Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 Nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.11.2017, rreth orës 23:30, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.M, B.K, vjeç  29, 26, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.B, A.Sh., dhe A.T, vjeç 18, 30 e 29, banues në Tiranë e Lushnje, kamarier e klientë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Keta”, në një lokal pronë e B.K, shtetasit E.M, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 0.8 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë, 2 pjata me mbetje narkotike dhe 2 lugë metalike, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu sekuestrua 1 peshore elektronike. Tre shtetasit e tjerë, klientë, nuk kallëzuan për përdorimin e lëndës narkotike. Nenet 283/1, 285/a e 300 të Kodit Penal.

Seksioni për pastrimin e parave
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, për qëllim procedimin pasuror për shtetasin E. B. Nenet 109 dhe 109/b të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, për qëllim procedimin pasuror për shtetasin S. M. Neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, për qëllim procedimin pasuror për shtetasit L.K dhe B. LL. Nenet 283/2 dhe 333/a të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, për qëllim procedimin pasuror për shtetasin R. S. Nenet 283/2 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 44, banues në Tiranë, administrator i një kompanie, pasi dyshohet se prej një viti, nëpërmjet mashtrimit, nuk iu ka dhënë rrogën dhe sigurimet shtetasve G.H., dhe R.R, vjeç 43 e 58 , banues në Tiranë, punëtor ndërtimi. Nenet 180 e 170 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.M, vjeç 61, banues në Tiranë, administrator i një subjekti pasi dyshohet se ka fshehur të ardhurat duke  tregtuar materiale ndërtimi me një faturë preventiv, e pa shoqëruar me TVSH, e pa deklaruar dhe një faturë tatimore me TVSH të deklaruar. Neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.I, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:30, në bulevardin “Zogu i Parë”, duke drejtuar mjetin  tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren R.P, vjeç 57, banuese në Tiranë, me mbesën e mitur, vjeç 2, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 21:30, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M, vjeç 62 , banues në Tiranë, pasi rreth orës 19:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 08.11.2017, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Vaqarr-Nroq, tek kthesa e Arbanës, mjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A.Xh, vjeç 42, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.S, vjeç 22, për pasojë janë dëmtuar rëndë dy drejtuesit të cilët rreth orës 00:10 dhe 03:10, ndërruan jetë në spital. Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.R, vjeç 29, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në ‘Katër Rrugët e Shijakut’, gjatë kontrollit të automjetit, me drejtues shtetasin N.K, vjeç 33, banues në Durrës, ku E.R., ishte pasagjer, iu gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale 0.5 gram, lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.M, vjeç 25, banues në Shijak, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 18, Durrës, duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Dayang”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtuese shtetasen A.Ll, vjeç 33, banuese në Durrës, për pasojë është aksidentuar E.M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.K, vjeç 21, banues në lagjen nr. 17, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në lagjen nr. 17, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, dy doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Pogradec, për shtetasit M.B., dhe Q.D, vjeç 24 e 22, banues në Lushnje, dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 19:30, janë kapur në sektorin jeshil në Qafë Thanë në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të pa ligjshme dhe me një pistoletë zhurmuese me 4 fishekë. Nenet 278/a dhe 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J.S., vjeç 49, banues në fshatin Bilçë, pasi dyshohet se në Bilçë, u kap duke ushtruar aktivitetin e prodhimit të vajit, pa dokumentacion përkatës. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.K, vjeç 46, banues në fshatin Duhanas, pasi dyshohet se në Duhanas, u kap duke ushtruar aktivitetin e prodhimit të vajit, pa dokumentacion përkatës. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.R, vjeç 50, banues në fshatin Remanicë, pasi dyshohet se në Remanicë, u kap duke ushtruar aktivitetin e prodhimit të vajit, pa dokumentacion përkatës. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen B.K, vjeç 54, banuese në fshatin Starovë, pasi dyshohet se në Starovë, u kap duke ushtruar aktivitetin e prodhimit të vajit, pa dokumentacion përkatës. Neni 288/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Vlorë
Finalizohet me sukses Operacioni Policor i koduar ''Rekrutimi''
