor i koduar ''REKRUTIMI''

Vlorë, Finalizohet me sukses Operacioni Policor i koduar ''REKRUTIMI'' (për video kliko mbi link)80cfeddd-0117-4a01-8581-504d567dbfd4

Operacioni në bashkëpunim me DVP. Vlorë , Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcave të Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestohen dy shtetas, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.

Sekuestrohen vlerat monetare të cilat ishin qëllimi i të dy shtetasve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale , ka bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar ''REKRUTIMI'', ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit :

D. K. 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.

E. V., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim'', të parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...