Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 19 Dhjetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për trafikim të  lëndëve narkotike.
Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve është bërë  kapja dhe ndalimi i shtetasit:
•J.S 36 vjeç , banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur person në kërkim, për veprën penale  “Trafikimi i narkotikëve “,  parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Gjatë kontrollit fizik  të ushtruar  nga ana e Policisë  shtetasit të lartpërmendur  i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
• Një shumë prej 9.515 Euro.
•Dy aparate  celularë të markave të ndryshme.
• Katër karta krediti të  bankave të nivelit të dytë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit T.LL dhe E.LL vjeç 34 e 32, banues në Tiranë, me detyrë përmbarues gjyqësor privat, pasi dyshohet se shtetasja D.K, vjeç 51, banuese në Tiranë, kallëzon se kanë shpërdoruar detyrën me veprimet përmbarimore në banesën e saj. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi A.K vjeç 38, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie private, kallëzon se ka konstatuar që shtetasi M.M, mbante bombola gazi bosh, me mbishkrimin (logon), e shoqërisë së shtetasit A.K. Neni 149/a i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 18.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip ‘’Benz’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.XH, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot”, me drejtues A.B, vjeç 31, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja D.H, vjeç 20, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë, ndërsa drejtuesi i mjetit “Peugeot”, A.B, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B vjeç 37, banues në Tiranë, pasi më datë 18.12.2017, në Farkë të Vogël, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz". Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.XH, vjeç 27, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan, pasi në Gjinar, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yinxiang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 54 banues në Elbasan, pasi në Bradashesh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin A.XH, vjeç 57, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Qafë-Thanë
Më datë 18.12.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
G.M, 20 vjeç, banues në Tiranë
Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.U, 22 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni.
Shtetasit e lartpërmendur janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin G.M.
Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë përzgjedhjen e tij, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
Në këtë moment drejtuesi G.M, është larguar me shpejtësi me mjetin të cilin ky shtetas e kishte marrë në përdorim, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur urdhërit të punonjësve të Policisë.
Forcat policore janë angazhuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Përgjatë aksit rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë, ku mendohej se këta shtetas mund të kishin lëvizur u gjet edhe mjeti i braktisur prej tyre.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të shumta që Policia ushtroi, në pjesë të ndryshme të këtij aksi, u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale:
6 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me peshë 6,3 Kg sasi e cila dyshohet të ketë qenë në posedimin e dy shtetasve të mësipërm.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 236 e 283/a/2 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Pogradec
Shërbimet e Policisë Rrugore në Pogradec, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.G 26 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 18.12.2017, në lagjen nr 1 në Pogradec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo” në gjendje të dehur, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Gjithashtu gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në mjetin e tij, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 10 kuti kartoni me deklarata doganore bosh në gjuhën Shqipe.
Këto deklarata shërbenin për ç`doganimin e mallrave në kufi, të cilat ky shtetas i kishte importuar nga Greqia dhe i shiste, por nuk dispononte dokument shoqërues të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 242, 291, 180 e 149/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Korçë
Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
V.P, 21 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.12.2017, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr 1, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Drejtimi i
automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin K.G vjeç 18, banues në fshatin Mollas Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Nenet 283/1 dhe 286 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Goditet një rast i prodhim-shitjes së lëndëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar ''Ndjekja'' .
Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim-shitjes së lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ''11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brendësi të mjetit tip ''Opel'', i cili drejtohej nga shtetasi R.A.
Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.
Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
R.A, 51 vjeç, banues në Fier.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Ç.T, vjeç 50 banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G.I, vjeç 44, banues në Tiranë, se nëpërmjet shpërdorimit të besimit, i ka përvetësuar me anë të mashtrimit siperfaqe tokë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.T, vjeç 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në Vlorë, u kap me mjetin tip “Opel”, me 47 pako, artikuj industrial, këpucë, çizme dhe bluza, pa dokumentacionin përkatës dhe pa faturë shteruese. Neni 180/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.B, vjeç 17, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në rrugën “Lungo Mare”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi ”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.A, vjeç 51, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, te rrethrrotullimi në lagje, “Tre Heronjtë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 18.12.2017, në Qafën e Muzinës, u kapën 10 shtetas të huaj klandestinë, 8  Algjerian, 1 Tunizian dhe 1 Sirian. Për veprime të mëtejshme këta shtetas ju kaluan Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 18.12.2017, gjatë natës, në rrugën “Ali Shefqeti”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit V.R, vjeç 33, banues në Tiranë, ku kanë marrë një shumë eurosh të prerjeve të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, shtetasi A.A, vjeç 32, banues në Tiranë, kallëzon se gjatë natës, në rrugën ‘Spiro Mitro”, i kanë vjedhur dy xhamat e pasqyrave të mjetit tip “BMV". Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, shtetasi R.L, vjeç 41, banues në Tiranë, kallëzon se gjatë natës, në rrugën “Tefta Tashko”, i kanë vjedhur dy pasqyrat dhe airbegun e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Ç, vjeç 42, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Elbasanit”, në lulishten e Lanës, i ka vënë zjarrin një dysheku të vjetër dhe për pasojë është djegur një pemë aty afër. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, tek “Kodra e Diellit”, pranë banesës, shtetasit K.T vjeç 25 banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.T, vjeç 62, banues në fshatin Farkë e Vogël, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, tek Liqeni i Farkës, ka tentuar të vetëmbytet shtetasi G.H, vjeç 46, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, më datë 18.12.2017, u ndalua  shtetasi SH.I, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin A.A, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën  ‘’Don Bosko’’, ka goditur me sende të forta duke dëmtuar derën e banesës së shtetasit V.D, vjeç 57, banues në rrugën ‘’Don Bosko’’. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017 në rrugën “Mine Peza”, janë thyer pasqyrat dhe është dëmtuar dera e pasagjerit e mjetit tip “Skoda”, pronë e shtetasit E.K, vjeç 46, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka fyer, e kanosur fizikisht, shtetasen I.S, vjeç 61, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, shtetasi E.M, vjeç 28, banues në Tiranë, kallëzon se tek “Bulevardi Zogu i Parë”, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, në rrugën “vjedhur banesa e shtetasit E.D, vjeç 36, ku kanë marrë një orë dore.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni Myslym Shyri”, është 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, në rrugën “Don Mark Dushi”, është vjedhur banesa e shtetasit B.S, vjeç 28, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.H, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Papa Kristo Negovani”, ka kundërshtuar punonjësit e Bashkisë, për prishjen e banesës së tij. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, në SQU-të, ka vdekur shtetasi K.L, vjeç 24, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga vetëhelmimi me fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 17.12.2017, në rrugën “Selaudin Zorba”, ju gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë sportive zhurmuese me 20  fishek, 1 thikë dhe një brez me 24 fishek arme gjahu. Nenet 280 dhe 279/1 të Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, gjatë natës, në rrugën e “Dibrës”, kanë vjedhur dyqanin “Tabako”, të shtetasit E.H, vjeç 31, banues në Tiranë, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe një sasi paketash cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, shtetasi F.G, vjeç 28, banues në Babrru, kallëzon se në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu”, shtetasja V.L, vjeç 75 banuese në Tiranë, i ka gërvishtur mjetin tip “Reno Clio”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Tiranë
Arrestohet autori i dyshuar i disa vjedhjeve të telefonave
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4  kanë arrestuar  shtetasin:
A.P 35 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas më datë 18.12.2017, rreth orës 11:30, dyshohet se i ka vjedhur në rrugën “5 Maji”, tek tregu, telefonin  shtetases R.M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë,
Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale tefefoni i vjedhur.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshtë:
Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobusit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat.
Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën "Ferit Xhajko", tek stacioni i autobusit të unazës, i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë .
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.
