Lezhë. Operacion me metoda speciale të hetimit.

Lezhë. Operacion me metoda speciale të hetimit. 10lezhw

Kapet dhe ndalohet një shtetas nga Kukësi i dyshuar për shitje të armëve të zjarrit në qytetin e Lezhës.

Gjatë kohës së procedimit është sekuestruar një armë zjarri pushkë me 5 fishekë qe ky shtetas i kishte shitur në Lezhë.

Ndërsa sot, në momentin e kapjes,   i është gjetur një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike Mariuanë.

Më datë 09.11.2017, në kuadër të procedimit penal të nisur 3 muaj më parë, ku pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, nga forcat policore të Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore Kukës, u bë i mundur kapja e shtetasit :

- A.H., 22 vjeç, banues në Kukës

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 1 thikë me teh prerës të cilën e mbante pa leje

- 1 dozë lëndë bimore e dyshuar narkotike e llojit Mariuana.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Veprat penale në ngarkim të tij " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë luftarake dhe municionit" "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 278/a, 279 dhe 283 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

10lezhw1

10lezhw2jpg

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...