Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E RIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H. S.,  vjeç 55 banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh shtetasit B. M.,  vjeç 50 banues në Tiranë. Nenet 143/2 e 180 e Kodit Penal.


Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. B., vjeç 44, banues në Tiranë, administrator i i një firme private pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka dhënë pagën dhe nuk i ka paguar siguracionet për periudhën Shtator 2016- Qershor 2017, 2 punonjësve. Nenet 143/2, 170, e 180 e Kodit Penal.


Më datë 10.11.2017, rreth orës 10:00, shtetësia M. K. , vjeç 47, banuese në Tiranë, kallëzon se kontrata e saj, mund të jetë  falsifikuar, pasi nuk i është vënë në dispozicion një kontratë pune nga institucioni ku punon. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.


Më datë 10.11.2017, rreth orës  14:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L.   vjeç 12.10.1991, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar me leje drejtimi të falsifikuar, mjetin tip “Ford”. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 10.11.2017, Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P. K. Neni 309 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Tiranë, Informacion paraprak.Sot në datë 10.11. 2017, ora 10:25, në bulevardin Bajram Curri, në afëri të Brrylit, një mjet  me drejtues shtetasin G. K., 44 vjeç, ka aksidentuar me vdekje shtetasin P. H., rreth 60 vjeç.Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1.


Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K. M. , vjeç 26, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasen M. L. , vjeç 46, banuese në Kombinat, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.


Më datë 10.11.2017, rreth orës 12:00, në rrugën “Asim Vokshi”, një mjet ka aksidentuar shtetasen M. D., vjeç 68, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 e Kodit Penal.


Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. R.  vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 07.20, në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar Xh. B., vjeç 82, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës  23:30, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D. ,  vjeç  56, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 20:10, në rrugën Elbasan-Tiranë, pranë lokal “Palma Nova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L. vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar motorin tip “Piggio”, ka aksidentuar këmbësoret A. M. dhe L. M., vjeç 20 e 16, banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. M.,  vjeç 16, banues në Durrës, pasi dyshohet se  rreth orës 19:30, në lagjen nr 15, nga kontrolli i ushtruar ju gjet e bllokua 2 doza lëndë narkotike e dyshuar e  llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasit Y.B.  dhe K. Sh., vjeç 38 e 34, banues në Durrës, me lejë drejtimi, pasi dyshohet se  rreth orës 14:40, në lagjen nr. 14, Ylli, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motorin tip “Fuego”, i cili drejtohej  në gjendje të dehur nga shtetasi K. Sh. për pasojë është dëmtuar ky i fundit dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 e 291të Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët

Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar  me 6 vjet e 10 muaj  burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”
Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin Italian. FNSH Tiranë në bashkëpunim me  specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative,  bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
A. T. (Z), 45 vjeç banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë  pasi shtetasi i lartpërmendur, është shpallur në kërkim nga  Zyra  Qendrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25.03.2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar  nga  neni 110 i Kodit Penal Italian. Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. L, 26 vjeç banues në Elbasan.
R. B, 19 vjeç banues në Elbasan.
D. M, 24 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë  në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasit G.  F., 27 vjeç banues në Tiranë për veprën penale ‘Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”  dhe për shtetasin N. T., 58 vjeç banues në Tiranë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” pasi më datë 09.11.2017 në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, në afërsi të një pike karburanti inspektorët e AKU, dega Elbasan, kanë ndaluar  për verifikim një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi G.F, me ngarkesë 100 viça, të cilat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, pasi subjekti me administrator shtetasi N.T., dispononte 3000 kg mish më tepër se fatura e disponuar. Nenet  178 dhe 180  të Kodit Penal.


Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Godet me thikë në banesë vëllain dhe kunatën e tij, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A..I, 35 vjeç, banues në Elbasan
Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në banesë  pas një konflikti të momentit me familjarët  ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe.
Shtetasi G.I., ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij  shtetasja M.I, pasi ka marrë mjekim në spitalin Kirurgjik Elbasan është larguar për në banesë. Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën  A. I. goditi vëllain dhe kunatën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88  dhe 279 të  Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B. P.,  vjeç  57, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës  15:30, në fshatin Mamël, Elbasan, duke drejtuar mjetin  tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues F. Xh,  vjeç  58, banues në Elbasan, me leje drejtimi, si pasoi është aksidentuar shtetasi B. P., G. H. dhe I. B. , vjeç 34 e 57, banues në Tiranë dhe Elbasan, të cilët pasi, morën mjekim në spital u larguan për në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Korçë, Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Mjegulla"

Mbrëmjen e djeshme Sektori i Hetimit Kundër Narkotikëve e Trafiqeve, Sektori për Hetimin kundër Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, pas një pune të mirëfilltë policore goditën një tentativë për kontrabandë me mallra.

