SHÇBA. Në kuadër të operacionit 'Blue border', goditet një rast i korrupsionit pasiv.

SHÇBA arreston 1 punonjës të Policise Kufitare per korrupsion pasivshcba

Ne kuader te operacionit 'Blue border', Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlore kanë goditur një rast te korrupsionit pasiv.

SHÇBA kishte rregjistruar procedimin penal mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me heret.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme.  

Strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë B.SH, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlore.

Efektivi i pikes se kalimit kufitar i kerkoi 100 euro nje shtetasi per te lejuar te vijonte udhetimin drejt Italise, duke pretenduar se nuk permbushte teresisht kushtet e kalimit të lirë ne zonen  Shengen.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, ne cilesine e proves materiale.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4