Fier Godet me dorezë grushti shokun e klasës, arrestohet në flagrancë nga policia.

Fier 08fr

Godet me dorezë grushti shokun e klasës, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A.M, 16 vjeç, banues në Fier (nxënës shkolle).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e shkollës, për motive të dobëta ka goditur me dorezë grushti të kombinuar në thikë, shokun e klasës së tij 17 vjeçar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale doreza e grushtit.

Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Fier, shtetasi i dëmtuar u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Neni 279/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1