Operacioni në bashkëpunim me DVP.Vlorë, Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcave të Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Arrestohen dy shtetas, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë
Sekuestrohen vlerat monetare të cilat ishin qëllimi i të dy shtetasve
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar ''Rekrutimi'', ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
D.K 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.
E.V, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim'', të parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.I, vjeç 26, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi dyshohet se më datë 08.11.2017, rreth orës 20:30, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, në një lokal në administrim, iu gjet një shiringë e mbushur me lëndë e dyshuar narkotike si ajo e vajit të Cannabis Sativa. Neni 285/b i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 08.11.2017, rreth orës 14:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjeç 44, banues në Sarandë, pasi rreth orës 13:00, në lagjen nr. 4, rruga “Mitat Hoxha”, u kap me 4 gr. lëndë narkotike e llojit Heroinë Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Kurbin
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pasi dyshohet se  më datë 07.11.207, rreth orës 20:00, në Gurëz, në objektin në ndërtim të shtetasit F.N., vjeç 49, emigrant në Itali, ka shpërthyer lëndë eksplozive, për pasojë janë dëmtuar kolonat dhe muret anësore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 152/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 08.11.2017, gjatë natës në rrugën “Liqeni i Thatë”, është tentuar të vidhet kioska në pronësi të shtetasit M.L, vjeç 50, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, më datë 08.11.2017, u kap shtetasi në kërkim A.D, vjeç 50, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Sh, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Cirmë, Bërzhitë, ka goditur me grusht bashkëfashtarët, shtetasit Sh.H., dhe D.H, vjeç 57 e 19. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit J.P., dhe F.S, vjeç 23 e 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në rrugën e “Barrikadave”, në ambientet e një lokali kanë goditur me grusht njëri -tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në ambientet e një lokali, po kryente punime ndërtimore, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetësen D.D, vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në dyqanin pastrim kimik në pronësi, ka dëmtuar rrobat e shtetases S.M, vjeç 55, banuese në Tiranë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 00:40, në rrugën “Medar Shtylla”, në oborrin e pallateve, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi K.M, vjeç 28, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në kamion automatike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.11.2017, rreth orës 23:00, në rrugën “Hasan Ceka”, në parkim ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit J.Sh, vjeç 28, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar pjesërisht edhe mjeti tip “Peugeot”, në pronësi të shtetasit A.S, vjeç 30, banues në Tiranë. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në mjetin tip “Volksvagen”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si ngjarje aksidentale.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 08.11.2017, nga verifikimet e kryera dhe pamjet filmike, rezultoi se pasqyra nuk është vjedhur, por është rrëzuar në tokë e gjetur dhe e dorëzuar nga kalimtar të rastit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 19:30, shtetasi D.Xh, vjeç 39, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 07.11.2017, i është larguar nga banesa djali Q.Xh, vjeç 9. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë shoqërimit në Komisariat, në çantë iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 2 fishekë pistolete model 54 të kalibrit 7.62 mm. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.11.2017, rreth orës 23:30, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S., dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.S, vjeç 29 e 20, banues në Mallakastër, pasi rreth orës 21:00, në rrugën “Bardhyl”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW”, me drejtues E.S, iu gjet e bllokua 3 doza me gjithë ambalazhim, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa Xh.S., iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen H.B, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ish bashkëshorti, Q.B, vjeç 41, banues në Tiranë, ka ushtruar sistematikisht dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet do t’i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit S.Ç, më datë 08.11.2017, rreth orës 16:00, u gjet dhe u dorëzua në familje, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e vet. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.  

