Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Nëntor 2017

01drejtoria new

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për korrupsionin

Ndalohet gjyqtari, dyshohet se favorizoi një vendim penal në këmbim të vlerave monetare
Në datë 9 nëntor 2017, rreth orës 23:30, Sektori për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Një vrasje e dytë”.

Në këtë operacion u ndalua shtetasi Sh.M, 46 vjeç, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.  

Grupi hetimor kishte krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për favorizim e një të dënuari për veprën penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve monetare të paligjshme.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë e ka deklaruar fajtor autorin dhe dënuar me 20 vjet burgim. Në Gjykatën e Apelit Tiranë është ndryshuar klasifikimi i veprës penale nga “Vrasje me dashje” në “Plagosje e rëndë” dhe aktualisht autori është liruar nga burgu.

Në këtë operacion, në bazë të dyshimeve të bazuara në provat e siguruara gjatë hetimit pro-aktiv, ka rezultuar dhe janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Sh.M., ka marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Në kontrollin e banesës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kundra-ligjore.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.I, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës  17:00, në sheshin “Karl Topia”, duke drejtuar mjetin tip “Lexus”, ka aksidentuar këmbësoren Xh.C, vjeç 19, banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.B, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:10, në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar motorin tip “Honda”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur 9 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.A, vjeç 59, banues në fshatin Hamel, Lezhë, pasi dyshohet se në vitin 1999, me anë të mashtrimi, i ka vjedhur një sasi lekësh shtetasit K.K., vjeç 63, banues në Fushë-Krujë. Neni 143 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen O.D, vjeç 22, banuese në Devoll. Neni 128/b i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
V. Rr., 20 vjeç, banues në Ura Vajgurore.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi është bërë pasi në datë 29.10.2017 nga kontrolli i kryer në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
Ndaj shtetasit të lartpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, datë 02.11.2017, (në mungesë) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
Kapja e këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Qafë-Botë Sarandë, duke hyrë në Shqipëri.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin L.M, vjeç 50, banues në fshatin Velabisht, pasi dyshohet se në Velabisht, u konstatua se ushtronte aktivitetin e fabrikimit të vajit, pa leje. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.Ç, vjeç 36, banues në Berat, pasi dyshohet se në Gjeroven, u konstatua se ushtronte aktivitetin e fabrikimit të vajit, pa leje. Neni 288/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Patos-Fier
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Dukas".
Operacioni nga Sektori për Narkotikët në D.V.P Fier
Sekuestrohen 41.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë 2 poseduesit e lëndës narkotike.
Nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, mbi bazën e informacioneve të marra më parë në rrugë operative u  finalizua operacioni antidrogë të koduar "Dukas”, ku si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
N.B, 28 vjeç, banues në lagjen "Dukas", Patos.
S.K, 26 vjeç, banues në lagjen "Dukas", Patos.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "Dukas", Patos gjatë kontrollit të banesës së shtetasit J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje shtetasit N.B., që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit Policia gjeti të fshehur 5 thasë plastmasi me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, gjithësej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga shtetasit N.B., dhe S.K., të cilët kishin për qëllim trafikimin  me destinacion Greqinë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 283/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Informacion paraprak
Më datë 10.11.2017, rreth orës 05:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetases V.D., rreth 42 vjeçe se pranë automjetit të saj tip ''Mercedes Benz'', ka dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.
Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se:  Mjeti tip ''Benz'', ka qenë i parkuar përpara banesës së shtetases në vendin e quajtur ''7 Pallatet'', në lagjen “Uji i Ftohtë”, dhe se ka dëmtime në pjesën e përparme të tij.
