Kukës. Informacion paraprak.

Kukës. Informacion paraprak. Drejtoria Kukes 1M

Policia kap brenda pak minutash autorin e dyshuar te një vrasje me thike ne Kukës.

Në shëtitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R. M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A. M, 16 vjeç, banues në Kukës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e përdorur nga autori.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...