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.M, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në banesën në rrugën “Kostaq Cipo”, është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 08.11.2017, rreth orës 14:00, u kap shtetasi F.M, vjeç 44, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 22:30, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 40 e  61, banues në Tiranë, atë e bir, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në rrugën “Niko Avrami”, gjatë konfliktit të ndodhur me punonjësit e Bashkisë, për masë administrative ndaj A.D, i cili mblidhte materiale të riciklueshme në kontinierët e Bashkisë, B.D ka goditur me mjetin tip “Opel”, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin J.M, vjeç 34, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 237 dhe 134 të Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 17:00, shtetasi S.T, vjeç 24, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Omer Nishani”, një firmë ndërtimi me pronar D.B, vjeç 46, banues në Tiranë, duke ndërtuar një pallat, ka pushtuar tokën që është pronë e Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 58, banues në Paskuqan 1, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer punime pa leje. Punohet për kapjen e A.L. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.A, vjeç 30, banues në Bathore, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, ka bërë njoftim të rremë në sallën operative të DVP Tiranë. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 22:30, u arrestua në flagrancë shtetasi K.T, vjeç 21, banues në fshatin Zallmner, pasi rreth orës 11:40, në banesë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 1 kg, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Ç, vjeç 32, banues në Ndroq, pasi dyshohet se rreth orës 22:00, në fshatin Pezë, ka goditur me grusht shtetasin Z.Ç, vjeç 24, banues në Pezë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.11.2017, rreth orës 18:00, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, vjeç 25, banues në Kavajë, pasi rreth orës 16:45, në unazën e qytetit u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Huajang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Sh.V, vjeç 53, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në banesën në fshatin Memzotaj, është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.11.2017, rreth orës 03:30, në lagjen nr. 13, në një lokal, të shtetasit  A.M, vjeç 44,  banues në Durrës, ka rënë zjarr dhe janë djegur orendi të ndryshme. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga një kontakt në rrjetin elektrik. Materialet  u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u plotësua kërkesë–padia për lëshim e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.L, vjeç 20, banuese në Durrës, pasi dyshohet se vjehrri Sh.B, vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2016, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për vjedhjen e dyqaneve të shtetaseve  I.I e L.R, më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit e mitur M.P e J.Ç., vjeç 14, 13 dhe punohet për kapjen e shtetasit të mitur K.I, vjeç 13. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 16:20, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi A.C, vjeç 21. Nga veprimet e para hetimore rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 08.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshim e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.Sh, vjeç 24, banuese në Durrës, pasi dyshohet se i vëllai, shtetasi F.Sh, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2016. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.K, vjeç 44, banues në Vardardhë, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen Vardardhë, Sukth, ka goditur me grushte në fytyrë shtetasin J.Ç, vjeç 27, banues në Sukth. Neni 90 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 09.11.2017, rreth orës 02:40, në lagjen Nr. 13, sektori ‘Iliria’, treni i skrapit i linjës Durrës–Elbasan, me mashinist shtetasin M.K, vjeç 61, banues në Durrës, është përplasur me mjetin e policisë.
Janë dëmtuar tre punonjës policie, dy prej të cilëve pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë, shtetasit E.J. dhe  S.D., ndërsa shtetasi Sh.P., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin I.Xh, vjeç 55, banues në fshatin Mukje, Nikel, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, në pronën me ullishte, ka qëlluar në ajër me armë gjahu çifte, që e mbante me leje. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin G.B, vjeç 36, banues në Bathore, Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në lagjen nr. 4, ka kanosur shtetasin A.Ç, vjeç 35 , banues në Fushë-Krujë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 39, banues në Shijak, pasi dyshohet se rreth orës 20:40, në bulevardin e qytetit Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka dëmtuar pistonat e bllokimit të bulevardit. Nenet 151 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi një shtetas ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Ç.K., 54 vjeç banues në Elbasan pasi dyshohet të ketë kanosur nëpërmjet telefonit shtetasen Sh.S., 70 vjeçe banuese në Elbasan. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.L, vjeç 35, banues në Durrës pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, me mjetin tip “Nisan”, u kap duke transportuar 2 m³ dru zjarri, pa dokumentacion përkatës, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 08.11.2017, rreth orës 16:00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.Ç, vjeç 46, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se bashkëshorti Sh.Ç, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.B., 33 vjeç banues në Prrenjas me detyrë mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Stranik, pasi në njërën klasë të kësaj shkolle nxënësja K.T., 12 vjeçe ka bërë kallëzim se është dhunuar në klasë nga mësuesi i saj kujdestar, i cili pretendon se nuk ka dhunuar vajzën por ka ndërhyrë për të ndarë një sherr që kishte midis dy shoqeve në klasës meqë është mësues kujdestar i klasës. Neni 124/b i Kodit Penal.           