Dyshohet se dëmtimet në mjet të jenë si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive që mund t'i kenë vendosur.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.11.2017, rreth orës 10:15, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Zh, vjeç 29, banues në Delvinë, pasi rreth orës 07:30, në Delvinë tek “Vëllezërit Halo”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për  shtetasin S.M, 74 vjeç, banues në fshatin Dhoksat Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, në bodrumin e banesës së tij, në fshatin Dhoksat, u gjetën 32 bidona plastikë 200 litërsh të mbushura me verë në proces përpunimi, 3 bidona plastikë 200 litërsh të mbushur me raki dhe mbetje të saj dhe 60 shishe me verë 750 ml të dyllosura. Ky shtetas sasinë e verës në total 6400 litra, 400 litra raki, 100 litra mbetje rakie dhe 60 shishe me verë, i ka prodhuar në mënyrë të kundraligjshme pa u pajisur me dokumentacion përkatës dhe dyshohet se janë për qëllime tregëtie. Po kështu ky shtetas sasinë e prodhuar nuk e ka deklaruar në organet përkatëse. Sasia e verës dhe pajisjet e tjera janë konfiskuar në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim i kundraligjshëm i artikujve industrial dhe ushqimorë", parashikuar nga neni 288/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Lezhë.
Operacion me metoda speciale të hetimit.
Kapet dhe ndalohet një shtetas nga Kukësi  i dyshuar për shitje të armëve të zjarrit në qytetin e Lezhës.
Gjatë  kohës së procedimit është sekuestruar  një armë zjarri pushkë me 5 fishekë qe ky shtetas i kishte shitur në Lezhë.
Ndërsa sot, në momentin e kapjes, i është gjetur një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike Marijuanë.
Më datë 09.11.2017, në kuadër të procedimit penal të nisur 3 muaj më parë, ku  pas një pune hetimore  të ndjekur me metoda speciale hetimi, nga forcat policore të Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë  dhe Drejtorinë Vendore Kukës,  u bë i mundur kapja e shtetasit:
A.H, 22 vjeç,  banues në Kukës
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë,  iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 thikë me teh prerës të cilën e mbante pa leje
1 dozë lëndë bimore e dyshuar narkotike e llojit Marijuana.
Ndaj këtij shtetasi,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
Veprat penale në ngarkim të tij " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë luftarake dhe municionit" "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 278/a, 279 dhe 283 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit K.P., e Z.G, vjeç 27 e 63, banues në fshatin Stajkë, Vau Dejës, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, në Stajkë, shtetasi K.P, duke drejtuar me leje drejtimi motoçikletën tip “Kinron”, ka goditur motoçikletën tip “Lonçin”, drejtuar pa leje drejtimi nga shtetasi Z.G, për pasojë janë aksidentuar drejtuesit e motorëve, të cilët ndodhen në spital, Z.G., është në gjendje të rëndë për jetën dhe K.P., jashtë rreziku për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.11.2017, rreth orës 09:50, në rrugën “George W Bush”, ka tentuar të digjej me benzinë, shtetasi S.Z, vjeç 35, banues në Lezhë, i cili u dërgua në QSUT për ndihmë mjekësore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.11.2017, gjatë natës, në fshatin Bërzhitë, në banesa, i kanë vjedhur lopën shtetasit R.T, vjeç 47. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, në rrugën “Budi”, ka goditur me grusht shtetasin S.P, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.11.2017, rreth orës 15:30, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ll, vjeç 34, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi rreth orës 11:30, në bulevardin “Bajram Curri”, ka kanosur me thikë shtetasin F.K, vjeç 36, banues në Kamëz. Nenet 84 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.D, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2015, dyshohet se nuk ka shlyer detyrimet që i ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas kallëzimit të ish-bashkëshortes K.Q, vjeç 34, banuese në Tiranë. Neni 320 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion paraprak.
Më datë 10.11.2017, rreth orës 01:05, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Brigada e 8" ka një konflikt dhe ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake  rezultoi se :
Në rrugën " Brigada e 8", ka patur një konflikt mes disa  të rinjsh.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar  shtetasi E.D, 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili nuk ka dëmtime me armë zjarri, por dyshohet të jetë dëmtuar nga goditje me grushte.
Shtetasi E.D, është dërguar për ndihmë mjekësore, ku më pas është arrestuar për veprën penale "Moskallëzim Krimi".
