Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 18 Dhjetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 17.12.2017, në rrugën “Xhavit Demneri”, në disa shkurre, u gjet një çantë me 12.2 kg, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K, vjeç 24, banues në fshatin Prezë, pasi në Sauk, në rrugën “Selim Brahja” u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mazda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.T vjeç 30, banues në fshatin Rakull,  Kavajë, pasi në Sauk, në rrugën “Selim Brahja” u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 29, banues në Elbasan, pasi në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.P, vjeç 20, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në Unazën e Re, duke drejtuar mjetin tip “BMË” është përplasur me mbrojtëset e rrugës, për pasojë është dëmtuar pasagjeri K.GJ vjeç 20, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Durrës.
Informacion.
Më datë 16.12.2017, në lagjen Nr. 15, Spitallë,  në afërsi të bregdetit nga kontrollet e ushtruara nga  Policia Bregdetare dhe Policia Lokale janë gjetur dhe bllokuar 3 mjete dhe nje karel qe transporton mjete lundruese.
Në lidhje me ngjarjen më lart Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Autoritetet Italiane vijojnë hetimet  për sqarimin e situatës.
Në të gjithë vijën kufitare po ushtrohet kontroll i imtësishëm nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Italiane  Guardia Di Finanza, Frontex dhe policitë e vendeve fqinjë, për të evidentuar dhe bllokuar ndonjë mjet lundrues qe dyshohet se mund të jetë transportuar me karel deri në breg të detit ku dhe u sekuestruan mjetet dhe kareli.
Deri tani nga asnjë nga Policitë e përfshira në operacion nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues.
Janë shoqëruar 8 shtetas dhe po punohet per zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.12.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  E.XH, vjeç 25 banues në Librazhd, pasi dyshohet se  më datë 17.12.2017, në lagjen “Shkumbini”, Librazhd, në servisin e tij, nga kontrolli ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 1kg e 114 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për kapjen e E.XH. Neni 283/1  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan
bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
SH.R, 54 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël
Elbasan, duke drejtuar mjetin tip benz kamioçinë ATP, është përplasur me një kafshë pune, të cilën e tërhiqte shtetasi Z.N., 65 vjeç banues në Elbasan.
Shtetasi Z.N., është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe
më pas ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 23, banues në fshatin Hajdaran, pasi në lagjen “Shënkoll”, tek pishat, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Amadeos”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtuese B.Ç, vjeç 19, banuese në Elbasan, për pasojë është dëmtuar drejtues G.D i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 17.12.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin I.D vjeç 32, banues në Tiranë , pasi dyshohet se  më datë 16.12.2017, në dalje të qytetit Bilisht, u kap me mjetin tip “Volksvagen” duke transportuar një sasi letre dhe aksesorë mbajtës letrash, pa dokumentacion. Nenet 180 e 149/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 17.12.2017, nga Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në
flagrancë i shtetasit S.G, 34 vjeç, banues në lagjen”Çlirim”,Berat.
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore,
në vendin e quajtur “Rruga Mesi i Urave”, duke drejtuar mjetin autoveturë Polo, është përplasur me mjetin tip Benz, me drejtues shtetasin I.C, 33 vjeç, banues në Tiranë
Nga testi i alkoolit bërë me aparatin “Drager” shtetasi S.G ka rezultuar në
gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën  penale “Drejtim
mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Gjirokastër
Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit ".

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve u bë ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim:
Ç.H 69 vjeç, banues në Tepelenë.
M.H 35 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:
Më datë 23.11.2017, në vendin e quajtur “Agjensia”, Tepelenë, në automjetin tip “Mercedes Benz”, i drejtuar nga shtetasi Ç.H, si dhe i ndihmuar nga shtetasi M.H, janë konstatuar pasi kishin zbritur nga mjeti tre shtetas të huaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.P vjeç 39 banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se  në lagjen “18 Shtatori”, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar shtetasen E.K, vjeç 47 banuese në Gjirokastër, e cila  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.  Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit L.T dhe N.ZH, vjeç 48 e 67, banues në fshatin Sheldie dhe Guri Zi, Shkodër, pasi dyshohet se tek një karburant u kapën me mjetin tip “Volksvagen” ku kishin përkatësisht 18.5 kg dhe 17.5 kg duhan të grirë, për ta tregtuar pa dokumente. Nenet 180, 288/a dhe 149/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Shkodër
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 17.12.2017, ku mbetur i vrarë shtetasi A. Sh.,  35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër
Shpallet në kërkim autori i dyshuar  i kësaj ngjarjeje.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, dhe operative, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim si autor i dyshuar i shtetasit:
A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër, i cili ka qënë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuan denimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi që autori  i dyshuar A. K., i ka patur viktimës A. Sh.