Më datë 08.11.2017 në fshatin Bushtricë, në kushtet e depresionit nervor, është vetëhedhur nga ura e trenit  në një lartësi prej 30 m, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme  shtetasi F.F., 18 vjeç banues në fshatin Qukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.11.2017, rreth orës 21:30, ka bërë kallëzim shtetasi V.B, vjeç 58, banues në lagjen 7, pasi dyshohet se në lagjen 14, një mjet i paidentifikuar, i ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Volksavagen” dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 273 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 08.11.2017, rreth orës 12:40, u arrestua në flagrancë shtetasi A.O, vjeç 62, banues në fshatin Leshnicë, pasi rreth orës 11:30,  në rrugën në afërsi të varrezave të dëshmorëve Pogradec, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Ares 125” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 08.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.Q, vjeç 28, banuese në Berat, pasi dyshohet se vëllai, D.T, vjeç 30, banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.L, vjeç 15, banues në Uznovë, pasi dyshohet se në këtë lagje, ka vjedhur 22 profile hekuri dhe 6 shufra metalike, pronë e kishës katolike. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.B, vjeç 22, banues në fshatin Allambres, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se rreth orës 22:15, në fshatin Allambres, ka goditur me mjete të forta në kokë shtetasin Z.S, vjeç 37, banues në fshatin Allambres, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 08.11.2017, gjatë natës, në lagjen “11 Shkurti”, parkuar poshtë pallatit, kanë thyer xhamin dhe kanë vjedhur baterinë e mjetit tip “Benz”, pronë e shtetasit S.M, vjeç 63. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 16:00, shtetasja M.S, vjeç 73, banues në Kuçovë, ka bërë kallëzim se rreth orës 13:30, nëpërmjet dritares së tualetit, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur 28 litra raki. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.B, vjeç 31, banues në  Berat, pasi dyshohet se bashkëshortja, shtetasja A.B, vjeç 31, kallëzon se rreth orës 20:20, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.B, vjeç 31, banuese në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 20:20, në banesë,  bashkëshorti A.B, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.Sh, vjeç 28, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 00:09, në lagjen “Liri Gero”, ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin B.L, vjeç 60, banues në fshatin Zhupan. Neni 89 i Kodit Penal.

Fier
Godet me dorezë grushti shokun e klasës, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.M, 16 vjeç, banues në Fier (nxënës shkolle).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e shkollës, për motive të dobëta ka goditur me dorezë grushti të kombinuar në thikë, shokun e klasës së tij 17 vjeçar.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale doreza e grushtit.
Pas mjekimit të marë në Spitalin Rajonal Fier, shtetasi i dëmtuar u largua për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Neni 279/2 i Kodit Penal.

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
H. E., 57 vjeç, banues në Turqi.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit, A.O, vjeç 18, banues në Levan, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Levan, ka rrëmbyer shtetasen e mitur me iniciale A.R, vjeç 13, të cilën nuk e ka kthyer më në banesë. Punohet për gjetjen e saj. Neni 110 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 08.11.2017, u referuam materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E.S, vjeç 20, banues në fshatin Konjat, pasi dyshohet se në Konjat, ka tentuar të vjedh tela bakri në oborrin e banesës të shtetases Sh.D, vjeç 34. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal. 

