Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 14 Nëntor 2017

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për korrupsionin

Më datë 10.11.2017, në vazhdim të operacionit “Një vrasje e dytë”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

K.M., 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, me vendim Nr. 416, datë 10.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i gjytarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në “Bashkëpunim”. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

G.D dhe A.B, me të njëjtin vendim Gjykate dhe po për të njëjtat vepra penale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë për vepren penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Kuptimi i bashkëpunimit” parashikuar në Nenet 319 & 25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 13.11.2017, shtetasja A.H, vjeç 45 banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 30.10.2017, nëna A.H, ka kryer një operacion në nje spital privat dhe stafi i spitalit me administrator R.M, vjeç 38, banues në Tiranë, e ka mashtruar, duke mos i njohur shpenzimet e reanimacionit pas operacionit, të cilat i ka paguar vetë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Ç, vjeç 18 e 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, D.Ç, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volsvagen” ka përplasur motorin tip “Baodiao”, pa targë, drejtuar pa leje drejtimi nga L.D, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.L, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, te Bërryli, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.V vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kadri Prishtina”, duke drejtuar mjetin tip “Benz ML”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur L.Sh, vjeç 8, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H vjeç 60 banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin teknologjik tip “Rrul”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “California”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.K, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësoren M.B, vjeç 35 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Sektori për trafiqet e narkotikët

Durrës.

Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndalohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dënuar me 16 vite burg.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

E.D 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.

Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.

I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për trafikim të mjetit tip “Audi”, më datë 13.11.2017, me cilësinë e provës materiale u bllokua ky mjet, pasi dyshohet se është në kërkim në Greqi dhe ka patur tjetër targë orgjine. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.C, vjeç 52, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Rrashbull, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren R.A, vjeç 36, banuese në Rrashbull, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:I.M 38 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në unazën e qytetit, pranë stacionit të trenit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Italian P.P, vjeç 59, banues i përkohshëm në Elbasan, pasi dyshohet se afër nje qendre tregtare duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin  tip “Nisan”, ka aksidentuar këmbësoren A.M, vjeç  37, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.11.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.R, vjeç 59, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Podgorie, Maliq, duke drejtuar me lejë drejtimi motorin tip “Loncin”, pa targë, ka humbur kontrollin, për pasojë janë aksidentuar vet dhe pasagjeri F.D, vjeç 49, banues në Podgorie, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 52 banues në Laç, Kurbin, pasi në rrugën Saxhak - Laç, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Yamaha”, pa targë.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 62, banues në fshatin Zhejë, Kurbin, pasi në Laç u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 13.11.2017, shtetasi E.H, vjeç 28 banues në Tiranë, kallëzon se më datë 09.10.2017, është larguar për në Zvicër vëllai A.H vjeç 18 dhe më datë 17.10.2017, ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.S e R.B, vjeç 29 e 48 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “George W Bush”, ne nje qender tregtare kanë prishur rendin e qetësinë publike, ku M.S ka goditur me grusht R.B, pasi para disa ditësh e ka kanosur nëpërmjet telefonit. Nenet 274, 84, 90 të Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.SH, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, në ambientet e nje vile ka goditur me grusht shtetasin I.M, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e celularit të shtetases XH.N, më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim E.H, vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, shtetasja E.V, vjeç 47, banuese në Tiranë, kallëzon se, është larguar nga banesa vajza e mitur T.V, vjeç 17, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.Ç, vjeç 43, banues në Divjakë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit me sms, ka kanosur shtetasen E.G, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 14.11.2017, në rrugën ‘’Ylbere Bylykbashi’’, në banesë, ka vdekur shtetasja S.N, vjeç 82. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 13.11.2017, në rrugën “Asim Vokshi”, te nje dyqan kafshesh shtetases N.L, vjeç 40 banuese në Tiranë, i kanë vjedhur 1 qen të racës “Terrier“, bashkë me kafazin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.DH, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Prisk, po ndërtonte një objekt pa leje. Nene 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.M, vjeç 24, banues në Tiranë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” bazuar në nenin 237 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Gjon Buzuku”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 thikë, me kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Arkitekt Kasemi”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 13.11.2017, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QSUT dhe ka ndërruar jetë, shtetasi D.XH, vjeç 39, banues në Bathore. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja është natyrale, si pasojë e një infarkti kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Qelqi”, ka goditur me grusht shtetasin M.D, vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.G, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Qelqi”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.D, vjeç 49, banues në Kavajë, pasi te rrethrrotullimi i “Ullirit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin e modifikuar tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.RR, vjeç 26, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 4, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford Fokus”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Q.I vjeç 53, banues në Kavajë, për pasojë është aksidentuar fëmija i mitur E.R, 6 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.XH, vjeç 28, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 2, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 thikë, me kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 13.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.Z, vjeç 19, pasi dyshohet se nëna A.Z, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.11.2017, në Sukth, si rezultat i një shkëndije elektrike ka marrë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të nje kompanie me drejtues shtetasin E.K vjeç 31, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 13.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L.B, vjeç 50, pasi dyshohet se bashkëshortja K.B vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.SH, vjeç 30, pasi dyshohet se bashkëshorti S.SH, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.C, vjeç 44, pasi dyshohet se djali F.RR vjeç 24 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.SH, vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 11.11.2017, në lagjen nr. 11, në një lavash, ka vjedhur 2 tapete të shtetasit Z.D, vjeç 24, banues në Shënavlash. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.H vjeç 43, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Sukth te nje bar-kafe ka kanosur e  goditur me grusht, shtetasin A.D, vjeç 42. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.B vjeç 35, për veprën penale ”Kanosja për shkak të detyrës”, bazuar në nenin 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 13.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.K vjeç 19, pasi dyshohet se bashkëjetuesi M.K, vjeç 20, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.11.2017, në fshatin Gramëz, është rrëzuar  nga shkallët e banesës dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, fëmija i mitur vjeç 1. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 13.11.2017,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.M, vjeç 45 pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.B, vjeç 53 banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Shënkoll”, u konstatua duke ndërtuar katin e tretë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.11.2017, rreth orës 04:35 në Lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në garazhdin  e një pallati ku kanë qenë të parkuara mjetet e banorëve të pallatit,  ka rënë zjarr.

