Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 17 Dhjetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.N, vjeç 27, banues në Krujë, pasi rreth orës 03:37, në rrugën “Selim Brahja”, duke drejtuar mjetin tip “BMV X6”, me dokumentacionin e mjetit i ka dhënë punonjësit e policisë në formë ryshfeti 2.000 lekë dhe është larguar së bashku me mjetin. Punohet për kapjen e M.N. Nenet 244 e 242 të Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”, më datë 15.12.2017, rreth orës 23:00, në spital, ka vdekur shtetasja A.M, vjeç 36, banuese në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.  
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 16.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.I. dhe u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës e punohet për kapjen e shtetasit D.N., vjeç 40 e 38, banues në Durrës, pasi më datë 16.12.2017, rreth orës 19:15, në PKK, Port, gjatë kontrollit në kabinën e mjetit kamion trajler tip “Benz”, u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 2 kg e 568 gr. lëndë narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/a i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 16.12.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.P, vjeç 22, banues në Elbasan, pasi rreth orës 11:00, në lagjen “Çlirimi”, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1.5  gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.R, vjeç 48, banues në Tiranë , me leje drejtimi, pasi rreth orës 13:00, te “Kryqëzimi i Cërrikut”, duke drejtuar mjetin kamion tip “Renault” ka aksidentuar shtetasen V.Ç, vjeç 68, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.K, vjeç 44, banues në Durrës, pasi rreth orës 11:30, në fshatin Xibrak, duke drejtuar mjetin tip “Hynday”, është përplasur me mjetet tip “Ford”, me drejtues shtetasin Sh.K, vjeç 24, banues në Elbasan, dhe me mjetin tip “Autobus”, me drejtues shtetasin A.H, vjeç 51, banues në Tiranë. Si pasojë janë aksidentuar shtetaset H.K, F.K  dhe H.K, vjeç 55, 24 e 18, banuese në fshatin Qerret, Elbasan, të cilat ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë  
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit S.Gj dhe D.Q, vjeç 29 e 29, banues në Poloskë, Devoll e Korçë, pasi rreth orës 19.00, në rrugën “Teli Samsuri”, Korçë, Silviano, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volsvagen”, të drejtuar nga D.Q, pa lejë drejtimi, për pasojë është dëmtuar shtetasja  D.Q dhe pasagjerja E.K, 29 vjeçe, banuese në Bilisht,  të cilat ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 e 291 të Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Dh, vjeç 37, banues në Korçë, pasi rreth orës 18.45, në Maliq u kap duke drejtuar pa lejë drejtimi e në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”,. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 16.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.G, vjeç 49, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi rreth orës 10:00, në lagjen Çlirim, te karburanti “Gradeci”, ka goditur me thikë shtetasin Sh.D, vjeç 56, banues në Çorovodë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 16.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.S, vjeç 30, banues në fshatin Memaliaj, Tepelenë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar 8 vjet burg, për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni  283 i Kodit Penal. 
Më datë 16.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.M, vjeç 22, banues në fshatin Kodër, Tepelenë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,  ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni  283/2 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin P.A, vjeç 40, banues në Rusi, pasi në bashkëpunim edhe me administratën doganore në Shengjin, Lezhë, është konstatuar se nuk kishte deklaruar të saktë në doganë sasinë e gazoilit të ngarkuar për llogari të një shoqërie private, ku nga matjet e kryera rezulton një diferencë prej 78.59 ton gazoil. Neni 172 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Gj, vjeç 20, banues në Laç, pa leje drejtimi, pasi më datë 15.12.2017, rreth orës 02.30, në rrugën rurale Gorrë-Gurëz, te ura e kanalit të acidit, Kurbin, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri M.T, vjeç 22, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët.

Nuk i bindet urdherit të policisë, tenton të largohet  pasi transportonte lëndë narkotike, por arrestohet në flagrancë. Sekuestrohen 22.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
Më datë 17.12.2017, nga forcat e posaçme Shqiponja” u arrestua në flagrancë shtetasi: B. Q, 32 vjeç, banues  në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër,
Arristimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volksëagen” ,  ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i  është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi.
Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku  kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë. Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë.
Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit B. Q, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë. Materialet iu referuan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjessë narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 16.12.2017, rreth orës 21:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 17:30, te Sheshi “Nënë Tereza”, ju gjet e bllokua 2.4 gr. lëndë e dyshuar  narkotike e llojit "Cannabis Sativa". Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 19:00, në rrugën “Petronini Luarasi”, kanë vjedhur pa thyerje banesën e shtetases V. P., 55 vjeçe, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme lekësh dhe disa bizhuteri. Në banesë nuk kishte njëri kur ka ndodhur vjedhja. Në lidhje me këtë janë shoqëruar 10 persona në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr 1, ku vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për  veprën penale të parashikuar nga nenet  Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, gjatë natës, te Njësia Bashkiake nr. 1, janë vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, në pronësi e shtetases E. S., 38 vjeçe banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 21:00, në hyrje të tunelit të Krrabës, kanë vjedhur bateritë e kamionit të një firme , me roje të parkingut Xh. H., 54 vjeç , banues në fshatin Mushqeta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 15.12.2017, rreth orës 22:00, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në një lokal, një person i paidentifikuar, ka goditur në bark me një mjet prerës shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F. P., 20 vjeç , banues në Tiranë,  pasi rreth orës 05:00, në kryqëzimin e sheshit “Uillson”, ka dëmtuar tabelën e një lokali. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, gjatë natës, në rrugën “Tish Dahia”, tek një kompleksi , kanë vjedhur 3 biçikleta të shtetasve E.M., F. J. dhe K.P., 29, 54 e 49 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 16.12.2017, rreth orës 15:10, në fillim të rrugës së “Kavajës”, pranë stacionit të autobusit  persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur telefonin celular të markës “Iphone6“, shtetases K.T., 24 vjeç , banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M., 23 vjeç, banues në Tiranë,  pasi rreth orës 13:30, në rrugën “Don Bosko”, u konstatuan punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 15:00, në sheshin “Skënderbej”, një shtetas i paidentifikuar me biçikletë, i ka marrë telefonin e markës “Iphone 6S +”, shtetases E. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 19:20, shtetaset Z. S. dhe Xh.N., 19 e 18 vjeçe , banuese në Tiranë,  kallëzojnë së janë shqetësuar me sms në telefon nga një numër. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 11:15, shtetësia B.B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se, në mënyrë të përsëritur, është shqetësuar në telefon nga një numër i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 15:00, në rrugën “Mustafa Kacaci”, një firmë private, me inxhinier zbatimi, A. S., 31 vjeç banues në Tiranë, gjatë punimeve në këtë rrugë, ka dëmtuar 2 tuba plastik të UKT-së. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 14:30, te ish-stacioni Trenit, shtetasi Rr.Ç., 52 vjeç banues në Kamëz,ka konstatuar se i kanë vjedhur në autobusin e unazës, portofolin me shumën lekësh dhe kartën e bankës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur me iniciale Z. D,  17 vjeç, banues në Tiranë,  pasi më datë 10.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me anë të mashtrimit, dyshohet se i ka marrë telefonin e markës “IPHONE 5”, shtetasit E. Ç., 18 vjeç , banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L. Xh., 41 vjeç  banues në Tiranë,  inxhinier pranë një firme e ndërtimi, pasi rreth orës 09:00, te Bulevardin e ri,  është dëmtuar në punë punëtori i kësaj firme, L. K., 49 vjeç, banues në Vorë. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. Sh., 39 vjeç banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes Gj. Sh., 28 vjeçe, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Punohet për kapjen e këtij shtetasi. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.  