Autori ka  pas një komunikim me telefon me viktimën dhe  janë takuar  tek varrezat e Stom Golemit, ku shtetasi A. K. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. Sh. i cili ndodhej në automjetin e tij, ku  për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Po punohet intensivisht për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasje me paramendim “ e “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve  dhe  municioneve luftarake  “ parashikuar nga nenet 78 e 278/2 i Kodit Penal

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.I, vjeç 19 banues në fshatin Nikç, Malësi e Madhe, pa leje drejtimi, pasi dyshohet se  në rrugën Koplik–Kamicë, Malësi e Madhe, duke drejtuar motorin tip “Lonçin” ka dalë nga rruga, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K vjeç 23, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  ka ushtrur dhunë fizike ndaj ish bashkëshortit R.D, vjeç 34, banues në Itali. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.M, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Idriz Dollaku”, në lokal, ka vendosur një tendë, duke dëmtuar murin e banesës të shtetases V.K, vjeç 63. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017 në autostradën Tiranë-Elbasan, tek rrethrrotullimi i  Ibës, në lëvizje ka rënë zjarr në mjetin tip “Smart”, të shtetasit I.LL, vjeç 43, banues në Mamurras. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.S, vjeç 50, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit, T.S, vjeç 60. Punohet për kapjen e M.S Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.D, vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëshorti, A.D, vjeç 45 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 45 banues në Tiranë, pasi më datë 16.12.2017, ka nxjerrë nga banesa dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, E.D, vjeç 45. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 17.12.2017, gjatë natës, tek ish fusha e Aviacionit, kanë vjedhur banesën e shtetasit G.T, vjeç 25, ku kanë marrë 2 lap-top dhe 1 kamer tip “Nikon”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, në rrugën “Jordan Misja”, në parkingun e një pallati shtetasit A.XH, vjeç 30, banues në Tiranë, i kanë thyer xhamat e mjetit tip “BMW”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 17.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe motrës S.M dhe F.R, vjeç 84 e 62. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, shtetësia J.Ç, vjeç 26, banuese në Tiranë, kallëzon se gjatë natës, në rrugën “Myslym Keta”, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Volksvagen”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.M, vjeç 84 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  djali A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin N.T, vjeç 81, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  djali, A.T, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 26, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se  në rrugën “Berisha”, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Neni 236 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 17.12.2017, u ndalua shtetasi i mitur E.Gj, vjeç 14. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G, vjeç 55, banues në fshatin Vaqarr, pasi dyshohet se  tek “Ura e Damjanit”, në objektin e firmës ku punon si shofer, dyshohet se ka vjedhur 60 litra karburant, në pronësi të shtetasit A.K, vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 31, banues në Kamzë, pasi dyshohet se tek sheshi “Shqiponja”, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlersim për shtetasin J.Y, vjeç 30, banues në Tiranë, administratori i një kompanie private në Vaqar, pasi dyshohet se gjatë punës, në makinerinë e amballazhimit, është aksidentuar punëtori, shtetasi R.H, vjeç 38 banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë.

Më datë 17.12.2017, në rrugën “Marije Kraja”, tek një kompleks privat duke tentuar për të vjedhur, ka rënë nga kati i 4, i dritares së shesh pushimit, shtetasi F.K, vjeç 25, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 17.12.2017, në Unazë të Re, në rrugën “Loni Ligori”, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi A.C, vjeç 43. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.A, vjeç 34, pasi dyshohet se  bashkëshorti M.A, vjeç 37 ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.D vjeç 52, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se në Rrogozhinë, ka goditur me grusht, shtetasin N.D vjeç 51, banues në Rrogozhinë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.T vjeç 48, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  djali, A.T, vjeç 19, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N.XH, vjeç 51 banuese në Durrës, pasi dyshohet se  djali, R.Ç, vjeç 32, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O.L, vjeç 29, pasi dyshohet se  ish bashkëshorti H.T vjeç 37 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit L.T dhe O.L, vjeç 64 e 29, pasi dyshohet se  në Xhafzotaj,  L.T ka kanosur shtetasit S.L dhe R.L, vjeç 61 e 36, dhe ka dëmtuar me mjet, shtetasen SH.L vjeç 59, banuese në Xhafzotaj, kurse O.L ka penguar ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Nenet  84, 90 dhe 320 të Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.LL, vjeç 64, pasi dyshohet se   bashkëshorti, R.B, vjeç 57 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.J, vjeç 56 banuese në Korçë, pasi dyshohet se  bashkëshorti GJ.J, vjeç 67, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.12.2017,  gjatë natës, në lagjen nr. 1, kanë tentuar të vjedhin me thyerje arkën e një kishe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017,  në lagjen nr. 16, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases H.H, vjeç 64, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 17.12.2017,  në lagjen nr. 1, në banesë, në kushtet e depresionit, shtetësia I.Ç, vjeç 66,  është hedhur nga kati i tetë dhe ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Berat
Kanos me thikë nënën e tij arrestohet në flagrancë nga Policia.