Materialet  iu referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Më datë 18.12.2017, në rrugën e “Dibrës”, shtetasit K.P, vjeç 25, banues në Tiranë, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen P.XH, vjeç 28 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kunata E.S, vjeç 37, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 17.12.2017, pranë Bashkisë, Kamzë, është gjetur i vdekur dhe pa shenjë dhune në trup një shtetas i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në Morgun e IML, në pritje të aktit Mjeko Ligjor. Punohet për identifikimin e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 18.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.K, vjeç 32, pasi dyshohet se kunati e motra A.B dhe R.L, vjeç 42 e 34, banues në Tiranë, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 18.12.2017, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë ambjentit të firmës së servisit të mjeteve të rënda të tipit “Man“, është gjetur i vdekur  roja i objektit SH.D vjeç 63, banues në Domje Vorë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur, pasi ka hapur njërën nga dyert ajo është rrëzuar duke e zënë poshtë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 18.12.2017, gjatë natës, në fshatin Golem, kanë vjedhur dy viça në kasollen e bagëtive të shtetasit I.SH, vjeç 67, banues në Golem. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.S, vjeç 46 pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, K.S vjeç 45, të cilës ju plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për  masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130 a /1 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin N.D, vjeç 70, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Golem, tek një kompleks privat me vetëgjyqësi ka bllokuar daljen në tarracën e përbashkët, për shtetasen J.K, vjeç 49, banuese në Berat. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 15.12.2017, shtetasi S.A, vjeç 41 ka bërë kallëzim se ish bashkëshortja, M.A, vjeç 26, me dy fëmijët e tyre të mitur S.A dhe S.A, 10 dhe 7 vjeç, janë larguar nga banesa pa adresë. Neni 126 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, në lagjen Nr.4, pranë banesës, është djegur mjeti tip “Benz”, pronë e shtetasit A.K vjeç 26. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike në sistemin elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 18.12.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 4, shtetasit R.RR, vjeç 34, banues në lagjen Nr. 4, i kanë vjedhur mjetin tip “BMV”, parkuar tek rruga e re e portit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit D.K vjeç 29, banues në lagjen Nr. 13, pasi dyshohet se më datë 17.12.2017, në lagjen Nr. 13, i ka vjedhur një biçikletë dhe një motoçikletë tip “Piaxho”, shtetasit T.H, vjeç 65. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.D, vjeç 22 banues në Durrës, pasi dyshohet se, në Xhavzotaj, ka goditur me grusht, shtetasin N.D, vjeç 42, banues në Xhavzotaj. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.N, vjeç 51, banues në Rrushkull, pasi dyshohet se në Rrushkull, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin B.T, vjeç 52, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëshortes, shtetases F.Q, vjeç 46. Neni 130/a Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Krujë, për shtetasin S.F, vjeç 26, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se në Fushë Krujë, për motive te dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin  F.Ç, vjeç 19, banues në Milot. Neni 90 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.H, vjeç 17, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Qemal Stafa”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin T.P vjeç 31 banues në fshatin Xhyrë, pasi dyshohet se më datë 17.12.2017, në Xhyrë, duke drejtuar pa me leje drejtimi motorin tip “Kinlon”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.K vjeç 20, banues në fshatin Dragostunjë, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur “Ish tregëtia”, Librazhd, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rrugore, për ti dhënë dokumentacionin e mjetit, të cilin e kishte parkuar gabim. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.B, vjeç 35, banues në Librazhd, pasi dyshohet se më datë 16.12.2017 ka goditur me grusht, shtetasin A.O, vjeç 33, banues në Librazh. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.B, vjeç 39, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja XH.V, vjeç 52, banuese në Gramsh, se më datë 02.11.2017, në dyqanin e këmbimit valutor të shtetasit K.B për të tërhequr një shumë eurosh që ja kishte dërguar djali nga Greqia, e ka mashtruar duke i vjedhur 450 euro. Neni 143/1  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Në vijim të informacionit që bënë fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, më datë 18.12.2017,  u kap shtetasi në kërkim B.D, vjeç 23, banues në Korçë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.P, vjeç 24, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen 7, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.  Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, shtetësia E.Z,  vjeç 31 banuese në Korçë, kallëzon se parkuar para banesës, i kanë vjedhur pasqyrën e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 18.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G,  vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në lagjen 1, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur tip “Alfa Romeo”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore, për të ndaluar. Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 18.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.R, vjeç 22, banuese në Berat pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti shtetasi A.R, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Berat
