Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 10 Nëntor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 2 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:
3 persona për Narkotikët
4 persona në kërkim.
3 persona për veprën penale “Dhunë në familje”
2 persona për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
5 persona për veprën penale “vjedhja”
1 person "OSHEE"
1 person për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur"
1 person për veprën penale "Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim"
1 person për veprën penale "Kontrabandë"
1 person për veprën penale "Kanosja"
1 person për veprën penale “Moskallëzim Krimi”

Janë sekuestruar:

rreth 41 kg  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
2 armë zjarri, 14 fishekë, 1 krehër, 2 gëzhoja, 1 thikë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 62 persona.
 
Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1- Patos-Fier, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "DUKAS"
Operacioni nga Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier.
Sekuestrohen 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...