Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 09 Nëntor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 18 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

5 persona për Narkotikët

2 persona për "Krimin Ekonomik dhe Financiar"

4 persona në kërkim.

1 person për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

1 person për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”


Janë sekuestruar:
1 dozë  lëndë narkotike e dyshuar Kokainë
4 doza  lëndë narkotike e dyshuar Heroinë
rreth 1 kg  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

2 fishekë, 1 dorezë grushti.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 70 persona.

 

Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1- Vlorë, Finalizohet me sukses Operacioni Policor i koduar ''REKRUTIMI''

Operacioni në bashkëpunim me DVP. Vlorë , Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcave të Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Arrestohen dy shtetas, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.
Sekuestrohen vlerat monetare të cilat ishin qëllimi i të dy shtetasve.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...