Policia dhe SHÇBA arrestuan në flagrancë 7 persona, nga të cilët 3 doganierë, 1 punonjës policie, 3 shtetas, si dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Veprimet u finalizuan me sukses përgjatë operacionit të koduar “Mjegulla”.
Të arrestuar janë:

F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni në doganën Kapshticë;
F. B., 56 vjeç, me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë;
G. K, 33 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll me detyrë doganier
S. D., 53 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, me detyrë punonjës policie, kontrollor në Kapshticë;
K. K., 42 vjeç, banues në Bulgarec, Korçë;
Xh. S., 34 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq;
G. Sh, 34 vjeç, banues në Dvoran, Korçë;

Ndërsa shtetasit G.A., 32 vjeç dhe S.Sh., 53 vjeç, u shpallën në kërkim.
Në hyrje të qytetit të Bilishtit, shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë duke transportuar në bashkëpunim 22 ngarkesa me veshje të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, me mjetet tip ‘Mitsubishi’ ; ‘Volkswagen’ dhe një mjet kamion.

Ngarkesa me veshje u transportua nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës.
5 shtetasit e sillnin sasinë e veshjeve deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim” dhe po vijnë hetimet për zbulimin e persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.


Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin H. K., vjeç 42, banues në Berat, pasi dyshohet se  rreth orës 11:30, u kap me kamionin tip “Man” duke transportuar pllaka guri, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit Z. Gj. dhe E. Gj., vjeç 61 e 32 banues në fshatin Koritë, pasi dyshohet se kanë kryer  transaksione të ndryshme bankare në vlera të konsiderueshme, vlera këto të pa justifikuara. Neni 287 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.Q, 52 vjeç, (me banim të përkohshëm në Lushnje) pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë 20 ton domate shtetasit F.R, 37 vjeç, (me banim të përkohshëm në Lushnje) për t'i shitur në Bjellorusi dhe është larguar pa lënë adresë.
Neni 143/2 i Kodit Penal.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.11.2017, rreth orës  13:10, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., vjeç 23, banues në Fier, pasi dyshohet se në  rreth orës 09:30, në autostradën Levan-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Hyndai” ka aksidentuar (biçiklistin) shtetasin M. B.,  vjeç 78, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B. K.   vjeç 59, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në I E V P, Shënkoll, poshtë jastëkut, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Mariuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.


Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 10.11.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe  të mirëorganizuar , nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme,  u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. C, 24 vjeç, banues në Krujë

I. K, 26 vjeç , banues në Krujë

Gj. Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit  F. Gj. 25 vjeç,  banues në Krujë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtesasen e mitur XH. K., 16 vjeçe. Vepra penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura", parashikuar nga  neni 101/2 në ngarkim të shtetasve K. C. e I. K. Vepra penale " Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga neni 114/2 në ngarkim të shtetasve  F. Gj. dhe Gj. Gj. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Lezhë,Informacion paraprak.
Më datë 10.11.2017, rreth orës 17:30,  në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tek kryqëzimi i Dajçit, mjeti tip furgon me drejues shtetasin A.P. 24 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se  si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë është përplasur me mjetin “Volkswagen”  me drejtues shtetasin S.H, 52 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët po marrin ndihmën e duhur mjeksore në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen jashtë rrëzikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet  për përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A. Ç.,   vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se  rreth orës 11:00, në lagjen “Vasil Shanto”, nga kontrolli në mjetin tip “Fiat” ju gjet e bllokua një sasi e konsiderueshme  lekësh, eurosh, 10 DM, 5 kamera aparat fotografik, 23 celularë, 13 karikues telefonash dhe 5 rreth orës  dore të markave të ndryshme. Nenet 170/ç, 178/a e 149/a e Kodit Penal.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Xh. S.,  vjeç 75, banues në fshatin Baks, pasi dyshohet se rreth orës 09:20, në Postribë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinlon” Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës  10:30, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. ,  vjeç 33, banues në fshatin Naraç, pasi rreth orës 09:20, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës  11:30, u arrestua në flagrancë shtetasi M.R.,  vjeç 30, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi rreth orës 09:30, në Postribë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës  19:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. ,  vjeç 41, banues në Shkodër,  pasi  rreth orës 14:00, në rrugën “Lëvizja Postribës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A. M. , vjeç 33, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 10.11.2017,  rreth orës 22:00, ne unazën Jugore, duke drejtuar mjetin motorin tip “Vespa”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Informacion paraprak.
Policia kap brenda pak minutash autorin e dyshuar te nje vrasje me thike ne Kukës, Në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R. M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A. M, 16 vjeç, banues në Kukës. I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar. Ai eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e perdorur nga  autori. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A. C., vjeç 50 banues në Peshkopi, administrator i një subjekti privat pasi dyshohet se duke qenë i licencuar në fushën e transportit të udhëtarëve ka shmangur pagimin e detyrimeve tatimore duke mos deklaruar të dhënat e nevojshme me qëllim përfitimi, duke ju marrë shuma parash disa punonjësve të këtij subjekti për llogari të mbulimit të pagesës së kontributeve shoqërore, shëndetësore e mujore, pa garantuar sigurimin e punonjësve sipas rregullave. Nenet 180, 143/2 dhe 170/a e Kodit Penal.

II. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.11.2017, rreth orës  19:30, shtetësia Zh. L. , vjeç 50, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë  09.11.2017, rreth orës  12:00, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti H. L. ,  vjeç 69. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprim.


Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasin G. H. ,  vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 11:30, në rrugën “Hoxha Tahsin”, në banesë, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.11.2017, rreth orës  00:50, në spital, ka vdekur shtetasi A. Ç.,  vjeç 78, banues në Tiranë, i cili më datë 23.09.2017, në rrugën “Komuna e Parisit”, aksidentalisht është rrëzuar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K. A.,  vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 11:00, në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka goditur me grushte bashkëshorten, kunatin dhe dajën e bashkëshortes S. A., L. F.  dhe G. H., vjeç 28, 22 e 47, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A. G. , vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 15:30, në bulevardin ‘Bajram Curri”, ka kanosur me fjalë në dyqanin e tij shtetasin K. H. ,  vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  Sh. H., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,
S. V., 33 vjeç,
E. D., 27 vjeç
A.M., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.V., 30 vjeç dhe D.S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:10, në rrugën “Brigada e VIII”, të ndarë në dy grupe, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me armë me njëri-tjetrin. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit " ," Prishja e qetësisë publike" dhe " Moskallëzimi i krimit " , të parashikuar në Nenet 278, 274 dhe 300 të Kodit Penal.

 

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale mashtrimi, më datë 10.11.2017, rreth orës  16:30, u kap shtetasi në kërkim E. D., vjeç 39, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. N., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në rrugën e “Barrikadave”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës  19:30, u ndalua me iniciativë shtetasi L. D. , vjeç 40 ,  banues në Tiranë, endacak, i dënuar më parë, pasi dyshohet se më datë 01.11.2017, te parkingu i spitalit të traumës Tiranë, në një mjet ka vjedhur një çantë dore me 1500 dollarë dhe disa dokumente, në pronësi të shtetasit H. L.,  vjeç 51, banues në Tiranë, mjek në spital. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës  22:00, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B.,  vjeç 58, banues në Tiranë, pasi rreth orës 17;00, në rrugën “Don Bosko”, në lokalin e tij, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B. M.  dhe R. M. , vjeç 37 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 10:00, në rrugën “Muhamet Deliu”, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasin A. M. ,  vjeç 34, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 e Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. B.,  vjeç 41, banues në Tiranë, inxhinier ndërtimi, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në rrugën “Endri Keko”, brenda ambienteve të një subjekti privat po drejtonte punimet pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F. V., vjeç 50, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 13:30, në QSUT, për shkak të detyrës, ka kanosur mjekun e reanimacionit I. B.,  vjeç 66, banues në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J. P. ,  vjeç 68 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 13:30, në rrugën “Jorgo Plaku”, ka kanosur shtetasen R .B. , vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës 23:00, në rrugën e ‘Dajtit”, është vjedhur banesa e shtetases I. A. , vjeç 33, banuese në Tiranë, ku janë marrë një orë dhe një unazë floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit H.A. , më datë 10.11.2017, është kthyer në banesë, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij, për të punuar në Kosovë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.  