Më datë 17.12.2017, nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në
flagrancë  i shtetasit F.H, 25 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur  u bë pasi kanosi me thikë nënën e tij shtetasen
L.H, 53 vjeçe, për ti marrë një sasi lekësh dhe ka ushtruar dhunë psikologjike në
vazhdimësi ndaj saj.
Materialeti i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Dhuna në
familje”dhe “Kanosja” parashikuar nga neni 130/a  dhe 84 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.GJ vjeç 44, banues në fshatin Radostinë, pasi dyshohet se, në fshatin Levan, ka goditur me thikë, shtetasin F.S, vjeç 31, banues në fshatin Peshtan i Vogël, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e D.GJ. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.F, vjeç 27 pasi dyshohet se  bashkëshorti, shtetasi A.F, vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Fier, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetaset F.B, M.M dhe E.K vjeç 65, 61 e 57, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se  më datë 16.12.2017, në lagjen “Osman Haxhiu”, kanë dëmtuar rrethimin e banesës, të shtetasit P.GJ, vjeç 67. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u arrestua shtetasi A.B, vjeç 27, banues në fshatin Kotë, pasi më datë 16.12.2017, gjatë natës, në këtë fshat, ka tentuar të vjedhë me thyerje lokalin e shtetasit A.C, vjeç 66. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, në lagjen “Kushtrimi”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit I.G, vjeç 40, ku i kanë marrë një shumë lekësh, eurosh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Sarandë
Policia e Sarandës ka finalizuar Operacionin Policor të Koduar 'Hija e Natës''.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i një sërë vjedhjesh të ndodhura në Sarandë e Vlorë.
Autori vidhte pasqyrat, kasetofonat, bateritë dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme luksoze.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë vijuar intesivisht punën për zbardhjen, dokumentimin ligjor  të autorësisë  për disa vjedhje të ndryshme të cilat kanë ndodhur në Sarandë e Vlorë.
Në kuadër të kësaj Policia e Sarandës pas një hetimi me metoda speciale  ka zhvilluar  operacionin policor të koduar ''Hija e Natës'',  ku është finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.Q, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Pas veprimeve hetimore të kryera prej policisë shtetasi i mësipërm ka rezultuar të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Sarandë e Vlorë, konkretisht:
Më datë 17.12.2017, në lagjen ''Nr.4'', është kapur në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip ''Benz'' në pronësi të shtetasit K.O.
Më datë 10.12.2017, në lagjen ''Nr.4'', ka vjedhur pasqyrat e mjeti tip ''BMË'', në pronësi të shtetasit I.I., si edhe të mjetit tip ''Benz'', në pronësi të shtetasit K.I.
Më datë 01.12.2017, në parkingun e spitalit në lagjen ''Nr.3'', në mjetin që perdoret nga shtetasi B.H., ka vjedhur një bateri, një palë syze dhe nje sasi eurosh.
Më datë 15.11.2017,  në lagjen ''Nr.4'', ka vjedhur baterinë , e mjetit tip ''Benz'', në pronësi të shtetasit I.K.
Më datë 12.11.2017, në lagjen ''Nr.3'', ka vjedhur maskarinon e mjetit tip “Golf 5”, në pronësi të shtetasit L.Sh.
Më datën 02.12.2017, në lagjen ''4 Heronjt'', Vlorë, ka vjedhur pjesët e mjetit tip ''Volksëagen Golf'', si kofano, filtri i ajrit, fenerët dhe baterinë në pronësi të shtetasit G.H.
Më datë 25.11.2017, në lagjen ''Rilindja'', Vlorë, ka vjedhur maskarinon e mjetit tip “Benz'', në pronësi të shtetasit M.Xh.
Më datën 18.11.2017, në lagjen ''1 Maji'', Vlorë, ka vjedhur xhamat e pasqyrave të mjetit tip ''Benz'', në pronesi të shtetasit E.A.
