Velipojë, Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Viluni beach”

Velipojë, sekuestrohen 1 ton e 502 kg Cannabis Sativa, 5 në pranga, 3 në kërkim (per videon klikoni mbi link)025

Velipojë Shkodër

Operacion antidrogë i koduar “Viluni beach”

Sekuestrohen rreth 1.5 ton lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Arrestohen në flagrancë pesë shtetas, ku njëri prejt tyre është punonjës policie, si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë

Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Viluni Beach”.

Në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V,

rezident në Itali, në një automjet Furgon , në përdorim nga shtetasit:

J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.

Kontrolli ka vijuar edhe në ambjentet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur

në 6 çanta shpine.

Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët, konkretisht mjeti "Mercedes Benz",

në pronësi të shtetasit S. U., 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti "Ford Fiesta" , në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet.

Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti "Golf", i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet

dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga shtetasi E. Z., Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për t'u larguar, nga shpejtësia ka

humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.

Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në atomjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ. N, 44 vjeç, banues në Lezhë.

Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestruar është 1 502 kg.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. S. U., 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

2. E. Z., 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.

3. A. B., 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë

4. G. D., 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.

5. D. Gj., 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim:

1. F. M., 32 vjeç, banues në Përmet

2. J. B., 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.

3. GJ. N., 44 vjeç, banues në Lezhë

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë

ngjarje.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë , për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...