K., 24 vjeç , banues në Tiranë, pasi rreth orës 03:50, në rrugën “Aleksandr Mojsiu”, A.K., bashkë me një shtetas tjetër, kanë goditur me grushte dhe i kanë vjedhur telefonin e markës “Samsung S4”, shtetasit E. B., 28 vjeç banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.K dhe bashkëautorit. Nenet 89, 25 e 134/2 të Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 12:20, në rrugën "Ferit Xhajko", te stacioni i autobusit të unazës, një person i paidentifikuar, i ka vjedhur nga xhepi telefonin celular të markës “Samsung Galaxy J7", shtetases K.Sh., 20 vjeç , banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Gj.Sh., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, A. Sh., 39 vjeç ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H. Z., 54 vjeç , banues në Tiranë, pasi rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Deliu", me vetëgjyqësi është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. M., 43 vjeç, banues në Tiranë. Nenet 90 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M. Ll., 36 vjeç , banues në fshatin Kukës, pasi rreth orës 20:30, në rrugën "Muhamet Deliu", në ambientin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.  D., 26 vjeç , banues në Tiranë, pasi rreth orës 02:30, në rrugën "Muhamet Deliu", në lokalin e tij, ka ngritur volumin e muzikës, duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S., 35 vjeç, banues në Kamzë, pasi më datë 15.12.2017, rreth orës 23:00, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses D. M., 33 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur me iniciale E.Gj, 14 vjeç, banues në Kamzë,  pasi në Kamzë, në një kalçeto , shtetasve të mitur me iniciale K.K, A.D, F.V, F.V, XH.K dhe E.M, 17, 17,16,16,16 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Çekrezë e Laknas, dyshohet se ju ka vjedhur celularët. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 16.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L. J., 31 vjeç  banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti A. J., 37 vjeç  banues në Tiranë,  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. N., 35 vjeç, banues në Tiranë,  pasi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në ambientet e një firme  në bashkëpunim, ka goditur me grushte shtetasin E. A., 33 vjeç banues në Tiranë.Punohet identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, 29 vjeç  banues në Tiranë, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me grushte shtetasin Sh. A., 29 vjeç, banues në Zall-Herë. Punohet për kapjen e Geraldit. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. B., 57 vjeç , banues në Vaqarr, pasi rreth orës 14:35, në fshatin Lalm, i ka prishur një pjesë të gardhit prej druri, shtetasit Xh. B., 74 vjeç banues në fshatin Lalm. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 16.12.2017, gjatë natës, në fshatin Lekaj, kanë vjedhur banesat e shtetasve H. A., R. A., dhe D. A., 73, 53 dhe 58 vjeç , ku kanë marrë 1 frigorifer. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 20:00, u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., 39,  banues në fshatin Domen, Rrogozhinë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.K., 34 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 16.12.2017, rreth orës 19:30, në fshatin Marea, Qerret, shtetasi R. Z., 42 vjeç banues në Tiranë, me arsim të lartë, ka konstatuar se i kanë vjedhur banesën, ku i kanë marrë 1 televizor të markës “Grudind” dhe 1 biçikletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 16.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen J.K, vjeç 30, banuese në Durrës, pasi vëllai I.K, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 16.12.2017, rreth orës 12:30, në Sukth, brenda tregut, një person i pa identifikuar, shtetases D.A, vjeç 52, banuese në fshatin Sukth, i ka vjedhur në çantë me 50 euro dhe 2000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më  datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit   Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.Y, vjeç 49, banues në Durrës, pasi me vetëgjyqësi, ka nderuar bravën e lokalit, duke mos e lejuar të futet, vëllai i B.Y, vjeç 46, banues në Durrës,. Neni 277 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasen L.Rr, vjeç 41, banuese në Mazhë e Madhe Krujë, me lejë drejimi, pasi rreth orës 09:00, në aksin rrugor Bubq Ura e Gjolës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Panda”, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trenin e pasagjerëve, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesja e mjetit dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i  Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, rreth orës 12:30, në fshatin Budull, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit  A.G, vjeç 41, banues në Itali,. Në banesë nuk banonte njëri.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 112 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 16.12.2017, rreth orës 18:00, në  lagjen Emin Matraxhiu, është vjedhur banesa e shtetases V.R, vjeç 40, ku kanë marrë 50 litra vaj ulliri, një karrocë dore dhe 600 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim, për shtetasin M.O, vjeç 25, banues Elbasan, pasi rreth orës 19:30, në lagjen Visarion Xhuvani, në afërsi të një  lokal bar është konstatuar duke kryer gjeste të turpshme në ambiente publike.
