Lezhë, Arrestohen 3 shtetas për veprat penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura" dhe " Shfrytëzim prostitucioni"

Lezhë, Drejtoria Lezhe 1

Më datë 10.11.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- K. C, 24 vjeç, banues në Krujë

- I. K, 26 vjeç , banues në Krujë

- Gj. Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F. Gj. 25 vjeç, banues në Krujë

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtetasen e mitur XH. K., 16 vjeçe.

Vepra penale " Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura", parashikuar nga neni 101/2 në ngarkim të shtetasve K. C e I. K.

Vepra penale " Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga neni 114/2 në ngarkim të shtetasve F. Gj. dhe Gj. Gj.

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...