Tiranë, Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Polcisë Tiranë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë në fushën e vjedhjes kryesisht të banesave dhe pronës.

Tiranë, Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Polcisë Tiranë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë në fushën e vjedhjes kryesisht të banesave dhe pronës. (për video kliko mbi link) 09tr

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin nr.5 Tinanë, pas një pune profesionale dhe hetimore , kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorsisë për 6 raste të vjedhjes së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.

Si rezultat janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

-S. D., 22 vjeç, banues në Kamëz - Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël  lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa).

- A. Sh., 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz - Tiranë.

- F. Z., 42 vjeç, banues në Bathore - Tiranë.

Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, më datën 06.11.2017, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- V. A., 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike.

Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkëpunim me njeri - tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh.,  dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizor, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi.

Nga puna hetimore operative,  e  bëre nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin nr. 5 Tiranë  rezulton se, këta  pesona në bashkëpunim me njeri- tjetrin dyshohet të jenë bashkautorë të ngjarjeve të mëposhtëme :

•    Të ngjarjes së  ndodhur më datë 07.07.2017 , ku kanë vjedhur   servisin në pronësi të shtetasit  B.O. , në Kamez .  

•    Të ngjarjes së ndodhur më datë 15.09.2017,  ku kanë  vjedhur  banesen  në pronësi të shtetasit Q. D. , në Paskuqan Nr. 1 .  

•    Të ngjarjes , së ndodhur më datë 26.09.2017 ku kanë  vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës  në pronesi të një kompanie  celulare  në Bathore.

•    Të ngjarjes , ndodhur më datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur  banesen  në pronesi të shtetasit A. P, në Bathore .  

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura  ku vijon puna  për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera të vjedhura në keto objekte.

Materialet do ti kalohen për veprime të metejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale “ Vjedhje e kryer në bashkëpunim ”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, dhe “ Prodhim dhe shitje narkotikesh” të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal, në ngarkim të personave të ndaluar.

09tr1

09tr2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...