Kuçovë, Lëviznin me armë zjarri në qytet. Arrestohen në flagrancë.

Kuçovë, Lëviznin me armë zjarri në qytet, nuk iu binden urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe tentuan të largoheshin por u 11kucovearrestuan në flagrancë nga policia.

Arrestohen dy të rinj 20 e 21 vjeçar nga Kuçova.

U sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë tip "Makarov"

Më datë 10.11.2017, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kontrollin e territorit me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri si dhe atyre që trafikojnë lëndë narkotike, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kuçovë , bazuar dhe në informacione policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- F. M., 20 vjeç, banues në Kuçovë

- O. L., 21 vjeç , banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Në lagjen “Llukan Prifti”, këta shtetas janë konstatuar nga Policia dhe kur janë afruar shërbimet policore për kontroll pas thirrjes së bërë,   të dy shtetasit kanë hedhur armën e zjarrit Pistoletë "Makarov" dhe kanë tentuat të largohen me vrap por janë kapur më pas nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me 3 fishekë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme për veprat penale '’Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “ Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’’ kryer në bashkëpunim,   parashikuar nga nenet 278, 242 - 25 të Kodit Penal.

11kucove2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...