Tiranë. Arrestohet autori i dyshuar i disa vjedhjeve të telefonave

Tiranëtirane

Arrestohet autori i dyshuar i disa vjedhjeve të telefonave

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4  kanë arrestuar  shtetasin:

A.P 35 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas më datë 18.12.2017, rreth ores 11:30, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “5 Maji”, tek tregu, telefonin , shtetases R. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale tefefoni i vjedhur.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshte :

Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobuzit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat.

Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën "Ferit Xhajko", tek stacioni i autobuzit të unazës, i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë .

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.

Materialet  i'u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Janar 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...