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit G.SH, vjeç 38, banues në Elbasan, pasi  rreth orës 01:00 në  lagjen "Kala" Elbasan, në gjendje të dehur ka thyer xhamat e banesës të kunatit F.D, vjeç 24,. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Cërrik
Në vijim të komunikatës datë 14.12.2017, që bë bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit I.Gj, më datë 15.12.2017 rreth orës 22:00, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Më datë 16.12.2017, rreth orës 08:30, shtetasi R.K, vjeç 52, banues në fshatin Kurtalli, shofer në firmën  “Vëllezërit Hysa,” në rrugën Cërrik-Belsh, duke hequr mbulesën e kamionit tip “Benz”,  aksidentalisht është  rrëzuar dhe pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale. Nr. Unik 201712160038.
Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 16.12.2017, rreth orës  16:00, në fshatin Mashan, në banesë, është vet’helmuar me fotoksinë shtetësia F.B, vjeç  47, e cila  ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.D, vjeç 23, banues në Korçë, pasi rreth orës 13.30, në lagjen nr. 4, në “Lloto Sport”, ka dëmtuar me sende të forta një televizor plazma, ku i punësuar ka qenë shtetasi R.K, vjeç 30, banues në Maliq. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.H, vjeç 40, banuese në Korçë, e papunë, pasi bashkëshorti N.H, vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më date 1712.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.D, vjeç 30, banues në Korçë, pasi në rreth orës 23.30 datë 16.12.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes F.M, vjeç 26. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.A, vjeç 20,, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:00, në fshatin Pirg, ka kanosur e goditur me sende të forta, shtetasin J.K, vjeç 18, banues në fshatin Zvirinë. Nenet 84 e 89 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.S, vjeç 50, banues në Pogradec, pasi rreth orës 17.00, në lagjen nr. 5, në pronën e tij, ka ndërtuar një kolonë betoni, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
Më date 16.12.2017, rreth orës 03.40, në lagjen nr. 1, në afërsi të Turizmit, është gjetur nga bashkëshorti A.Ç e vdekur pa shenja dhune  shtetasja I.Ç, 67 vjeçe, banuese në Starovë. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Informacion paraprak.
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 16.12.2017, rreth orës 10:00, në lagjen “Barrikadë”, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetësi S.A, vjeç 46. Punohet për përcaktimin shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 16.12.2017, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur zdrukthëtaria e shtetasit D.K, vjeç 49, ku kanë vjedhur një shumë parash në një kasafortë.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, gjatë natës, në fshatin Gorisht, në pusin e naftës nr. 62, janë vjedhur disa tubo hekuri, pronë e ndërmarrjes së naftës Gorisht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin O.M, vjeç 41, banues në fshatin Mursi. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, gjatë natës, në afërsi të liqenit të fshatit Mursi, shtetasit K.Q, vjeç 59, banues në fshatin Mursi, i kanë vjedhur dy pompa vaditëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 15.12.2017, rreth orës 15:00, në lagjen “11 Janari”, në banesën e shtetasit S.Ç, vjeç 41, ka rënë zjarr, ku janë djegur  orenditë shtëpiake. Nga kryerja e veprimeve rezultoi zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.