Gjatë konfliktit njëri prej  shtetasve të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja arme zjarri.
Janë shoqëruar në ambientet e policisë 15 persona për sqarime dhe verifikime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa, më datë 09.11.2017, u anulua kërkimi për shtetasen E.S, vjeç 27, banuese në Tepelenë, pasi sipas certifikatës datë 04.10.2017, bashkia Gjirokastër, kjo shtetase ka vdekur.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa, më datë 06.11.2017, shtetasi E.Q, vjeç 34, banues në rrugën “Don Bosko”, ka deklaruar se është larguar me disa shokë dhe nuk ka patur probleme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin M.Sh, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15:30, në banesën në rrugën “Odise Grillo”, është konstatuar duke kryer punime rikonstruksion, me leje zhvillimore të miratuar nga Bashkia Tiranë.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S.T, vjeç 55, banues në Shkodër, i dënuar më parë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në rrugën “Jordan Misja”, në banesën e vajzës së saj Gj.H, e divorcuar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-vjehrrës, M.H, vjeç 81, banuese Shkodër. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 11:50, në rrugën “Jordan Misja”, në ambientet e burgut 313, gjatë kontrollit të ushqimeve e rrobave që do t’i çonte të arrestuarit R.T, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 324/a e 283 të Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 23:00, në rrugën “Zenel Baboçi’, kanë vjedhur një sasi eurosh dhe një tablet në banesën e shtetasit I.A, vjeç 34. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal .

Më datë 09.11.2017, rreth orës 19:00, u ndalua shtetasi në kërkim R.B, vjeç 18 banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14:30, në objektin në rrugën “Odise Grillo”, është konstatuar duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.I, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:30, brenda ambienteve të një gjimnazi ka plagosur lehtë me grusht shtetasin E.L., vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases M.T, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 29.10.2017, me vetëgjyqësi, i ka marrë mjetin tip “Benz”, ish-bashkëshortit F.T, vjeç 69, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 22:00, në rrugën e “Dibrës”, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga shkallët e katit të katërt të pallatit, shtetasi M.M, vjeç 23, banues në Tiranë, i cili është dërguar në SQU jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë  në fushën e  vjedhjes kryesisht të banesave dhe pronës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin nr.5 Tiranë, pas një pune profesionale dhe hetimore , kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë për 6 raste të vjedhjes së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit.
Si rezultat janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
S.D, 22 vjeç, banues në Kamëz - Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël  lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa).
A. Sh., 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz - Tiranë.
F. Z., 42 vjeç, banues në Bathore - Tiranë.
Gjithashtu në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, më datën 06.11.2017, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
V. A., 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike.
Personat e lartpërmendur u ndaluan pasi, në bashkëpunim me njeri - tjetrin kanë vjedhur banesat e personave Xh. Sh.,  dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizor, një shumë lekësh, vegla bujqësore dhe ndërtimi.
Nga puna hetimore operative,  e  bëre nga Specialistët për Hetimin e krimit në Komisariatin nr. 5 Tiranë  rezulton se, këta  persona në bashkëpunim me njeri- tjetrin dyshohet të jenë bashkautorë të ngjarjeve të mëposhtme.
Të ngjarjes së  ndodhur më datë 07.07.2017, ku kanë vjedhur servisin në pronësi të shtetasit  B.O. , në Kamëz.
Të ngjarjes së ndodhur më datë 15.09.2017,  ku kanë  vjedhur  banesën  në pronësi të shtetasit Q. D. , në Paskuqan Nr. 1.  
Të ngjarjes , së ndodhur më datë 26.09.2017 ku kanë  vjedhur një bateri duke këputur kabllot e kabinës  në pronësi të një kompanie  celulare  në Bathore.
Të ngjarjes , ndodhur më datë 24.10.2017, ku kanë vjedhur  banesën  në pronësi të shtetasit A. P, në Bathore .  
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura  ku vijon puna  për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera të vjedhura në këto objekte.
