Tiranë, Informacion paraprak.

Tiranë, Informacion paraprak. tirane

Më datë 10.11.2017, rreth orës 01:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Brigada e 8" ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në rrugën " Brigada e 8", ka pasur një konflikt mes disa të rinjsh.

Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi E.D., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grusht.

Shtetasi E.D., është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale "Moskallëzim Krimi".

Gjatë konfliktit njëri prej shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...