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e banesës të shtetasit A.P., në Paskuqan, më datë 10.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S. , vjeç 26, banues në Paskuqan. Punohet për kapjen e shtetasit E.S., Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.D. , pasi dyshohet se në Kashar, me anë të mashtrimit, i ka marrë  një sasi të konsiderueshme parash shtetasit A.H. ,  vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, gjatë natës, në fshatin Sharr, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases A.H.  vjeç 29, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një sasi rrobash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D.  vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se disa muaj më parë, me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh shtetasit S.P.,  vjeç 68, banues në Vorë, Neni 143 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.11.2017, rreth orës  12:00, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Q. ,  vjeç 58, banues në fshatin Okshun, pasi rreth orës 11:00, në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Konlon”. Neni 291 i Kodit Penal.  

Më datë 10.11.2017, rreth orës  13:10, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D., vjeç me 49, banues në fshatin Gosë e Vogël Rrogozhinë, pasi rreth orës 12:00, tek mbikalimi i fshatit Harizaj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.D.,   vjeç  46, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, ka kanosur shtetasin Sh. Rr.,  vjeç 49. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Sh. D.,  vjeç 46, pasi dyshohet se  rreth orës 12:30, ka hyrë pa pëlqimin e saj në banesën e M.X., vjeç 65. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.V. ,  vjeç 52 , ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, gjatë natës, në fshatin Jub, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. K.  vjeç 50, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Durrës. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: G.Ç 22 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, në lagjen Nr. 4, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I. Ç. (xhaxhain) 42 vjeç, banues në Durrës. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje" parashikuar në nenin 130/a/1  të Kodit Penal.


Më datë 10.11.2017, rreth orës  14:00, shtetasi V.M. ,  vjeç 57, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 02.11.2017, i është larguar nga banesa vëllai B.M.  vjeç 54, banues në Tiranë, Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.D., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 09:00, në Shkozet, i ka dëmtuar banesën dhe i ka zënë tokën shtetasit G.M.,  vjeç 41. Nenet 150 e 200 e Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, parkuar pranë banesës, shtetasit B.S., vjeç 32, i kanë vjedhur mjeti tip “Benz”, Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, pranë banesës, shtetasit A.S. ,  vjeç  26, i kanë vjedhur mjetin tip “BMV”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M.,  vjeç 23, banues në fshatin Armath, pasi dyshohet se  rreth orës 20:00, në fshatin Armath, në banesën e shtetasit A.P.,  vjeç 26, ka vjedhur një telefon celular “Iphone”, një orë dore femrash, një unazë, një varëse floriri, një varëse agjenti dhe 5.000 lekë, si dhe ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M.S., vjeç 47, banues në Armathë. Neni 134 e 22 e Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për  shtetasin D.T.,  vjeç 34, banues në  fshatin Arrameras, pasi dyshohet se  rreth orës 12:45, në fshatin Luz, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës  14:05, në fshatin Gramëz, në banesë, është vetëhelmuar me pesticide shtetasi A.B. 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanat e të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  E. Ç.,  vjeç 27, banues në fshatin Pjezë, pasi dyshohet se  rreth orës 21:45, në fshatin Pjezë, nga kontrolli  ushtruar në lokalin bar – bufe të marrë me qera, ushtronte aktivitet të  paligjshëm të lojrave të fatit, ku u gjeten dhe bllokuan dy sete kompjuterësh, një televizor plazma, një valixhe me fishat e pokerit, katër mini kompjutera, 11110 lekë, 50 euro dhe një pale letra bixhozi. Neni 197 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.M., vjeç 41, banues në fshatin Gjergjan,pasi dyshohet se më datë 09.11.2017, në Gjergjan, u konstatua se ka ndërtuar një mur rrethues të shtëpisë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin H.T., vjeç 35, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Qemal Stafa”, në trotuarin e rrugës ka kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.S., vjeç 38, banues në Cërrik, pasi dyshohet se  rreth orës 18.00, në Cërrik, shtetasit R.Z.,  vjeç  29, banues në Cerrik, i ka  dëmtuar xhamin e derës se mjetit tij “Peugeot”, Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.P.,  vjeç  28, banues në fshatin Gostim, pasi dyshohet se  rreth orës 20.00, në fshatin Gostim, në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.B., vjeç 39, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për muajin Tetor e Nëntor 2017, nuk i ka paguar detyrimin ushqimor për vajzat, ish bashkëshortes T.D., vjeç 34, banuese në Librazhd. Neni 125 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.T., vjeç 29, banues në fshatin Lubinjë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin H.M. , vjeç 62, banuese në Korçë, i punësuar, pasi dyshohet se djali Xh.M.,  vjeç 36, i papunë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 1, në bodrumin e banesës, shtetasit V.M.,  vjeç 65, i kanë vjedhur 5 dele. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin Xh.K.,  vjeç 35, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në fshatin Gështenjas, ka goditur me sende të forta shtetasin N.P.,  vjeç 36,Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M., vjeç  19 , pasi dyshohet se babai B.M.,  vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më date 10.11.2017, rreth orës  20.00, u referuan materialet n Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen Xh.A., vjeç 21, banues në Buçimas, pasi dyshohet se  rreth orës 17.30, në banesë, vjehrrit H.A.,  vjeç 62, i ka vjedhur disa bizhuteri. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 09.11.2017, rreth orës  21:00, në fshatin Skorovot, pranë banesës, shtetases F.L., vjeç 91, kanë tentuar ti vjedhin disa shpendë shtëpiak. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 e Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e 22 profile hekuri të Kishës Katolike, më datë 10.11.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin në kërkim me inicialet E. L.,  vjeç 15, banues në Berat.Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Kuçovë