Materialet do ti kalohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “ Vjedhje e kryer në bashkëpunim ”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, dhe “ Prodhim dhe shitje narkotikesh” të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal, në ngarkim të personave të ndaluar.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 49, banues në Kamëz, pasi dyshohet se rreth orës  10:30, në rrugën ”Berisha“, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin E.H, vjeç 51, banues në Kamëz. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, gjatë natës, në Paskuqan 1, në rrugën “Azem Hajdari”, kanë vjedhur një televizor dhe sende të tjera, në banesën e shtetasit A.P, vjeç 67. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.K. dhe M. L, vjeç 16 e 17, banues në Tiranë e fshatin Dritas, pasi dyshohet se rreth orës  14:30, në lagjen nr. 4 Kamëz, në bashkëpunim, kanë plagosur lehtë me grusht e sende të forta, shtetasin A.B, vjeç 18, banues në Kamëz. Nenet 89 e 25  të Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 34, banues në Kamëz, pasi rreth orës 18:30, në rrugën “Bulevardin Blu“ Kamëz, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e bashkëjetueses së tij, B.H, në tavanin e banesës iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me mbishkrimin “Pietro Beretta Gordone VT”, së bashku me një krehër me 9 fishekë dhe një shuarës zhurmash (silenciator).

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. Gj, vjeç 14, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se më datë 08.11.2017, në Kamëz tek një karburant, dyshohet se ka vjedhur mjetin tip “Dumdum”, pronë e shtetasit I.K, vjeç 31, banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.P. e K.Gj, vjeç 16 e 16, banues në Kamëz, si dhe punohet për kapjen e shtetasit K.Ç. dhe shtetasit R.K, vjeç 17 e 18, banues në Kamëz, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, në rrugën “Azem Hajdari”, në bashkëpunim, kanë plagosur lehtë me mjete prerëse, shtetasit K.K. e E.Q, vjeç 16 e 15, banues në Kamëz. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.M, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës  11:30, në Kombinat, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin R.B, vjeç 38, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.A, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës  17:00, në rrugën “Mikel Maruli’, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, kanë plagosur lehtë me grusht e mjete të forta, shtetasin R.M, vjeç 46, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk lejon të takoj dy fëmijët e mitur si dhe në rrjetet sociale, ka kanosur me fjalë ish-bashkëshorten O.M, vjeç 38, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Nenet 321 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 09.11.2017, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi H.K, vjeç 45, banues në fshatin Shtodher, pasi rreth orës 10:00, në banesë dhe lokal, u konstatua duke vjedhur energjinë  elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit N.K., e K.Dh., vjeç 61 e 62, banues në Durrës, mashinist e ndihmës, pasi dyshohet se rreth orës 02:20, në lagjen nr. 13 sektori “Iliria”, duke drejtuar trenin me skrap i linjës Durrës–Elbasan, është përplasur me mjetin e policisë, me drejtues shtetasin E.J, vjeç 33, banues në Vlorë, për pasojë janë dëmtuar punonjësit e policisë Sh.K e S.D, vjeç 31 e 56, banues në Durrës, Sh.K., pas ndihmës mjekësore u largua pa probleme për jetën, S.D ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 292 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit P.P, vjeç 23, banues në Sukth, pasi dyshohet se rreth orës  08:30, në Sukth, në banesën e shtetasit A.Rr, vjeç 70, ka vjedhur një armë gjahu çifte. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen B.U, vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në hotelin e marrë prej saj me qira është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal .

Në vijim të komunikatës që bëjnë fjalë për vjedhjen e dyqaneve të shtetaseve I.I e L.R, më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim M.P, vjeç 14, banues në fshatin Shënavlash. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.A, vjeç 24, banuese në  Durrës pasi dyshohet se bashkëshorti M.H, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 09:00, lagjen Nr.13, Durrës, sektorin “Teuta”, në banesë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.K. 34 vjeç.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (deri në daljen e aktit të ekspertimit).
Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin B.L, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:00, shtetasja K.Gj, vjeç 79, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se në truallin në pronësi, ka bërë një lavazh, pa pëlqimin e saj. Materialet  u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 14:00, në ambientet e magazinës së miellit në Sukth, gjatë pushimit, duke luajtur me kolegun A.T, vjeç 26, banues në Rrushkull, është rrëzuar dhe ndodhet për ndihmë mjekësore në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.H, vjeç 42, pasi dyshohet se më datë 09.11.2017, rreth orës 18:00, në banesën e vjehrrit A.A, vjeç 59, ka goditur me grusht dhe ka kanosur bashkëshorten S.A, vjeç 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 09.11.2017, rreth orës 15:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 22, banues në Borizanë, pasi rreth orës 12:00, në Arrameras, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 18:30, shtetasi A.K, vjeç 35, banues në Krujë, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza Xh.K, vjeç 16. Punohet për gjetjen e saj. Materialet  u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 12:15, në IEVP Fushë Krujë, shtetasi B.D, vjeç 50, banues në  Krujë, ekonomist në burgun Fushë Krujë, duke zbritur shkallët në ambientet e burgut, është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Materialet  u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 20:30, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Xh, vjeç 33, banues në Fushë Krujë, pasi rreth orës 17:00, në burgun Fushë Krujë, është kapur duke futur një telefon celular. Neni 324/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të komunikatës, që bëjnë fjalë për vjedhjen e dyqaneve të shtetasve I.H., e E.Sh, si dhe detyrimin për të vjedhur të shtetasve L.Ll, K.I dhe J.Ç, më datë 10.11.2017, rreth orës 04:05, u ndalua shtetasi në kërkim M.P, vjeç 14, banues Durrës. Nenet 134/2 e 129 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.11.2017, rreth orës 01:00, në lagjen  “Sul Paprri”, parkuar në rrugë pranë banesës, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volsvagen”, në pronësi të  shtetasit  K.Z, vjeç 53. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 09.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen E.M, vjeç 50, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti H.M, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit M.R e S.C, vjeç 17 e 39, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 14:30, në lagjen “Çlirimi”, kanë plagosur lehtë me sende të forta njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit Z.M, më datë 09.11.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve, i cili ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Ç, vjeç 50, banues në fshatin Mollas, pasi dyshohet se rreth orës  18:30, në tregun e fshatit, ka kanosur shtetasin I.M, vjeç 52, banues në Skrapar. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.11.2017, rreth orës 09:50, shtetasi D.D, vjeç 42, banues në Librazhd, ka kallëzuar se, është larguar nga banesa bashkëshortja L.D, vjeç 34, e cila rreth orës  17:30, u gjet e iu dorëzua familjarëve dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Kjo shtetase vuante nga çrregullime mendore dhe u dërgua për mjekim e ekzaminim në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 09.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen Xh.Ç, vjeç 21, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti D.C, vjeç 38, banues në Librazhd, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 09:00, në fshatin Skënderbe, Përrenjas, shtetasi I.G, vjeç 55, i verbër, duke ecur në rrugë, ka rrëshqitur duke rënë në një përrua dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin J.D, vjeç 30, banues në Gramsh, pasi dyshohet se rreth orës  14:00, në Gramsh, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin A.E, vjeç 46, banues në Gramsh. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin në kërkim S.M, vjeç 31, banues në Gramsh. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më date 09.11.2017, rreth orës 03:00, në lagjen nr. 4, parkuar pranë banesës, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht fugoni tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B.L, vjeç 32. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në pajisjet elektrike të mjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi dyshohet se rreth orës  16:30, në lagjen nr. 12, një mjet i larguar nga vendngjarja, ka goditur mjetin tip “Benz”,  i parkuar pranë banesës, në pronësi të shtetasit S.B, vjeç 61, ku ka patur vetëm dëme materiale. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 21:30, në lagjen nr. 10, është konstatuar vjedhja e banesës të shtetasit R.R, vjeç 50, ku kanë marrë disa varëse floriri e një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 09.11.2017, rreth orës 16:30, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 43, banues në fshatin Vloçisht, pasi më datë 08.11.2017, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës S.M, vjeç 15. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 09.11.2017, gjatë natës, në fshatin Koshnicë, kanë vjedhur magazinën e shtetasit K.L, ku kanë marrë një motosek, një pompë spërkatje e një kapak kazani bakri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetases D.K, vjeç 23, banuese në Korçë, pasi dyshohet se në muajin Tetor, është larguar nga banesa në Tiranë, për t’u punësuar në një restorant, duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur, 2 vjeç dhe 15 muajsh. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Buçimas, është konstatuar vjedhja e një ish-shkolle private, e mbyllur prej 5 vitesh, ku kanë marrë 20 ml tub bakri të kaloriferëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 21:00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin N.C, vjeç 58 banues në Pogradec, pasi dyshohet se djali G.C, vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.S, vjeç 63, banues në Ersekë, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në zyrën e saj si notere, për shkak të detyrës, ka fyer e goditur shtetasen F.L,vjeç 52, banuese Ersekë, notere. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.Ç, vjeç 55, banues në Berat, pasi dyshohet se u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin E.K., vjeç 58, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se më datë 09.11.2017, në banesë, djali L.K, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
A.O., 18 vjeç, banues në Levan, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 07.11.2017, në fshatin Levan,  dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur 13 vjeçe, e cila me dëshirën e saj është larguar për 2 ditë në një fshat të Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje   
Më datë 09.11.2017, u referuam materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për vlerësim, për shtetasin H.M, vjeç 50 , banues në fshatin Matjam, pasi dyshohet se rreth orës  18:40, në fshatin Konjat, duke udhëtuar me biçikletë, është rrëzuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.11.2017, rreth orës 13:30, u ndalua shtetasi në kërkim O.N, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar 3 vjet e 4 muaj burg. Nenet 283/1 e 278/3 të Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Sh.S, vjeç 58, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.11.2017, rreth orës 22:30, në lagjen “Hajro Çakëri”, në një lokal, ka plagosur lehtë me mjet prerës shtetasin L.Sh, vjeç 50, banues në Vlorë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2017, rreth orës 15:30, në lagjen “24 Maji”, në banesën e shtetasit F.H, vjeç 55, është konstatuar mospërputhje e vulës së matësit të energjisë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 09.11.2017, gjatë natës, në lagjen ”Uji Ftohte”, kanë vjedhur bizhuteri e një celular, në banesën e shtetasit T.Z, vjeç 50. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal .

Më datë 07.11.2017, në spital, ka shkuar shtetasi S.M, vjeç 13, banues në fshatin Shkozë, Selenicë, i cili duke luajtur me një fishekë armë gjahu, është dëmtuar dhe pas ndihmës mjekësore, u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.R, vjeç 58, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 09:30, në lagjen nr. 4, ka goditur me grusht shtetasin A.K, vjeç 43, banues në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 13:30, në rrugën dytësore Metoq-Sarandë, tek Ura e Bistricës, në linjën kryesore të ujësjellësit Navarricë-Sarandë, që furnizon me ujë qytetin, kanë hapur një vrimë në tubacion, e cila u riparua nga shërbimi i Ujësjellësit. Punohet për identifikimin dhe  kapjen e autorit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.B, vjeç 33, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 16:10, në lagjen nr. 4, ka goditur me grusht shtetasen J.Gj, vjeç 54,  banuese në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 08.11.2017, rreth orës 21:30, në shtëpinë e të moshuarve, shtetasi A.B, vjeç  65, banues në Gjirokastër, duke ecur për në katin e dytë, është rrëzuar nga shkallët e brendshme të banesës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për ngjarje aksidentale.

Më datë 09.11. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.K, vjeç 68, banues në lagjen “Dunavat”, pasi dyshohet se shtetasi S.L, vjeç 47, banues në lagjen “Virua”, ka kallëzuar se me vetëgjyqësi, nuk e lejon të kullosë bagëtitë në Malin e Gjerë. Neni 277 i Kodit Penal.
Gjirokastër. 
