Shkodër. Sekuestrohen 22.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

Shkodërshkoder 17.12 1

Nuk i bindet urdherit të policisë, tenton të largohet pasi transportonte lëndë narkotike, por arrestohet në flagrancë. (për video kliko mbi link).

Sekuestrohen 22.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

Më datë 17.12.2017, nga forcat e posaçme Shqiponja” u arrestua në flagrancë shtetasi:

B.Q 32 vjeç, banues  në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër,

Arristimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volkswagen” ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i  është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku  kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.

Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Materialet iu referuan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

shkoder 17.12 1

shkoder 17. 12 2

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5