Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit - 12 Nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 11.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasit turk, M.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshorten, N.A, vjeç  37 e 36, banues në Turqi, pasi rreth orës 15:30, në PKK Rinas, me tre fëmijët e mitur, u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi eurosh. Nenet 189 e 298 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 11.11.2017, rreth orës 05:40, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi rreth orës 01:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.S, vjeç 22, banues në fshatin Pezë, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “Opel”, të drejtuar nga shtetasi E.Z, vjeç 43, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar drejtuesit dhe pasagjerët në mjetin tip “Opel”, shtetasit E.B, vjeç 36 dhe një i mitur 10 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 16:25, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Gj, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi rreth orës 14:10, në rrugën “Xhanfize Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:45, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” ka aksidentuar shtetasen J.M, vjeç 39, banuese në Tiranë, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 22:40, u arrestua në flagrancë shtetasi A.F, vjeç  40, banues në Tiranë, pasi rreth orës 20:08, në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, rreth orës 03:30, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi rreth orës  00:59, në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Daimler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 23:55 u arrestua në  flagrancë shtetasi S.Zh, vjeç  60, banues në Tiranë, pasi rreth orës 19:50, në rrugën “Myslym Shyri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaggio”, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe pasi mori ndihmë mjekësore doli nga spitali. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 15:00, u arrestua në flagrancë shtetasi P.N, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi rreth orës 09:30, në kryqëzimin e rrugës “Don Bosko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 56, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në Sauk i Vjetër, duke drejtuar kamionin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E.Sh, vjeç 27, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 10:45, në rrugën “Jordan Misja”, shtetësia A.H, vjeç  35, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është goditur nga pas nga një automjet, për pasojë është dëmtuar drejtuesja, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit M.P., dhe R.K, vjeç  40 e 19, banues në fshatin Hamallaj e Kullë, pasi dyshohet se  rreth orës 20:25,në fshatin Kullë, nga kontrolli i ushtruar,në lokalin e R.K, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë, të cilën e dispononteM.P, kurse në lokalin e M.P, u gjet e bllokua një armë gjahu me 14 fishekë pa leje. Nenet 283/1,280 dhe 285/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth orës 09:00, në  lagjen nr. 14,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin T.Xh, vjeç 50, banues në fshatin Hamallaj, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, në këtë fshat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip  “Honda”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.I, vjeç 35, banues në Elbasan. Nenet 88, 79 dhe 130/a të Kodit Penal. 

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin S.K, vjeç 57, banues në Fier, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në fshatin Çikallesh, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje dehur, ka aksidentuar këmbësoren H.B, vjeç 73, banuese në Berat, e cila pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.11.2017, rreth orës 22:00, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit: B.A, 36 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier, pasi:

Në rrugën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me drejtues shtetasin M.P, 39 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, Vlorë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Alfa Romeo”, shtetasja A.D, 28 vjeçe dhe fëmija 3 vjeçe, banuese në Vlorë dhe pasagjeri në mjetin tip “Renault” shtetasi E.Z, 40 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e personelit mjekësor.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se shtetasi B.A., drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, në masën 0.92mg/l. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.11.2017, rreth orës 19:00, u arrestua në flagrancë, shtetasi K.A, vjeç  27, banues në Vlorë, pasi rreth orës 12:45, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip ‘’Benz’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, rreth orës 01:55, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S, vjeç 54, banues në fshatin Sherishtë, pasi më datë 11.11.2017, rreth orës 23:45, në rrugën Gjergj Kastrioti, u kap duke drejtuar në gjendje të dehurmjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 11.11.2017, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi F.P, vjeç  19, banues në Ishull Shëngjin, pasi rreth orës 13:00, në Shëngjin, nga kontrolli në mjetin tip “Golf”, që drejtohej nga shtetasi Xh.E., dhe pasagjer F.P, iu gjet një qese me 3 doza lëndë bimore e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.11.2017, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi rreth orës19:30, në Fushë Milot, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip Chrysler. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Viluni Beach” mbrëmjen e djeshme nga FNSH Shkodër është kapur në Lezhë dhe është arrestuar njëri prej personave të shpallur në kërkim konkretisht shtetasi: F.M, vjeç 32, banues në Përmet.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni për narkotikët

Më datë 11.11.2017, rreth orës 08:20, në PKK Morinë, pranë kabinave të regjistrimit, është konstatuar një qese me 16 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, që u bllokua në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë

Seksioni për krimet e rënda

Informacion Paraprak.

