Tiranë Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit 17.12.2017

TiranëPolicia rrugore

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager  në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar,  evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, të atyre drejtuesëve që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë  burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Në drejtim të shpejtësisë në  autostradë  dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentar dhe ndëshkuar:
58 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur  gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :

9 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur, ku në një rast , një derjtues mjeti tejet i dehur qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen duke u bërë akoma më tepër burim rreziku për jetën e tij dhe të përdoruesëve të rrugës.

Si dhe janë arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet  të pa paisur me Leje Drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.

Kontrollet kanë konsistuar  edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor  ku për 48 orët e fundit janë vendosur :

•    61  masa për mos përdorin rripin e sigurimit.

•    84  masa për parakalim të gabuar

•    115 masa për përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

•    14  masa  për  mos respektim të  sinjalistikës së semaforit

•     71 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa  kontroll teknik të mjetit, etj.

•    Si dhe 803 masa  për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
 
Janë bllokuar  dhe 13 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm : Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5