Qaf-Morinë- Kukës. Goditet një rast kontrabande mallrash.

10KUKESQaf-Morinë- Kukës.

Goditet një rast kontrabande mallrash.

Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Policia Kufitare.

Më datë 09.11.2017, në vijim të punës për goditjen kontrabandës së mallrave, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Sektorit për Hetimin në DVKM Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-B. K. 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i planit të Patës", rreth 1 km largësi me kufirin jeshil me Qafë-Prushin, është kapur në flagrancë shtetasi B. K., me automjetin tip  "Volkswagen CADDY", ku kishte të ngarkuar mallra të ndryshme pa dokumentacion shoqërues, ku dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mallit dhe mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178 i Kodit Kenal.

 

10KUKES1

10KUKES2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...