Më datë 16.12.2017, u arrestua shtetasi I.Ç, vjeç 25, banues në fshatin Jorgucat, pasi rreth orës 02:00, në Jorgucat, në banesen e shtetases A.B, vjeç 84, i ka marrë me dhunë 3000 lekë. Neni 139 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasit E .GJ dhe M.Gj., vjeç 16 dhe 20, banues në Barbullojë, pasi rreth orës 10.35, në Lezhë, në ambjentet e shkollës mesme, kanë goditur me grushte shtetasit A.N, M.V, K.Gj dhe L.Gj, vjeç 17, 16, 17 e 15, banues në Lezhë e Rrilë,. Nenet 90/1 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 16.12.2017, rreth orës 18.30, në aksin rrugorë Fushë Milot-Rrëshen, në afërsi të “Market Jani”, dy persona të paidentifikuar, pasi kanë gjetur të ndezuar e të hapur mjetin e   shtetasin F.K, vjeç 49, banues në Kosovë, kanë marrë mjetin tip “Volsvagen” dhe janë larguar. Drejtuesi i automjetit kishte ndaluar per te blere uje dhe e kishte lene mjetin ndezur Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Gj., vjeç 20, banues në Laç, pasi rreth orës 02:30, në rrugën rurale Gorre-Gurrëz, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, me leje drejtimi, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri M.T, vjeç 22, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.T.,  vjeç 22, banues në Laç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 79/ë 22 e 278/1 të Kodit Penal.
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për  shtetasin F.M, vjeç 60, banues në Laç, pasi rreth orës 16:00, para portës se banesës, i ka dëmtuar një bllok betoni shtetases D.Gj, vjeçe 61, banuese në Laç.. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 16.12.2017, rreth orës 10:00, shtetasi Gj.P.,  vjeç 56,  kallëzon se, i është larguar nga banesa vajza, e cila rreth orës 18:35, u kthye në banesë dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.L, vjeç 45, banues në Shkodër, pasi rreth orës 12:00, në banesë,  u konstatua lidhje e paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Rr.P, vjeç 51, banues në fshatin Stajkë, pasi rreth orës 12:00, në banesë,  u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 16.12.2017, rreth orës 12:50, në afërsi të ish Turizmit, në lumin e Valbonës, aksidentalisht, dyshohet se është mbytur shtetasi G.Z, vjeç 35, banues në Bajram Curri, punëtor në firmën “Florida shpk”, më mirëmbajtjen e rrugëve, rreth 800 m, nga vendi është gjetur një jelekë pune, që e mbante veshur ky shtetas. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë.
Më datë 16.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të zakonshëm për shtetasen Rr.D, vjeçe 49, banuese në Bajram Curri, pasi bashkëshorti M.D, vjeç 57, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tropojë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare..
Komisariati i Policisë Has
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit A.B dhe E.B, vjeç 50 e 22, banues në fshatin Golaj, pasi rreth orës 12:20, në rrugën Krumë-Golaj, kanë kanosur shtetasin D.G, vjeç 21, banues në fshatin Zahrisht. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.X, vjeç 37, banues  në Kavajë, depërtuar  më parë nga Italia, pasi u kap  në afërsi të P.K.K, Kapshticë, duke tentuar të kalojë  kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 16.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.I vjeç 30, banues në Durrës, pasi në mjetin tip kamion trailer që drejtohej prej tij, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, rreth 2 kg e 568 gramë  lëndë narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/a i Kodit Penal..  
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.M, vjeç 41, banues në Patos, Fier, kthyer nga Greqia, pasi më 09.12.2017, në afërsi të P.K.K, Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  K.P.
Më datë 16.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.K, vjeç 23, banues në Tepelenë, pasi më datë 16.12.2017, në afërsi të P.K.K, Kakavijë, ka tentuar të kalojë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 16.12.2017, rreth orës 11:20, në vendin “Gryka e Shegës”, Malësi e Madhe, në sektorin e gjelbër, shërbimet e policisë kufitare të S P K M Hani i Hotit, kapën një shtetas algjerian, emigrant i paligjshëm.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5