Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Nëntor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.P vjeç 30, banues në Fushë-Arrëz, pasi dyshohet se më datë 11.11.2017, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në dalje të tunelit, duke drejtuar kamionin tip “Man”, ka humbur kontrollin për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.T vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar autobusin tip “Man”, ka aksidentuar këmbësorët D.D dhe nipin M.D, vjeç 61 e 4, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.S vjeç 62, banues në Sauk, pasi në Sauk, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.F vjeç 46 banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin A.M vjeç 61, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.B vjeç 22, banues në Manëz, pasi dyshohet se te kryqëzimi i fshatit Luz, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar pasagjeri H.T vjeç 22, banues në Manëz, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin O.T vjeç 24, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen 4, në mjetin tip “Benz”,  iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Berat

Më datë 12.11.2017, nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i

shtetasit:

A.O 37 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, në vendin e quajtur

‘’Rrotondoja e Çiflikut’’, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe djali i tij shtetasi B.O 11 vjeç të cilët

ndodhen jashtë rezikut për jetën.

Pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet shtetasi R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po

merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rezikut për

jetën.

Nga testi i alkoolit i kryer me aparatin Drager drejtuesi mjetit ka rezultuar në gjendje të

dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’’ dhe ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit’’, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për narkotikët

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.D vjeç 33, banues në fshatin Fitore, pasi dyshohet se më datë 11.11.2017, në fshatin Mifol, në mjetin tip “Peugeot”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja F.S, vjeç 19, banuese në Vlorë, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Lezhë

Sekuestrohen 1210 kg duhan i grirë pa dokumentacion justifikues.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën Lezhë- Shkodër, në dy automjete u konstatuan 90 kg dhe 1120 kg duhan i grirë, pa dokumentacionin përkatës.

Në lidhje me këtë, u arrestuan në flagrancë poseduesit pasi nuk dispononin asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli, konkretisht shtetasit:

J.C, 45 vjeç, banues në Shkodër.

A.Sh, 24 vjeç, banues në Guri Zi -Shkodër.

Veprat penale në ngarkim të tyre "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga nenet 172, 178, 149/a dhe 288/a të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D vjeç 30, banues në Manati, Lezhë, pasi tek kryqëzimi i Gurrave, Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.K vjeç 15 banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Tre Heronjt”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, shtetasja S.GJ, vjeç 29 banuese në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka dalë nga rruga, është aksidentuar dhe ka vdekur në spital, dhe është plagosur lehtë pasagjeri shtetasi R.F vjeç 32 banues në Kosovë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për krimet e rënda

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.11.2017, në lagjen nr. 4, në anë të  rrugës te “Gurorja e Muçe”, kanë djegur një pjesë tubi plastik, që furnizon me ujë Teqenë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 159 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Mullet, u konstatuan 2 kamionë të nje firme private duke shkarkuar inerte dhe dhera, pa leje përkatëse. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, gjatë natës, në rrugën “Bajram Curri”, është vjedhur banesa e shtetasit G.RR vjeç 55, banues në Tiranë, ku kanë marrë një shumë te papërcaktuar parash dhe disa bizhuteri të ndryshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në rrugë “Ymer Kurti”, në banesë, kakonsumuar shumë pije alkoolike dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, shtetasi L.L vjeç 49, banues në Tiranë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 12.11.2017, në rrugën “Sulejman Delvina”, në banesë, ka gjetur vdekjen shtetasi F.SH vjeç 61, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes ishte nga ataku kardiak. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.F vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhok Biba”, në një apartament të marrë me qera, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S,vjeç 24 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Prokop Myzeqari”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Ç.M dhe A.C, vjeç 41 e 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Çamëria”, A.C dyshohet se i ka vjedhur telefonin Ç.M dhe nga veprimet e kryera ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, telefona celular të përdorur, të cilat i shisnin në rrugë. Nenet 180/1 dhe 134 të Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasetK.T dhe H.S, vjeç 45 e 66, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë bashkëshortja dhe vjehrra, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit G.T vjeç 48, banues në Tiranë. Neni l30/a i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.K vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Vedat Kokona“, në oborrin e banesës, u konstatua se ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, në QSUT, në reaminacion, ka vdekur i dënuari B.F vjeç 74, banues në Shkodër, i cili vuante dënimin, për veprën penale “Vrasja”. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 12.11.2017, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, shtetasit R.K vjeç 24, banues në fshatin Tapizë, në mjetin tip “Ford”, i kanë vjedhur çantën, ku kishte një shumë lekësh dhe dokumente të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin O.L vjeç 76, pasi dyshohet se në banesë ndaj tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike djali I.L vjeç 44. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Tiranë.

Qëllon me armë zjarri në drejtim të banesës të një shtetasje, procedohet penalisht nga policia.

