Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 21 Dhjetor 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24-orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 14 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

4 persona në kërkim

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Vjedhja".

1 person për veprën penale "Vjedhje e energjisë elektrike".

Është arrestuar 1 shtetas për Krimin Ekonomik e Financiar

1 person për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"

Gjithashtu janë sekuestruar 1 armë zjarri si dhe 25 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 54 persona.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5