Berat, Ndalohet një shtetas në kërkim.

Berat, d.p.p.berat

Nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

V. Rr., 20 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi është bërë pasi në datë 29.10.2017 nga kontrolli i kryer në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Ndaj shtetasit të lartpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim nr. 32 datë 02.11.2017, (në mungesë) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Kapja e këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Qafë -Botë Sarandë, duke hyrë në Shqipëri.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...