Më datë 12.11.2017, shërbimet e Komisariatit Nr.6 proceduan penalisht shtetasin :

- F. Ç., 65 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 12.11.2017,rreth orës 11:00, dyshohet se në fshatin Pinet Ndroq, ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në drejtim të banesës së shtetases, N. T., 54 vjeçe, banuese në fshatin Pinet, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut teke, kalibër 12 mm, të cilën e kishte me leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga Neni 274 i Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I.L vjeç 34, banues në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshortja M.L vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës  së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2016, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.11.2016, shtetasi K.P, vjeç 61, banues në Durrës, ka kallëzuar se, është larguar nga banesa bashkëshortja D.S vjeç 58. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe punohet  për kapjen e  shtetasit  S.D vjeç 18, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen A.D vjeç 16. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin K.K vjeç 50, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ish kunati V.K vjeç 38, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S vjeç 31, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017,u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin  V.K vjeç 38, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “5 Maji”, ka goditur me grusht, shtetasin K.K vjeç 50, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin XH.Q vjeç 54, banues në fshatin Sotirë, pasi dyshohet se në Sotirë, gjatë riparimit të çatisë së banesës së tij, ka dëmtuar çatinë e një dhome, në pronësi të vëllait F.Q vjeç 60. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin S.K vjeç 41, pasi dyshohet se bashkëshortja G.K, vjeç 37, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen G.K vjeç 37, banuese  në Korçë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 12.11.2017, në fshatin Orman, duke punuar me karrocën me kalë, janë rrëzuar, bashkëshortët R.D e E.D, vjeç 31 e 35, banues në fshatin Orman, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u  referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.M vjeç 31 pasi dyshohet se ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin A.A vjeç 34, banues në Bilisht. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes për shtetasen XH.K, vjeç 24, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes për shtetasen A.E, vjeç 21, pasi dyshohet se vëllai A.E vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.M vjeç 45, pasi dyshohet se bashkëshorti DH.M vjeç 53, e ka kanosur. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.D, vjeç 39, pasi dyshohet se bashkëshorti G.D vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 4, është vjedhur lokali “Fast-Food”, në pronësi të shtetasit N.A vjeç 33, banues në Vlorë, ku kanë marrë nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë

Në vijim të punës për zbardhjen e dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura dhe kapjen e ndalimin e autorëve të tyre.

Finalizohet Operacioni Policor i koduar ''USTAI'', ku janë arrestuar në flagrancë tre shtetas.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që të tre këta shtetas vidhnin.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës së tyre për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, përfshirë vjedhjet e kryera vetëm apo në bashkëpunim si edhe për kapjen e arrestimin e autorëve kryerës të këtyre veprave penale, nisuar nga një punë e mirëfilltë hetimore kanë arritur të finalizojnë me sukses Operacionin Policor të koduar ''USTAI''.

Në kuadër të këtij operacioni policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm:

A.T 18 vjeç, banues në Vlorë.

E.H, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Xh.H., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.T, E.H, dhe Xh.H., për veprime të mëtejshme hetimore.

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.V vjeç 55, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Kushtrimi”, ka kanosur me fjalë shtetasin R.M vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, në fshatin Babicë, shtetasi B.H vjeç 70, emigrant në Angli, ka  konstatuar  vjedhjen e banesës së tij, ku kanë marrë një  armë  gjahu teke, që e mbante me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 12.11.2017, në pikën e bllokimit në Vrion, u bllokua mjeti tip  “Hyndai”, me një targë që i përket një mjeti tjetër, pasi më datë 06.11.2017, në vendin e quajtur kthesa e fshatit Vrinë, Konispol, ky mjet u gjet i braktisur në një ferrë. Ngjarja do të ndiqet administrativisht. Punohet për identifikimin e poseduesit të automjetit.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 12.11.2017, gjatë natës, në Ishull Shëngjin, në stallën pranë banesës, shtetases M.N vjeç 45 banuese në Ishull Shëngjin, i kanë vjedhur një lopë dhe një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ vjeç 17, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Linhaj”, pa targë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë. Nenet 279 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, në Rrilë Lezhë, është vjedhur servisi i automjeteve, në pronësi të shtetasit D.GJ vjeç 34, banues në Lezhë, ku kanë marrë 2 trapana tip “Makita” dhe 2 kuti me çelësa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenin 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 12.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M vjeç 58, pasi bashkëshortja e vëllait, shtetasja B.M, vjeç 37, ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.RR,vjeç 54, banues në Bulshar, pasi dyshohet se më datë 10.11.2017, në fshatin Nenshejt, ka goditur me grusht, shtetasin GJ.K,vjeç 63, banues në Nenshejt. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 11.11.2017, në fshatin Gojan i Madh, në banesat ngjitur të shtetasve D.V dhe nipit M.V, vjeç 65 e 38, ka rënë zjarr, për pasojë janë djegur pjesërisht banesat dhe tre barakat me materiale të ndryshme. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet rezulton se, zjarri ka rënë aksidentalisht pasi shtetasja D.V, ka qenë duke pjekur raki me zjarr në barakën ngjitur. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin H.A vjeç 68, banues në Kukës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, ka kanosur me thikë shtetasit I.H e S.H vjeç 28 e 25, banues në fshatin Pobreg. Me cilësinë e provës materiale u bllokua thika. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 12.11.2017, gjatë ditës, në fshatin Rosuje, Bujan, kanë vjedhur nje shume lekesh në banesën e shtetasit D.D vjeç 49. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin R.M vjeç 45, banues në fshatin Homesh, pasi dyshohet se në Homesh, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin A.K vjeç 45, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më  datë 12.11.2017,u referuan materialet Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.P vjeç 23, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se, në PKK Port,u kap duke tentuar për të  kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të pa ligjshme me një pasaportë  biometrike në emër të shtetasit V.B  dyshohet se e ka përdorur duke shfrytëzuar ngjashmërinë.Neni 189/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 12.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.GJ vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në PKK Muriqan, iu bllokua me cilësinë e provës materiale, mjeti tip “BMV”, pa targë, pasi rezulton i vjedhur më datë 26.12.2016, në Gjermani. Neni 141/a i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...