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale "Kanosje", "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta".
Në datë 10.11.2017 nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve (ish-bashkëshortë):
N. D., 24 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
D. B., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:
Në lagjen “Zona Industriale”, shtetasja N. D. për motive të dobëta familjare, ka kanosur me armë të ftohtë (thikë) ish-bashkëshortin e saj, shtetasin D. B., i cili u arrestua pasi për motive të dobëta familjare ka goditur me sende të forta shtetasin M. D (vëllai i shtetases N. D.), duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe duar, i cili ndodhet në spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetases N. D. për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal dhe shtetasit D. B. për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 09.11.2017, rreth orës 21:30, në lagjen “Teqe Mëhall”, Libohovë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht kasollja e shtetasit Xh.D, ku ka vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.A, vjeç 53, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në lagjen “15 shtatori”, në pronën e tij, po ndërtonte pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.M, vjeç 32, banues në fshatin Memaliaj, pasi dyshohet se rreth orës 09:50, në Memaliaj, duke drejtuar mjetin, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë. Nenet 242 e 247 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 10.11.2017, rreth orës 01:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 43, banues në Përmet, pasi më datë 09.11.2017, rreth orës 21:00, në lokalin loto sporti të shtetasit F.L, vjeç 23, banues në fshatin Petran, i ka vjedhur celularin, i cili ju gjet në mjetin tip “Opel Astra”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Lezhë
Rreth orës 16:00 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se një shtetas në fshatin Gocaj-Lezhë ka dëmtime në kokë dhe po transpotohet në Spitalin Rajonal Lezhë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Shtetasi M.SH, 42 vjeç, banues në Kallmet, i cili ka qënë duke riparuar gomat e një mjeti tip fadromë në servisin e tij në fshatin Gocaj, i ka dalë disku duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Shtetasi M.SH., po merr ndihmën e duhur mjeksore në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për ndërtim të paligjshëm, më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.B, vjeç 36, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se në objektin për të cilin është proceduar më parë, kishte filluar të rindërtonte, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Sh.P., e L.P, vjeç 76 e 67 banues në fshatin Vukatan, pasi dyshohet se në Vukatan, i kanë pushtuar 3.9 dynym sipërfaqe tokë, shtetasit Sh.H, vjeç 54. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 16:00, në lagjen “Iliria”, kanë vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit Gj.G, vjeç 76. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, rreth orës 21:00, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.S, vjeç 45, banuese në fshatin Rrjoll, pasi dyshohet se bashkëshorti Xh.S, vjeç 50, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin S.K, vjeç 44, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës  15:20, në lagjen nr. 2, me mjetin tip “Mitsubish”, u kap duke transportuar 1 m³ lëndë drusore, pa leje, si dhe ka fyer me fjalë punonjësit e policisë. Nenet 205 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit A.C,  M.I, A.S, E.A dhe G.C, vjeç 16, 20, 18, 16 e 15, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 18:40, në lagjen nr. 4, janë fyer e goditur me mjete rrethanore duke prishur qetësinë publike. Nenet 90, 274 e 119 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  shtetasin e depërtuar nga Zvicra, O.Q, vjeç 36, banues  në Berat, pasi dyshohet se më datë 20.08.2017, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 09.11.2017, rreth orës 15:50, në PKK Qaf-Botë, u kap shtetasi në kërkim V.Rr, vjeç 20, banues në Urën Vajgurore, Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.     

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Qafë-Morinë, Kukës
Goditet një rast kontrabande mallrash.
Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia Kufitare.
Më datë 09.11.2017, në vijim të punës për goditjen kontrabandës së mallrave, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative,  specialistët e Sektorit për Hetimin në DVKM Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.K, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi  në vendin e quajtur "Kryqëzimi i planit të Pates", rreth 1 km largësi me kufirin jeshil me Qafë-Prushin, është kapur në flagrancë shtetasi B.K, me automjetin tip "Volkswagen CADDY", ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion shoqërues, ku dyshohet se janë kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mallit dhe mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...