Fier, Arrestohet një shtetas për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur"

Fier, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:fier1

-A.O., 18 vjeç, banues në Levan, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 07.11.2017, në fshatin Levan, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur 13 vjeçe, e cila me dëshirën e saj është larguar për 2 ditë në një fshat të Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1