Lëviznin me armë zjarri në qytet, nuk i'u binden urdhërit të Policisë për të ndaluar  dhe tentuan  të largoheshin por  u arrestuan  në flagrancë nga policia.

Arrestohen dy të rinj  20 e 21 vjeçar nga Kuçova.

U sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë tip "Makarov"

Më datë 10.11.2017,  në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për  kontrollin e territorit me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri si dhe atyre që trafikojnë  lëndë narkotike, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kuçovë , bazuar dhe në informacione policore,  bënë  arrestimin në  flagrancë të  shtetasve:

F. M., 20 vjeç,  banues në Kuçovë

O. L., 21 vjeç , banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Në lagjen “Llukan Prifti”, këta shtetas janë konstatuar  nga Policia dhe kur janë afruar shërbimet policore për kontroll pas thirrjes së bërë,   të dy shtetasit kanë hedhur  armën e zjarrit Pistoletë "Makarov" dhe kanë tentuat të  largohen me vrap por janë kapur më pas nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me 3 fishekë.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme  për veprat penale '’Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “ Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’’ kryer në bashkëpunim,   parashikuar nga nenet 278, 242 - 25 të Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K. O., vjeç 48,  banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti M.O., vjeç 55 ka ushtruar dhunë e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Më datën 10.11.2017, rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Seman është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital shtetasi A. Gj, 61 vjeç, banues në Fier.
Nga këqyrja paraprake rezulton se viktima nuk kishte shenja dhune dhe se vuante nga sëmundje të zëmrës për të cilën ka bërë edhe ndërhyrje kirurgjikale në shtetin Italian.
Pritet përgjigje përfundimtare nga mjekësia ligjore pasi dyshohet se mund të ketë konsumuar pesticide të llojit fostoksinë.
Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim.

 

Fier, Policia kap dhe ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim, një për "Dhunë në familje" dhe një për "Vjedhje të energjisë elektrike". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
-A. M, 47 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 02.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest Burg” për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4, i Kodit Penal.

-V. L, 45 vjeç, banues në Roskovec. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike” parashikuar nga Neni 137/2 i Kodit Penal.

 


Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 10.11.2017, rreth orës  18.05, rrugës për në spitalin e Lushnjës, ka ka vdekur shtetasja S. T., 60 vjeçe, banues ne fshatin Hysgjokaj. Punohet për sqarimin e rrethanat e vdekjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.11.2017, rreth orës  05.30, në spitalin Rajonal Vlorë, gjendje të dehur, ka shkuar i dëmtuar në kokë shtetasi I. V.,  vjeç 59, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 08.11.2017, gjatë natës, në Radhimë, kanë vjedhur lokalin e shtetasit E. B.,  vjeç 51, banues në këtë fshat, ku kanë marrë  një ekspres kafeje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.P.,   vjeç 38 banues në fshatin Dukat, pasi dyshohet se pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.M.,  vjeç 75, banues në Shkallë, Himarë, pasi dyshohet se  rreth orës 16.45, në Borsh, po ndërtonte një objekt pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, gjatë natës, në fshatin Nivicë, parkuar në anë të rrugës nacionale Vlorë-Sarandë, shtetasit P.M.,  vjeç 52, banues në Sarandë, i kanë vjedhur baterinë e mjetit tip “Benz”, Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.A., vjeç 32, pasi dyshohet se kunati M.A. vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.X., vjeç 45, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëshorti, S.X.,  vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.11.2017, rreth orës  16:00, në lagjen nr. 1, para banesës, shtetases S.P., vjeç 42, në mjetin tip “Benz” i kanë dëmtuar bojën e mjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.Q.,  vjeç 31, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 09.11.2017,  rreth orës 15:30, në lagjen nr. 2, pranë banesës së tij, ka prerë pemë dekorative, në pronësi të Bashkisë.  Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 09.11.2017, rreth orës  21:30,  në fshatin Libohovë, në oborrin e banesës të shtetases H.D. , vjeç 75 ka rënë zjarr, ku për pasojë janë djegur 6 m³ dru zjarri. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.K.,  vjeç 68, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se  rreth orës 15:00, në lagjen “Dunavat”, në banesë, iu gjetën e bllokuan 66 fishekë model 56, kalibri 7,62 mm, 5 fishekë për armë gjahu, kalibri 12 mm, 1 krehër dhe një gjerdan fishekësh, pa leje. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.11.2017, rreth orës  10:00, shtetasi A.Gj.  vjeç 47 banues në Prull, Zejmen, kallëzon se, më datë 09.11.2017, rreth orës  22.00, qentë e tufës së shtetasit S.K., i kanë kafshuar dy bagëti, ku njëra ka ngordhur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin P.Gj.  vjeç 55, banues në fshatin Kalivaç, pasi dyshohet se në këtë fshat, i ka pushtuar tokën dhe ka kanosur shtetasin Gj.Gj.,  vjeç 38, banues në Kalivaç. Nenet 200 e 84 e Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.P.  vjeç 18 banues në Ishull Shëngjin , pasi dyshohet se më datë 09.11.2017, rreth orës 11:45, në ambientet e një shkolle ka kanosur mësuesen D.Z., vjeç 46, banuese në Lezhë, me arsim të lartë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më date 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.L.,  vjeç 55, banues në Tale, pasi dyshohet se rreth orës 22.00, në Tale, për motive pronësie, ka kanosur e fyer shtetasin M.N.,  vjeç 68. Neni 84 e 119 e Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.L.,  vjeç 75, pasi dyshohet se  rreth orës 15.10, ka kanosur djalin M.L.,  vjeç 46 si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjet e bllokua një armë gjahu çifte, nr.  F116, pa leje. Neni 84 e 280 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Shkodër

Shkodër, Tenton të vjedh banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: G. B. 39 vjeç, banues në lagjen Nr. 4 Laç Milot.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kongresi Përmetit”, Shkodër, ka hyrë në banesën e shtetasit F. H. 74 vjeç, i cili ky i fundit ka njoftuar  policinë pasi ka parë autorin duke hyrë nga dera e banesës.

Menjëherë falë veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë nga ana shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasit G. B. për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 Kodit Penal.


Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.B.,  vjeç 70, banues në Shkodër, pensionist, pasi dyshohet se djali S.B.  vjeç 36, i papunë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen A.U., vjeç 38, pasi dyshohet se më datë 09.11.2017,  rreth orës 09:00 , në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortit P.U.  vjeç 50. Neni 130/a i Kodit Penal.


Më datë 10.11.2017, rreth orës  17:00, shtetësia K.S., vjeç 24, banuese në Shkodër, nëpunëse në një shoqatë, kallëzon se i është larguar nga shoqata, shtetasi F.H.,  vjeç 23, banues në Tiranë, i cili trajtohet për probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 10.11.2017, rreth orës  18:00, shtetasi D.S., vjeç 54, banues në fshatin Dobraç, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajzat, B. S. (L) dhe J. S., vjeç 22 e 16. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në vijim të komunikatës datë 10.11.2017, për largimin nga njëshoqatë,  të shtetasit F.H.,  vjeç 23, banues ne Tiranë , i cili trajtohet për probleme të shëndetit mendor, më datë 10.11.2017, rreth orës  21:00, u gjet dhe ju dorëzua shoqatës, me qendër ne Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Velipojë, Operacion antidrogë  i koduar “Viluni beach”
Sekuestrohen rreth 1.5 tonë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Arrestohen në flagrancë pesë shtetas, ku njëri prej tyre  është punonjës policie, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.


Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin  antidrogë të koduar “Viluni Beach”.

Në kuadër të këtij operacioni,  rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur  Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P. V, rezident në Itali, në  një automjet  Furgon  në përdorim nga shtetasit  :

J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë  u gjet një sasi e madhe lëndë narkotike.

Kontrolli ka vijuar edhe në ambientet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.

Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , konkretisht mjeti "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit S. U., 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti "Ford Fiesta" , në përdorim nga shtetasi F. M, 32 vjeç, banues ne Përmet .

Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Policisë të D.V.P. Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti "Golf", i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike,  që drejtohej nga shtetasi E. Z.  Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje  për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.

Nga  hetimet paraprake të kryera  rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në automjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ. N, 44 vjeç, banues në Lezhë.

Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestruar është  1502 kg.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me SH.Ç.B.A,  janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

S. U., 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

E. Z., 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.

A. B., 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë

G. D. , 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.

D. Gj., 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre  shtetasve të shpallur në kërkim:

F. M., 32 vjeç, banues në Përmet

J. B., 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.

GJ. N., 44 vjeç, banues në Lezhë

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentimin e plotë ligjor  të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar  si të implikuar  në këtë ngjarje.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë , për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”


Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.P., vjeç 29,  pasi dyshohet se bashkëshorti Gj. P., vjeç 32,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.11.2017, gjatë natës, në fshatin Kryezi, në kasollen e bagëtive të shtetases M. M. , vjeç 46, , kanë vjedhur dy lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F. K., vjeç 39, banues në fshatin Pobreg, pasi dyshohet se në fshatin Pobreg, ka ndërtuar në token e tij një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F. Sh., vjeç 28, banues në Shtiqën, pasi dyshohet se  rreth orës 13:00, në ”6-Katëshi”, ka plagosur me mjete të forta shtetasin F. T.,  vjeç 24, banues në Shtiqën, duke prishur rendin e qetësinë publike. Neni 90 e 274 e Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Mat
Burrel. Policia e Matit arreston 37 vjeçarin nga Burreli si  autor i dyshuar i dy ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet

Efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo autorë të ngjarjeve të ndodhura më parë, dje rreth orës 18.00, në qytetin e Burrelit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

E. D, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia, Mat.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur  caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton  se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë  4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të Bashkisë Mat.

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale "Shkatërrim i pronës me eksploziv", e "Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse", parashikuar nga nenet 152 e 278/2 të Kodit Penal.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të motiveve të këtyre ngjarjeve kriminale.


Më datë 11.11.207, rreth orës  05:07, afër Suçit, te vendi “Shkëmbi i Kuq”, nga reshjet e shiut, ka rrëshqitur një masiv shkëmbor, si pasojë është bllokuar rruga nacionale Burrel-Bulqizë. Punohet për zhbllokimin e rrugës. Informacion paraprak.


III. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.11.2017, rreth orës  18:20, u bë ekstradimi në dalje nga Shqipëria për në Gjermani, i shtetasit Kosovar në kërkim L. V.,  vjeç 35, banues në Prishtinë, pasi dyshohet se Zyra e Prokurorit ne Bamberg/Gjermani, ka vendosur masën e Sigurisë “Arrest me Burg”, për “Vjedhje”, sipas Kodit Penal Gjerman.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Italia E. I.,  vjeç 19, banues  në Vlorë, pasi dyshohet se në datë 01.10.2017, në afërsi të PKK, Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Rr. Gj,  vjeç 57, banues në Shëngjin, Lezhë,  pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e mitur E. Gj.,  vjeç 16. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shtetasit K. P. dhe L. P., vjeç 47 e 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se fëmija Xh. P.,  vjeç 15, pasi u braktis prej tyre, është paraqitur i pa shoqëruar dhe u  regjistrua nga autoritet italiane si i mitur i braktisur. Punohet për kapjen e autorëve. Neni 124 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më  datë 10.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për të depërtuarin prej palës greke shtetasin A. Ç.,  vjeç 29, banues në Mirditë, pasi dyshohet se më datë 25.09.2017, pranë PPK, Kapshticë, në brezin jeshil, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 10.11.2017, rreth orës  15:43, në S P K M Kakavijë, në dalje u kap shtetasi në kërkim A. M.,  vjeç 47 banues ne Fier, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...