Vlorë, Informacion paraprak.

Vlorë, Informacion paraprak. d.p.p.v

Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ''Mercedes Benz'', ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: Mjeti tip ''Benz'', ka qenë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ''7Pallatet'', në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.

Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t'i kenë vendosur.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...