Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 13 nëntor 2017

Stema PoliciaPërmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.  

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 83 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 30 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 10 persona për narkotikët dhe 9 persona për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

Janë kapur 10 persona në kërkim.

3 persona për Dhunë në familje,                                       

4  persona për veprën penale "Vjedhja".

2 persona për veprën penale "Falsifikimi".

2 persona për  "Krime ndaj personit".

6 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

3 persona për veprën penale "Shfrytëzim Prostitucioni".

1 person për veprën penale "Shkatërrim i pronës me eksploziv".

2 personA për OSHEE.

1 person për veprën penale "Përndjekja".


Janë sekuestruar rreth 1.5 ton lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,

1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë.

3 armë zjarri,  1 krehër, 71 fishekë, 1 gjerdan fishekësh.
1 thikë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 135 persona.

Po gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:

1-Korçë, Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Mjegulla"

Policia dhe SHÇBA arrestuan në flagrancë 7 persona, nga të cilët 3 doganierë, 1 punonjës policie, 3 shtetas, si dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.


2- Velipojë, Operacion antidrogë  i koduar “Viluni beach”
Sekuestrohen rreth 1.5 tonë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Arrestohen në flagrancë pesë shtetas, ku njëri prej tyre  është punonjës policie, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.


3-Vlorë
Në vijim të punës për zbardhjen e dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura dhe kapjen e ndalimin e autorëve të tyre.
Finalizohet Operacioni Policor i koduar ''USTAI'', ku janë arrestuar në flagrancë tre shtetas.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që të tre këta shtetas vidhnin.

4- Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "SMOKE SNAKE"

Gjatë orëve të  para të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Caserta-s.

Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i koduar "SMOKE SNAKE" është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianisë dhe ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e  operacionit ka patur  një shkëmbim në kohë reale  informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.
 
Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.

500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro Cash.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;
 18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.
 
Shtetasi Shqiptar me iniciale L. C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të  këtij operacioni.

E. N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu be njoftimi i urdhër arrestit  në burg.

 E. Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu be njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është  sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

Po gjatë operacionit  janë sekuestruar edhe asete të tjera  të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.

Organizata kriminale operonte  në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Caserta-s.

Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk  mund të japim detaje të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...