Gjirokastër. Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta".

Gjirokastër.  4gjirokaster1

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta".

Në datë 10.11.2017 nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve (ish-bashkëshortë) :

N. D., 24 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

D. B., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Në lagjen “Zona Industriale”, shtetasja N. D. për motive të dobëta familjare, ka kanosur me armë të ftohtë (thikë) ish-bashkëshortin e saj, shtetasin D. B., i cili u arrestua pasi për motive të dobëta familjare ka goditur me sende të forta shtetasin M. D (vëllai i shtetases N. D.), duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe duar, i cili ndodhet në spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetases N. D. për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal dhe shtetasit D. B. për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...