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit L.K., dhe A.K, vjeç 46, 39, banues në fshatin Kolonjë, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në fshatin Kolonjë, për motive të dobëta, janë goditur me grushte me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin I.Ll, vjeç 64, banues në fshatin Kutë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të kaloj me mjet në rrugë, bashkëfshatarin A.H, vjeç 71. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.11.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin O.H, vjeç 32, banues në Borsh, pasi dyshohet se rreth orës 19:0,0  në fshatin Borsh, ka qëlluar me grushte e mjete të forta, shtetasin H.C, vjeç 48, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.N, vjeç 72, banues në Dhërmi, pasi rreth orës 11:00, në fshatin Dhërmi, në afërsi të hotelit në pronësi të tij, është konstatuar se është ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a-1, i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasja L.H, vjeç 52, banuese në Vlorë, ka kallëzuar se, shtetasi K.D, vjeç 68, banues në Vlorë, i ka marrë disa rrënjë ullinj, në pronësi sipas një akti marrje të tokës.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 04:00, në fshatin Nartë, janë djegur mjeti tip ”Opel Corsa” dhe kamioni tip ”Benz”, në pronësi të shtetasve Z.K., e K.K, vjeç 48 e 50. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.Gj, vjeç 55, banues në fshatin Shkallë, Himarë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në Shkallë, Borsh, ka goditur me dru shtetasin Gj.M, vjeç 51, banues në Borsh. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen nr. 1, rruga “Gjergj Araniti”, parkuar pranë banesës, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volksvagen” të shtetasit O.F, vjeç 28. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen nr. 1, rruga “Gjergj Araniti”, parkuar pranë banesës, kanë vjedhur dy gomat e mjetit tip “Hyndai” të shtetasit I.H, vjeç 54. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  

Më datë 08.11.2017, rreth orës 20:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Q, vjeç 56, banues në Sarandë, pasi rreth orës 13:50, në rrugën Metoq-Vrion, tek rrethrrotullimi Gajdar, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin F.H, vjeç 61, banues fshatin Kolonjë, pasi dyshohet se në fshatin Kolonjë, ka ndërtuar një pritë uji për të vaditur, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.11.2017, rreth orës 21:30, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit K.L, vjeç 29, banues në Mabe, ku kanë marrë një motor-sharrë dhe disa bizhuteri prej argjendi. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.N. vjeç 69, banuese në Lezhë, pasi bashkëshorti J.N, vjeç 74, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669 datë, 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen V.N, vjeç 66, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja B.Ll, vjeç 45, banuese në Lezhë, se e ka shtyrë duke e dëmtuar lehtë. Neni 90/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Xh.P, vjeç 36, banues në Kurbin, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në rrugën e vjetër Rubik-Lezhë, duke transportuar 3 m³ lëndë drusore pa dokumente me mjetin fugon tip “Ford”, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë, ka braktisur mjetin dhe është larguar. Punohet për kapjen e Xh.P. Nenet 205 e 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.11.2017, rreth orës 09:00, u ndalua shtetasi në kërkim R.P, vjeç 21, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 2 muaj e 20 ditë burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.  

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen Z.B, vjeç 44, banuese në fshatin Pulaj, pasi dyshohet se ka ndërtuar shtesë banese, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.P, vjeç 36, banues në fshatin Theth, pasi dyshohet se ka ndërtuar një garazh, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.H, vjeç 31, banues në fshatin Theth, pasi dyshohet se ka ndërtuar shtesë kati, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Në vijim të komunikatës datë 01.11.2017, që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.N, vjeç 38, banues në fshatin Bratosh. Neni 130/a i Kodit Penal.  

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  D.D, vjeç 21, banues në Fier, kthyer deportiv nga Franca rreth orës 17:30, në PKK Rinas, pasi dyshohet se më datë 09.10.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Gj.N, vjeç 23, banues në Mirditë, pasi dyshohet se rreth orës 20:50, është paraqitur për udhëtim me pasaportën biometrike në emër të shtetasit T.D, dokument të cilin  po e përdorte me ngjashmëri. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 07.11.2017, rreth orës 16:00, shtetasi A.G, vjeç 26, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se para 10 ditëve i kanë vjedhur biçikletën, të cilën e kishte lënë përpara e terminalit të pasagjerëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 29, banues në Fier, i cili u kap rreth orës 16:00, në PKK Port, pasi dyshohet se më datë 20.09.2017, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Pogradec, për shtetasit M.B., dhe Q.D, vjeç 24 e 22, banues në Lushnje, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 19:30, janë kapur në sektorin jeshil në Qafë Thanë në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të pa ligjshme dhe me një pistoletë zhurmuese me 4 fishekë. Nenet 278/a dhe 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 08.11.2017, në S.P.K. Kakavijë, u kap shtetasi H.E, vjeç 57, banues në Turqi, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Fier ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal. U njoftua DVP Fier, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...