Si pasojë  njëri nga mjetet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht.

Rënia e zjarrit paraprakisht mendohet të ketë qenë aksidentale, si pasojë e defektit teknik  që ka patur njëra nga mjetet e parkuara brenda garazhdit të pallatit.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit O.B, vjeç 35, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në Cërrik, në farmacinë e shtetases M.N, vjeç 59 banuese në Elbasan, i ka marrë nje shume lekesh në sirtarin e banakut dhe pasi është diktuar i ka hedhur lekët në banak. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.M, vjeç 40, banues në Peqin, administrator i nje firme private pasi dyshohet se më datë 12.11.2017, në fshatin Dardhë, ka prerë dru  ahu në ngastrën nr. 77/a, në administrim nga nje tjeter firme private dhe më pas ka kanosur me fjalë administratorin K.S, vjeç 57, banues në Librazhd. Nenet 205 e 84 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dhunë psikologjike ndaj shtetases B.M, më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për bashkëshortin I.M vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.D vjeç 51 banues në lagjen “Sporti”, pasi dyshohet se në tarracën e banesës, u konstatua e ndërtuar një tendë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 14.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.H, vjeç 26 pasi dyshohet se bashkëjetuesi D.D vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.C, vjeç 57, banues në fshatin Gurras, pasi dyshohet se shtetasi E.Ç, vjeç 54 banues në Pogradec, ka kallëzuar se, e ka shqetësuar vazhdimisht në telefon. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 13.11.2017,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin J.P, vjeç 59 pasi dyshohet se djali S.P, vjeç 29 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.A, vjeç 20, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se në lagjen “Uznovë”, ka vjedhur tre shufra duralumini të derës banesës së shtetasit G.K, vjeç 50 emigrant në Greqi. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.11.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasit M.M, K.M e N.M, vjeç 68, 61 e 36, pasi dyshohet se në banesë, djali TH.M, vjeç 34, i sëmurë mendor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe bashkëshortes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 14.11.2017, shtetasi T.M, vjeç 30, banues në Kuçovë, roje te Ndërmarrja e Gjelbërimit, ka rënë nga lartësia në një ndërtesë të ndërmarrjes dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.H.B 56 vjeç, banues në Mbyet, Fier, pasi:

Në rrugën Fier-Kraps, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, nën ndikimin e alkoolit në masën 1.19 mg/l.

2.M.K 20 vjeç, banues në Kraps, Fier, pasi:

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i zogut të zi” Fier, është kapur duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, i pa pajisur me leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 iKodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në

flagrancë shtetasin:SH.GJ 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikëbashkëshorten, shtetasen M.Gj 43 vjeçe dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj 18 vjeç, duke ju shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje përveprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Informacion paraprak

