Tiranë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Tiranë
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim, një për veprat penale " Vrasje me paramendim", mbetur në tentativë , e "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe një për veprën penale " Prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike në bashkëpunim"
Shërbimet e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- A.M, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga ana e D.V.P.Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale të “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 78/1, 22, e 278/1 të Kodit Penal.
Më datë 11.07.2017, në rrugën " Sabaudin Grabani" nga një konflikt i çastit midis shtetasve A.F. dhe E.F., me shtetasit A.M e Xh.V., ka ngelur i plagosur me armë zjarri shtetasi Xh.V.
Gjithashtu nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
- E.S 28 vjeç, banues në Tiranë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshur urdhër arresti Nr. 1745 /2017, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkpunim" të llojit Heroinë dhe Cannabis Sattiva" , ku me datë 15.12.2017, pas hetimit intensiv dhe të mirëorganizuar nga shërbimet e Policisë është bërë e mundur arrestimi i shtetasit të lartpërmendur, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesen e këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
- Një dozë e dyshuar si lënde narkotike e lllojit " Heroine", 22 tableta të dyshuara "Metodan", një sasi e vogël Cannabis Sativa, një sasi e konsiderueshme vlerë monetetare, 1 mjet tip " Ford" dhe një aparat celularë markës " Blackberry".
Më datë 11.09.2017, u kapën ne flagrancë dhe u arrestuan shtetasit J.F. dhe D. Sh., si dhe u shpall në kërkim shtetasi i mësipërm si bashkëpuntorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pasi në rrugën "Aleksandër Mojsiu", pranë një shkolle, gjatë kontrollit të ushtruar, dy shtetasëve të arrestuar iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit "Heroinë"
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.