Më datë 24.09.2017, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, ka vjedhur portofolin, celularin IPhone7+, të ndodhura në mjetin e shtetasit N.F.
Mekanizmi i vjedhjeve që kryente:
Ky shtetas vinte nga Tirana me autobusat e linjave dhe në datat e vjedhjeve të lartpërmendura ka qenë i ndodhur në qytetet ku kane ndodhur vjedhjet, si edhe frekuentonte rregullisht lojrat e fatit (kazinotë) dhe akomodohej në hotele, ku më pas gjatë natës vidhte duke thyer xhamat e mjeteve të ndryshme e u merrte pasqyrat, kasetofonat, bateritë e pjesë të tjera, dhe pasi kryente këto vjedhje largohej përsëri me autobusat e linjave.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pjesët e mjetit të vjedhura prej tij ditën e djeshme kur edhe u kap në flagrancë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj tij për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 17.12.2017, gjatë natës, në Ishull Shëngjin, është vjedhur banesa e shtetasit L.I, vjeç 61, emigrant në Itali, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 17.12.2017, gjatë natës, në fshatin Balldre, në kasollen e bagëtive, shtetasit N.M, vjeç 56, i kanë vjedhur 2 lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenin 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen A.N, vjeç 29, banuese në fshatin Balldre, pasi dyshohet se, në lagjen “Skënderbeg”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dëmtuar derën e dyqanit, të shtetasit E.N,  vjeç 28 banues në Lezhë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Kurbin
Informacion paraprak
Më datë 17.12.2017, rreth orës orës 21:05 në sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin ka ardhur një telefonatë se  në Milot, janë dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë janë nisur drejt vendit të ngjarjes forcat e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se:
Tek posta te ish "PTT-ja" në Milot, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri jashtë ambjenteve, në muret e lokalit “Lloto Sport” ka shenja si ato që le plumbi, e cila ndodhet në pronësi të shtetasit D.P.
Nga të shtënat nuk ka përsona të dëmtuar.
Forca të shumta policore  kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.K, vjeç 43, banues në fshatin Barbullush, pasi dyshohet se  në Bushat, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.P, vjeç 48, banues në Bushat. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 17.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.SH, vjeç 17, banuese në Kukës, pasi dyshohet se  babai SH.SH, vjeç 64, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. 

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 18.12.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi A.B vjeç 39, banues në fshatin Dushaj, pasi duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit mjetin tip “Benz”, me leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues A.L, vjeç 29, banues Gjoricë, për pasojë është aksidentuar pasagjerja L.L , vjeç 51, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 e 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Port, Durrës.
Policia Kufitare arreston një shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet provizorisht një shtetase me qëllim ekstradimi drejt Polonise
Punonjesit e Pikes se Kalimit Port Durres në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës,në zbatim të masave të shtuara me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:
B.P 49 vjeçe,  lindur në Poland dhe banuese në Itali.
Gjatë kontrollit të kryer në sistem nga kontrollorët rezultoi se  shtetësia e mësipërme ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake ku Gjykata e Varshavës me  Nr.VIII, Kop 174/17, datë 29.09.2017 ka lëshuar urdhërin e arrestit, për kryerjen e veprave penale të“Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Aktivitetit kriminal”, parashikuar nga nenet 299, 5 dhe 12, te Kodit Penal Polak.
B.P është arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit Polak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe punohet për kapjen e një shtetasi ku për arsye hetimi nuk bëjme me dije gjeneralitetet e tij,  pasi në PKK Qafë Thanë në momentin që do kalonte për kontroll në vijën e dytë  është larguar më shpejtësi me mjetin tip Ford“,duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të policisë, ku në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, patrulla e policise e S P K M Qafë Thanë, ka gjetur pesë qese plasmasi me  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe dyshohet se këto pako i ka hedhur shtetasi që u largua nga S P K M Qafë Thanë. Paraprakisht pesha e lëndës narkotike dyshohet se është rreth 5 kg. Neni 283/a, 242 dhe 301 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 17.12.2017, në afërsi të fshatrave Dritë dhe Kordhocë, shërbimet e policisë kufitare kanë kapur 8 shtetas të huaj, 3 nga Siria, 3 nga Libia dhe 2 nga Iraku, emigrant të paligjshëm. Në përfundim u procedua me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 17.12.2017, në afërsi të ish Postës të Mullirit, u kapën 5 shtetas të huaj, 1 sirian dhe 4 libian, emigrant të paligjshëm. Në përfundim u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.T, vjeç 29, banues në fshatin Zallë Dardhë, Dibër, pasi dyshohet se  në Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4