Më datë 13.11.2017, në Lushnjë, afër rotondos së Çermës, është gjetur i aksidentuar shtetasi SH.H, 49 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen S.B vjeç 41, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti S.B vjeç 42 ka kallëzuar ndaj saj se, i ka dhunuar banesën në fshatin Selenicë. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Q.Z vjeç 57 banues në fshatin Treblovë, Selenicë, pasi dyshohet se shtetasja N.Z, vjeç 70, ka kallëzuar se i ka pushtuar pronën në Treblovë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, në Selenicë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja T.Z, vjeç 46, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.M, vjeç 26 banues në fshatin Bolenë, pasi dyshohet se më datë 08.11.2017, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin R.D, vjeç 28, banues në Vlorë.Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.D, vjeç 28, banues në Vlorë pasi dyshohet se më datën 10.11.2017, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin I.M, vjeç 55, banues në fshatin Bolenë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 11.11.2017, gjatë natës, në fshatin Kuç-Buronja, kanë vjedhur 13 keca e dhi në stanin e shtetasit XH.L, vjeç 63. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi G.D, vjeç 30,  banues në lagjen “28 Nëntori”, gjatë punës në një banesë në lagjen “Kushtrimi”, ka rënë nga një skelë dhe ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.S vjeç 57, banues në lagjen “24 Maji”, pasi dyshohet se në matësin elektrik në banesë, është konstatuar dëmtim i vulave. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin DH.M, vjeç 53, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes A.M, vjeç 45. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, gjatë natës, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në një pallat në ndërtim, kanë vjedhur 15 matës të energjisë elektrike, për të cilën ka kallëzuar punonjësi i OSHEE-së. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Punohet për identifikimi dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se më datë 11.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, rruga “Mitat Hoxha”, kanë vjedhur byrektoren e shtetasit N.XH vjeç 46 banues në këtë lagje, ku kanë marrë një televizor e nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.11.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 3, shtetasit L.SH, vjeç 21, banues në Sarandë, i kanë vjedhur parafangon në mjetin “Volksvagen Golf 5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B, vjeç 41, banues në Dunavat,  pasi në fshatin Dervician, ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin O.S vjeç 41, banues në Dervician. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin R.P vjeç 42, banues në fshatin Dragot, pasi dyshohet se në Dragot, në zdrukthëtarinë e tij, duke çmontuar një predhë luftarake të vjetër, si rrjedhojë e shpërthimit të predhës është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.GJ, vjeç 53, banues në Torovicë, pasi dyshohet se më datë 12.11.2017, në gjendje të dehur, ka bërë njoftim të rremë në polici. Neni 272 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit GJ.B, vjeç 57, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se në Rrëshen, në nje lokal në pronësi, specialistët e OShEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 13.11.2017, në fshatin Beltoj, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasjaM.P, vjeç 20, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.K, vjeç 52 banues në Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Dobraç, është konstatuar se ka në ndërtim një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.SH, vjeç 63, banues në lagjen “Tom Kola”, pasi në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.SH, vjeç 49 banues në lagjen “Mar Lula”, pasi në banesë, punonjësit OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet kapjen e shtetasit K.B, vjeç 40, banues në lagjen “Mar Lula”, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 13.11.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.C, vjeç 50, banues në fshatin Sohodoll, pasi dyshohet se në tokën e tij në Sohodoll, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Më datë 13.11.2017, shërbimet e DVP Tiranë, ndaluan 1 shtetas algjerian, emigrant i paligjshëm, i cili në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u dërgua në QMH Karreç.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 13.11.2017, në PKK Rinas, në dalje, u kap shtetasja në kërkim D.S vjeç 58 banuese në Durrës, pasi dyshohet se më datë 12.11.2017, e shpallur në kërkim pasi është larguar nga banesa.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.P vjeç 34, banues  në Tiranë, kthyer deportiv nga Greqia në KPK Rinas, pasi dyshohet se më datë 31.10.2017, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.H, vjeç 29, banues në Durrës, pasi dyshohet se në SPKM Port, ka tentuar të kalojë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 13.11.2017, në vendin e quajtur fshati Grapsh, u kapën 4 shtetas libianë, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 13.11.2017, në SPKM Kakavijë, u ndalua shtetasi në kërkim E.C vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.07.2017, babai H.C, ka  kallëzuar se është larguar nga  banesa.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 12.11.2017, në afërsi të PKK Hani i Hotit, u kapën 1 shtetas afgan dhe më datë 13.11.2017, u kapën 2 sirian, 2 tunizian e 1 libanez, emigrant të paligjshëm, larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin e mitur E.D, vjeç 17 banues në Kukës, pasi dyshohet se afër PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin e mitur B.M, vjeç 17, banues në Kukës , pasi dyshohet se afër PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 13.11.2017, në SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim E.D, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2017, shtetasi A.M ka kallëzuar ndaj tij se, me anë të mashtrimit, i ka marrë lekë dhe dokumentet e mjetit. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 25,  banues në Tiranë, pasi në SPM Morinë, u kap me mjetin tip “Honda”, në pronësi, me targë të ndryshuar e ndërhyrje në numrin e shasisë. Nenet 174 e 190 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...