Vlorë. Finalizohet operacioni policor i koduar ''NDJEKJA''.

Vlorëndjekja 19.12 1

Goditet një rast i prodhim shitjes së lëndëve narkotike. (për video kliko mbi link)

Finalizohet operacioni policor i koduar ''NDJEKJA''.

Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ''11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip ''Opel'', i cili drejtohej nga shtetasi R.A.

Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.

Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

R.A., 51 vjeç, banues në Fier.
 
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

ndjekja 19.12 1

ndjekja 19.12.2

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4