Elbasan Godet me thikë në banesë vëllain dhe kunatën e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Elbasan Drejtoria Elbasan

Godet me thikë në banesë vëllain dhe kunatën e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. I. , 35 vjeç, banues në Elbasan

Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në banesë pas një konflikti të momentit me familjarët  ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G. I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M. I., 39 vjeçe.

Shtetasi G. I., ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij shtetasja M. I, pasi ka marrë mjekim në spitalin Kirurgjik Elbasan është larguar për në banesë.

Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën  A. I. goditi vëllain dhe kunatën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 88  dhe 279 të  Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...