Më datë 11.11.2017, në orën 06:05, në sallën Operative Krujë është njoftuar se në Qerek,  Krujë në dyqanin (thertore) e shtetasit P.N. 44 vjeç është vendosur një pako e dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar një sasi të vogël lënde plasëse e dyshuar eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.

Vijojnë veprimet hetimore nga ana e uniformave blu në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal. 

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G, vjeç 35, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëjetueses S.B, vjeç 25, banuese në Tiranë, me të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për kapjen e A.G. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në rrugën e “Elbasanit”, tek një kënd lojërash, i ka vjedhur celularin shtetases Xh.N, vjeç 20, banuese  në Tiranë. Punohet për kapjen e E.H. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin gjerman, G.H, vjeç 68, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në bulevardin “Bajram Curri”, duke kryer punime në banesë, ka dëmtuar banesën e shtetases (komshie), E.H, vjeç  41. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.D, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:00, në rrugën “Medar Shtylla”, ka goditur me grusht, shtetasin G.K, vjeç 50, banues në Krujë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 11.11.2017, rreth orës 18:30, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.L, vjeç  56, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:30, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të një firme dhe në përdorim nga shtetasi E.Ç, vjeç 35, banues në Tiranë, ku gjatë largimit, tek Medreseja, ka goditur mjetin tip “Land Rover”, me drejtues Z.K, vjeç 29, banues në Dibër. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.D, vjeç 70, banues në Bathore, pasi dyshohet se në Bathore, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 18:00, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Zh dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.Q, vjeç  35 e 57, banues në Babrru, pasi më datë 10.11.2017, rreth orës 15:30, në Babrru, në banesën e babait, Z.Zh, G.Xh, ka vjedhur një televizor dhe një D.V.D dhe ia ka shitur Xh.Q. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan sendet e vjedhura. Nenet 134 e 287 të Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 16, banues në Kamëz, pasi dyshohet se rreth orës17:30, në Valias, në një bilardo, i ka vjedhur celularin shtetasit M.Gj, vjeç  15, banues në Valias. Punohet për kapjen e A.T. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 11.11.2017, shtetasi P.M, vjeç 48, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 09:00, i është larguar nga banesa vajza, B.M,vjeç  19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 11.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen D.B, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, Sh.B, vjeç 63,ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 11.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen D.H, vjeç 29, banuese në Vorë, pasi dyshohet se  bashkëshorti H.Gj, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.S, vjeç 45, banues në fshatin Marikaj, pasi dyshohet se rreth orës 08:30, në Marikaj, ka goditur me grusht, shtetasin L.K, vjeç  28, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 11.11.2017, rreth orës 09:00, u ndalua shtetasi në kërkim M.B, vjeç 33, banues në Peqin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Sh.K, vjeç 25, banues në Kavajë, pasi dyshohet se rreth orës 07:15, në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtuese M.K, vjeç 23, banuese në Kavajë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja (në mjetin Toyota), shtetësia E.Gj, vjeç 24, banuese në Kavajë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen D.M, vjeç 20, banuese në Berat, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin A.T, vjeç 24, banues në Rrogozhinë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 23, banues në fshatin Armadh, pasi dyshohet se  më datë 11.11.2017, me vetëgjyqësi, i ka marrë disa kg mish dhe nuk i ka dhënë lekët shtetasit M.S, vjeç 47, banues në këtë fshat. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit A.O, vjeç 34, banues në Durrës, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 10.11.2017, rreth orës 14:05, në fshatin Gramëz, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi A.B, vjeç  44, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.T, vjeç 51, banues në Shijak, pasi dyshohet se  në Shijak, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 11.11.2017, rreth orës 12:30, në banesë është rrëzuar shtetasi A.M, vjeç 32, banues Elbasan,i cili gjeti vdekjen në spital. Nga veprimet e kryera rezultoi se ka nga shkallët. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 11.11.2017, rreth orës 12:30, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 31, banues në fshatin Dushk, pasi rreth orës 01:00, nga kontrolli në banesë, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 21.10.2017, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Sh.M, vjeç 26, banues në fshatin Klos. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.M, vjeç 31, banuese në fshatin Prevallë, pasi dyshohet se  bashkëshorti, shtetasi I.M, vjeç 35, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 11.11.2017, rreth orës 13:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Q,  vjeç  29, banues në fshatin Sheqeras, pasi më datë 10.11.2017, rreth orës 18:30, në këtë fshat, në oborrin e banesës të shtetasit N.L, vjeç 63, ka vjedhur disa pula. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 11.11.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.B, vjeç 29, banues në Bilisht, pasi dyshohet se më datë 10.11.2017,  rreth orës 01:30, tek një karburant duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi J.I, vjeç 26, banues në Bilisht, për pasojë ka dëmtuar lokalin e shtetasit J.P, vjeç 26, banues në Bilisht. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në fshatin Përparimaj, në banesën e shtetases E.K, kanë vjedhur 6 priza korrenti dhe kabullin elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin L.Zh, vjeç  38, banues në Pogradec, pasi dyshohet se  rreth orës 09:00, në afërsi të Spitalit, duke drejtuar mjetin tip “Wolksavagen”, ka aksidentuar shtetasen T.Ç, vjeç 60, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Pogradec

