Patos-Fier, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "DUKAS"

Patos-Fier, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "DUKAS" (Për video kliko mbi link)10DUKAS

Operacioni nga Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier

Sekuestrohen 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike.

Nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative u finalizua operacioni antidrogë të koduar "DUKAS”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

N,B., 28 vjeç, banues në lagjen "Dukas", Patos.

S.K, 26 vjeç, banues në lagjen "Dukas", Patos.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "Dukas", Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J. G. (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit N. B. që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plastmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit N. B. dhe S. K. të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.

10DUKAS1

10DUKAS2

10DUKAS3

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...