Lezhë, sekuestrohen 1210 kg duhan i grirë pa dokumentacion, arrestohen dy persona

Lezhë

Sekuestrohen 1210 kg duhan i grirë pa dokumentacion justifikues.Drejtoria Lezhe 1

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën Lezhë - Shkodër, në dy automjete u konstatuan 90 kg dhe 1120 kg duhan i grirë, pa dokumentacionin përkatës.

Në lidhje me këtë, u arrestuan në flagrancë poseduesit  pasi nuk dispononin asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli, konkretisht shtetasit:

- J.C, 45 vjeç, banues në Shkodër.

-A.Sh, 24 vjeç, banues në Guri Zi -Shkodër.

Veprat penale në ngarkim të tyre "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë",  "Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga nenet 172, 178 , 149/a dhe 288/a të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4