Vlorë. Zëdhënësja e D.V.P Vlorë, Vjola Dashi në deklaratë për median, për operacionin "Rekrutimi"

Zëdhënësja e D.V.P Vlorë, Vjola Dashi në deklaratë për median, për operacionin "Rekrutimi" ''REKRUTIMI'' (për video kliko mbi link)Sequence 01.00 04 55 14.Still001

Operacioni në bashkëpunim me DVP. Vlorë , Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcave të Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestohen dy shtetas, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.

Sekuestrohen vlerat monetare të cilat ishin qëllimi i të dy shtetasve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë të Prokurorisë Vlorë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i një hetimi me metoda speciale , ka bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit Policor të koduar ''REKRUTIMI'', ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit :

D. K. 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë.

E. V., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim'', të parashikuar nga neni 259 e 25 të Kodit Penal.

 

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1