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Xh.K, 37 vjeç, banues në fshatin Dunicë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.11.2017, në fshatin Gështenjas ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin N.P, 36 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit është transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet për ndjekje të mëtejshme, iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: "Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Kolonjë

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K.B, 49 vjeç, banues në Ersekë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në rrugën e fshatit Shtikë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Mitsubishi", ka dalë nga rruga dhe për pasojë ky i fundit, ka marrë dëmtime të lehta për të cilat po merr mjekim në Spitalin e Ersekës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në oborrin e banesës, shtetasit G.O, vjeç 50, i kanë vjedhur 300 kg ullinj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.C, vjeç 36, banuese në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 18:00, në banesë, bashkëshorti, A.C, vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.11.2017, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.L, vjeç 33, banuese në Berat, pasi dyshohet se rreth orës 21:50, në banesë, bashkëshorti, R.L, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në lagjen “Afrim i Ri”, shtetasit H.K, vjeç  33, banues në Fier, pranë banesës së shtetasit A.P, i kanë vjedhur motorin tip “Yamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 05:30, në Rroskovec, në banesë ka vdekur fëmija i mitur 15 muajsh. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Komisariati i Policisë Lushnje 

Më datë 10.11.2017, rreth orës 18:05, në fshatin Kupas, në banesë është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetësia S.T, vjeç 60. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 15:00, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S, vjeç 56, banues në fshatin Mërtish, pasi rreth orës 13:00, tek “Pushimi i shoferit”, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin e parkuar tip ”Audi”, ku ka dëme materiale. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 15:20, u arrestua në flagrancë shtetasi B.P, vjeç 41, banues në fshatin Çudhi Krujë, pasi rreth orës 12:30, në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar kamionin tip “Scania”, ngarkuar me gurë mermeri, gjatë një manovre, një gur mermeri ka rënë nga karroceria, duke goditur mjetin tip “Peugeot”, drejtuar nga shtetasi M.I, vjeç  29, banues në Tiranë, për pasojë ka gjetur vdekjen pasagjerja E.I, vjeç 24 dhe janë dëmtuar drejtuesi e pasagjerja D.I, vjeç 50, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit I.S, vjeç 29, emigrant në Itali, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Trubull”, shtetasit T.V, vjeç 70, banues në Romës, i kanë vjedhur 2 ton ullinj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës 12:00, në lagjen “Lirim”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Z.S, vjeç 67. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.11.2017, rreth orës 19:00, në lagjen “28 Nëntori”, një person i ka vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt, shtetases F.Sh, banuese në Dhërmi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.O, vjeç 33,  banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “24 Maj”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit, për të ndaluar mjetin tip “Opel”. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 19:30, në lagjen “24 Maji”, është djegur pjesërisht banesa e shtetasit V.M, vjeç 56. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se shkaku i zjarrit ka qenë nga shkëndija elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 17:30, shtetasi A.H, vjeç 16, banues në fshatin Dukat, kallëzon se rreth orës 16:30, në Karaburun, është kanosur me fjalë nga shtetasi Y.P, vjeç 46, banues në Orikum. Materialet u  referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.H, vjeç 58, banues në Sarandë, pasi dyshohet se  rreth orës 00:30, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në Bistricë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri E.A, vjeç 54, banues në Sarandë, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 11.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.B, vjeç 53, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se  bashkëshorti K.B, vjeç 58, banuese në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 11.11.2017, rreth orës 10:00, në fshatin Zejmen, në banesë duke ndezur sobën me gaz, është djegur në fytyrë, shtetësia D.Ç, vjeç 67, e cila pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në Fushë Mamurras, është vjedhur me thyerje magazina e shtetasit L.Zh, vjeç 42, banues në këtë fshat, ku kanë marrë 1 televizor dhe 1 bombol gazi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në Laç, është vjedhur banesa e shtetasit M.Gj, vjeç 48, ku kanë marrë disa bizhuteri, një sasi eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 11.11.2017, rreth orës 20:00, u ndalua shtetasi në kërkim, A.Gj, vjeç 27, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 11.11.2017, rreth orës 18:00, u arrestua në flagrancë shtetasi F.N, vjeç 49, banues në Shkodër, pasi rreth orës 14:00, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.Z, vjeç 68, banues në fshatin Gomsiqe, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka pushtuar tokën e shtetasit Z.P, vjeç 62, banues në Gomsiqe. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 20:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 51, banues në Shkodër, pasi ka përndjekur disa herë, shtetasen (të dashurën) E.T, vjeç 41, banuese në Shkodër. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 11.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Sh, vjeç 58, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nipit, shtetasit P.Sh, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 11.11.2017, rreth orës 06:00, në fshatin Nangë, në banesën e shtetasit G.G, vjeç 40, ka rënë zjarr, ku janë djegur 1500 kg bimë medicinale dhe 36 m2 polisterol. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Sh.A, vjeç 50, banues në fshatin Shtiqën, pasi dyshohet se më datë 10.11.2017, ka bërë kallëzim të rremë, për largimin nga banesa të vajzës, M.A, vjeç 18. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 17:30, në autostradën Kukës-Morinë, në fshatin Bardhoc, ka rënë zjarr në mjetin tip “Peugeot”, të shtetasit E.R, vjeç 28, banues në Shkodër, për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen H.M, vjeç 45, banuese në Kukës, pasi dyshohet se  rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.M, vjeç 41, banues në Kukës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasit E.T., dhe S.H, vjeç 31 e 25, banues në Bajram Curri, pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në qytet, kanë goditur me grusht, shtetasin A.B, vjeç 48, banues në Bajram Curri. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal. 

