Durrës. Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Durrës. Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Policia-durres

Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë I dënuar me 16 vite burg.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

• E. D. 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.

Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG. SENT-5571/08 REG. GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.

I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...