Më datë 18.12.2017, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i
shtetasit:
A.A, 40 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga OSHE-ja u
kostatuan dëmtim i vulave në matësin e banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Vjedhja e
energjisë elektrike’’ parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 16.12.2017, është dërguar në QSUT, e vetëhelmuar me pesticide, shtetasja V.T, vjeç 51, banues në Levan, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 15.12.2017, gjatë natës, në fshatin Akërrni, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit GJ.I, vjeç 39, banues në Akërrni, ku kanë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, shtetasi SH.XH, vjeç 79, banues në fshatin Kaninë, ka dhënë kallëzim se shtetasi F.Y, vjeç 44, banues në Kaninë, e ka penguar të futet në kullota në pronën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni  277 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.L, vjeç 21, banues në Vlorë, pasi ka kanosur në telefon, shtetasin A.A për zhbllokimin e mjetit  e cila është në pikën e bllokimit Triport, për detyrime të pashlyera. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, në lagjen “Lef Sallata”, persona të panjohur, kanë thyer xhamin e pasmë të mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 55, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 18.12.2017, gjatë natës, në fshatin Qeparo, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.K, vjeç 57, me rezidencë familjare në Greqi, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 17.12.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 1, është vjedhur minimarketi i shtetasit A.M, vjeç 53,  banues në lagjen Nr. 1, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë  18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.B, vjeç 46, banues në Gjirokastër pasi dyshohet se më datë 17.12.2017 në lagjen “18 shtatori”, u kap duke transportuar 0.7 m3  lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 18.12.2017, gjatë natës, në Rrilë, është vjedhur banesa e shtetasit Z.N, vjeç 57 ku kanë marrë  një shumë lekësh dhe 2 telefona celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen T.K, vjeç 48 banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëshorti S.K, vjeç 57, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006,” Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.12.2017, shtetasi E.B, vjeç 17, banues në Lezhë,  në banesë, ka konsumuar 6 tableta “Olanzapin”, qetësues për dhimbje kokë, është helmuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit e mitur K.G. K.E. U.M dhe J.M, vjeç 14, 11 dhe 11,  banues në fshatin Kodër Lumë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi E.P, vjeç 58, banues në Kukës, se më datë 17.12.2017, duke luajtur me top në oborrin e shkollës, kanë dëmtuar  tre dyer të klasave. Nenet 150 dhe 25 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 18.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.K vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në KPKM, Rinas, u kap me dokumente italiane të falsifikuara. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Më datë 18.12.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.K, D.K, I.V, S.LL, F.D, E.M dhe L.A, vjeç 21, 22, 24, 25, 24 , 20 dhe  44, banues në Tiranë, pasi janë organizuar dhe grumbulluar në një protestë para terminalit të sallës së personave “VIP”, në  momentin që do të kalonte eskorta e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Nuk kanë paraqitur leje përkatëse në Komisariatin e Policisë Rinas dhe nuk i janë bindur urdhërit të Policisë. Neni 262 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 18.12.2017,   në vendin e quajtur Gjirofarma, u kapën shtetasit H.B dhe N.B, vjeç 20 e 28, banues në Libi. Në përfundim u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 18.12.2017, në fshatin Arshilengo, u kapën shtetas të huaj 6  sirianë dhe 2 libianë. Në përfundim u proceduan  me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 19.12.2017, në SPK Kakavijë, u kap shtetasja A.L, vjeç 18 banuese në Elbasan, e shpallur në kërkim, për largim nga banesa.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
D. V. K. M. Shkodër
Policia Kufitare arreston një shtetas në kërkim me qëllim ekstradimi.
Me datë  18.12.2017,  nga strukturat e Policisë Kufitare është bërë arrestimi  provizor me qëllim ekstradimi drejt Hungarisë i shtetasit Malazez:
A.N 40 vjeç banues në Nikshiq, Mali i Zi  
Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit është paraqitur në hyrje të R. Sh., i cili rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Hungaria për kryerjen e veprës penale "Trafikimi i personave” parashikuar nga neni 298 të Kodit Penal Hungarez.
Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 18.12.2017, në PKK Muriqan, u kap  shtetasi në kërkim K.M, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale "Përndjekja". Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6