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin V.M, vjeç 17, banues në Tropojë,  pasi dyshohet se  gjatë natës, në stallën e bagëtive të të atit, J.M, vjeç 56, ka vjedhur 4 bagëti. Punohet për kapjen e V.M. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në lagjen “Drita”, para banesës, shtetasit L.P, vjeç 47, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur një çantë dore me dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 11.11.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasit turk, M.A., dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshorten, N.A, vjeç  37 e 36, banues në Turqi, pasi rreth orës 15:30, në PKK Rinas, me tre fëmijët e mitur, u kapën duke tentuar të kalojnë kufirin me pasaporta serbe të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 5 pasaporta serbe të falsifikuara dhe një sasi euro. Nenet 189 e 298 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 11.11.2017, rreth orës 08:20, në PKK Port, u depërtua nga autoritetet italiane, shtetasi në kërkim, M.B, vjeç 33, banues në Peqin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 23:50, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 21, banues në Deçan-Kosovë, pasi rreth orës 22:15, në PKK Port, u kap me pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 11.11.2017, rreth orës 06:20, në S PKM Kapshticë, në dalje u kap shtetasi në kërkim  Sh.M, vjeç 26, banues në fshatin Klos, Elbasan, pasi dyshohet se më datë 21.10.2017, në fshatin Selvijas, Elbasan, në banesë i ka vjedhur një pompë uji, shtetasit Y.A. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë

Më datë 10.11.2017, në PKK Porti, Sarandë, u bë bllokimi i pasaportës të shtetasi turk, K.Y, vjeç 36, banues në Turqi, pasi dyshohet se në sistemin ASF Interpol rezultoi me status pozitiv. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 10.11.2017, rreth orës 22:30,  në aksin e rrugës nacionale Shkodër-Koplik, tek një karburant, u kap 1 shtetas algjerian. U procedua me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë  11.11.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit iranian, M.M, R.M., dhe Y.N, vjeç  60, 50 dhe 34, banues në Kashar e Laprakë, Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 10.11.2017, në  afërsi të fshatit Zogaj, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 11.11.2017, rreth orës 08:00, në SPKM Morinë, në hyrje u kap shtetësia në kërkim, K.D, vjeç 27, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 22.07.2012, është larguar nga banesa.

Më datë 11.11.2017, rreth orës 08:20, në SPKM Morinë, midis kabinave nr.1 dhe nr.2, persona të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283/a i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...